Gjykata e Tiranës i ka hequr masën e sigurimit “pezullim nga detyra” Artan Shkëmbit, ish zv.drejtorit të OFL. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Gjykata ka konstatuar shuarjen e masës për shkak të përfundimit të afatit 6 mujor.
Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për “korrupsion” dhe “nxjerrje sekreti hetimor”. Tre javë më parë dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi rezultoi se nuk ka “korrupsion”.