Me VIDEO/ Momenti kur Arjan Sala turret me vrap drejt zjarrit, sapo merr njoftimin në radio

Pa Kategori

Publikuar: 30/03/2021

Me VIDEO/ Momenti kur Arjan Sala turret me vrap drejt zjarrit, sapo merr njoftimin në radio

Pamjet që shihni, tregojnë momentet kur 33-vjeçari Arjan Sala u sinjalizua për zjarrin që kishte rënë në magazinën e qendrës tregtare në hyrje të Tiranës. Ngjarja e rëndë që çoi në vdekjen e shefit të sigurisë u regjistrua pasditen e së mërkurës.

Me poshte jane pamjet ku shihet Sala në momentet e para kur njoftohet me radio për zjarrin. Siç shihet edhe nga pamjet, 33-vjeçari sapo merr njoftimin vrapon drejt magazinës, ndërsa ndihmon për të nxjerrë prej aty më shumë se 20 punonjës të tjerë.

Po ashtu, kamerat e sigurisë së godinës, e kanë filmuar atë duke ecur me vrap në katin minus 1 ku kishte rënë zjarrit, duke u afruar tek vatra.

Ndonëse shumë punonjës dalin prej godinës, aty nuk shihet më Arjan Sala, i cili mbeti i bllokuar në një prej dhomave të magazinës, ndërsa trupi i tij u nxor i pajetë vetëm pas 60 orë kërkimesh. Ai ditën e djeshme u shpall ‘Dëshmor i Atdheut’, ndërsa la pas bashkëshorten dhe një djalë të mitur vetëm 4 vjeç.