Siç rrallë ndodh, Ajola Xoxa ka vendosur që ti japë fund thashetheme dashakeqe që bëhen kryesisht në rrjetet sociale, për një lidhje mes saj dhe këngëtarit Kastro Zizo.
Përmes një komenti në një nga postimet e saj në Instagram, Xoxa thotë se me Zizon kanë qenë në klasa paralele në gjimnaz, dhe e vetmja gjë që i bashkonte ishin olimpiadat e fizikës dhe muzika.
Ajo thotë se me Kastron jo vetëm që nuk kanë qenë kurrë të lidhur, por as nuk e kanë pëlqyer ndonjëherë njëri-tjetrin, dhe mes të dyve qëndron thjesht një respekt reciprok.
Komenti i Xoxës ka marrë mjaft pëlqime në Instagram, e madje disa ndjekës i kanë këshilluar që mos tiu kthejë fare përgjigje pyetjeve të tilla, pasi kuptohet që bëhen me qëllim të keq.