U përplas nga makina në mes të Tiranës, ndërron jetë në spital 27-vjeçari

Pa Kategori

Publikuar: 30/03/2021

U përplas nga makina në mes të Tiranës, ndërron jetë në spital 27-vjeçari

Ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit i cili u përfshi pasditen e sotme në aksidentin e rëndë te rruga ‘Bardhyl’ në kryeqytet. Pas përplasjes nga një automjet 25-vjeçari me inicialet E. Ç., u transportua me urgjencë në spital ku nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.

Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit të përfshirë në aksident për veprime të metejshme hetimore.

Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e ndodhur në rrugën “Bardhyl”  ju bëjmë me dije se ;

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motorrit shtetasi me iniciale E. Ç., 27 vjeç.

Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. L, u shoqërua në ambientet e komisariatit Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.