Tejkalohet objektivi/ Manastriliu: Sot u bënë 20414 vaksinime në të gjithë vendin! Rama: Zemra mal, do vijojmë pa u ndalur

Pa Kategori

Publikuar: 29/03/2021

Tejkalohet objektivi/ Manastriliu: Sot u bënë 20414 vaksinime në të gjithë vendin! Rama: Zemra mal, do vijojmë pa u ndalur

Është mbyllur me një bilanc mjaft pozitiv dita e dytë e vaksinimit masiv në vend, ku sot morën dozën e tyre 20414 persona.

Shifrën e bën të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa dita e sotme ka kaluar edhe objektivin e vendosur nga autoritet për kryerjen e 10 deri në 15 mijë vaksinime në ditë.

“Dita 2 e vaksinimit masiv përfundon me shifrën domethënëse, 20414 vaksinime, në të gjithë vendin”, shkruan ministrja.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama e konsideroi “shifër të bukur” numrin e personave të vaksinuar sot, ndërsa shtoi se vaksinimi masiv do të vijojë pa u ndalur, deri në rikthimin në normalitet.

“Zemra mal

DITA 2 e vaksinimit masiv përfundon me shifrën e bukur, 20.414 vaksinime, në të gjithë vendin

Do të vijojmë pa u ndalur, për t’u kthyer një orë e më parë në jetën e dëshiruar”, shkruan Rama.

Vaksinimi masiv për të moshuarit mbi 70-vjeç me vaksinën kineze “Sinovac” nisi ditën e djeshme në Sheshin “Skënderbej”, ku janë ngritur dy çadra të mëdha me nga 10 pika secila për kryerjen e vaksinave.

Sipas autoriteteve, objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar gjysmë milioni shqiptar, ndërsa më herët, Ministrja Manastirliu bëri me dije se këtë javë pritet të mbyllet vaksinimi i arsimtarëve.

Ndërkohë që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total mbi 98 mijë doza të vaksinës ndaj COVID19.