Vdiq pasi polici i vendosi gjurin në qafë, dalin pamjet e George Floyd teksa mjekët luftojnë pët t’i shpëtuar jetën

Pa Kategori

Publikuar: 02/04/2021

Vdiq pasi polici i vendosi gjurin në qafë, dalin pamjet e George Floyd teksa mjekët luftojnë pët t’i shpëtuar jetën

Dy ndihmës mjekë i kanë thënë një gjykate në Minneapolis që George Floyd nuk kishte puls dhe nuk dukej se merrte frymë kur arritën në vendin e ngjarjes.

Ish-oficeri i policisë amerikane, Derek Chauvin, po akuzohet për vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd, pasi i kishte vendosur gjurin në qafë për më shumë se tetë minuta.

Ndihmësi mjekësor, Seth Bravinder tha se ai kërkoi nga Chauvin që të largohej nga Floyd në mënyrë që të kishin qasje te pacienti.

Chauvin, 45-vjeç, i cili u pushua nga forca policore e Minneapolis mohon akuzat për vrasje.