Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se Ardian Dvorani do të shkojë në burg për dhunim të Kushtetutës dhe kjo punë ka marrë fund.
‘Adrian Dvorani është dhunues i Kushtetutës, këtë së ndryshon asnjë gjë. Adrian Dvorani, do shkojë ne burg për dhunimin e Kushtetutës, kjo punë ka marrë fund. Shpëtim për të nuk do të ketë. Këtë ta kenë të qartë të gjithë’, tha Meta.
Disa ditë më parë Dvorani u vlerësua nga SHBA mes 12 kampionëve anti-korrupsion në botë. Por, Meta i ka shpallur luftë që kur Dvorani kërkoi ta dënonte për korrupsion nē 2012.