“Rama ik”/ Kryeministri batuta me fëmijë ne Kamëz, ja reagimi kur ndërhyn Rakip Suli

Pa Kategori

Publikuar: 24/03/2021

“Rama ik”/ Kryeministri batuta me fëmijë ne Kamëz, ja reagimi kur ndërhyn Rakip Suli

Në vizitën e tij në Kamëz sot, në shkollën e re “Halit Coka” që u ndërtua pas tërmetit shkatërrues, Kryeministri Edi Rama ka takuar edhe një grup fëmijësh të mitur, me të cilët ka shkëmbyer disa batuta.

Rama i ka pyetur nëse e kanë dëgjuar thirrjen “Rama ik”, e ndërsa ata qeshën, një prej tyre i tha: ‘Ne do themi Luli ik”.

Ndërkohë kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli i tha kryeministrit se fëmijët kishin dashur ta falënderonin për shkollën e re, Rama iu përgjigj:

“Mua po më përkthen ti mo? Po i njef ti këta? Jepu një iphone ti këtyre edhe ta shohësh sa mbrapa je”.

POSTIMI I PLOTE

“Rama Ik”, “Jo s’duam”????????

*Krenar që po bëjmë për fëmijët e Kamzës atë që ata që duan të vijnë, as në gjumin më të ëmbël s’e kanë parë dot +23 shkolla të reja europiane në çdo aspekt, kopshte e çerdhe me kushte optimale dhe më në fund, kanalizime të kryera e në ndërtim që fëmijët e sotëm të mos shkojnë me not në shkollë, siç shkonin fëmijët e politikës me dy gishta si cfurqe në sytë e të ardhmes së kësaj zone të helmuar me dekada nga ajo politikë…