I dënuar me burgim të përjetshëm, “Cikja” i Elbasanit kërkon lirinë: Kam nënën vetëm!

Pa Kategori

Publikuar: 25/03/2021

I dënuar me burgim të përjetshëm, “Cikja” i Elbasanit kërkon lirinë: Kam nënën vetëm!

Taulant Balliu i njohur ndryshe me pseudonimin “Cikja”, krahu i djathtë i kapos së grupit kriminal të ngritur në vitin 1997 në qytetin e Elbasanit, kërkon lirinë.

Ai kërkon të dalë shërbim prove me pretendimin se ka nënë vetëm.

Balliu është dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të rënda penale. Ai ka bërë deri më sot 25 vite burg.

Taulant Balliu është ndër ata të dënuar dhe ish-eksponentë krimi me një shndërrim 360 gradë, pasi i është kthyer besimit si model jete.

Lidhjet me shoqërinë e vjetër nuk i ka shkëputur. Është shumë i kënaqur, pasi dy prej miqve të tij të ngushtë vazhdojnë ta mbajnë me të ardhura.

Pos kësaj, ka nxjerrë, në kushte burgu, edhe 5 libra me poezi.