Kryemadhi “lëshon” gjuhën: Pjeshkat dhe kokaina e Ramës kushtojnë sa gjithë shkolla e fëmijëve të mi në Londër

Pa Kategori

Publikuar: 31/03/2021

Kryemadhi “lëshon” gjuhën: Pjeshkat dhe kokaina e Ramës kushtojnë sa gjithë shkolla e fëmijëve të mi në Londër

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u shpreh mbrëmjen e kaluar në një studio televizive se Edi Rama duhet të deklarojë sa i kushtojnë kollaret edhe se sa harxhon ai në një fundjavë kokainë, nuk ka kushtuar shkolla e fëmijëve të saj.

Kryemadhi: Nuk premtoj për vota, por e premtoj për fëmijët e mi që premtoj se do të jetojnë këtu. Fëmijët e mi janë në Tiranë, të shikohet edhe TIMS-i.

Po edhe Edi Rama të deklarojë sa i kushtojnë kollaret edhe të pjeshkave sa paguan dhe të jesh e bindur se sa harxhon ai në një fundjavë kokainë, të siguroj që nuk ka kushtuar shkolla e fëmijëve të mi, që në fakt janë të deklaruara.

Unë dua që fëmijët ë jetojnë në Shqipëri dhe dua që ta duan vendin e tyre.

Sikurse kam dashur unë nënën dhe babain tim, ashtu dua që të më duan edhe fëmijët e mi, sepse shikojnë një nënë dhe baba që e duan vendin e tyre, si dhe i shërbejnë familjes së tyre, edhe pse merren me politikë.