Dritë-Hijet e një oficeri si Leonart Qorri, ja si shfrytëzoi postin për klanin miqësor të përfshirë në skemë fajdesh

Pa Kategori

Publikuar: 16/03/2021

Dritë-Hijet e një oficeri si Leonart Qorri, ja si shfrytëzoi postin për klanin miqësor të përfshirë në skemë fajdesh

Ky që shihni në këtë foto quhet, Leonart Qorri. Është një nga shumë oficerët e policisë Gjyqësore pranë Policisë së Shtetit, të cilët janë të angazhuar në hetime të ndryshme.

Por çuditërisht, punonjësi i policisë, Leonart Qorri, është dhe oficeri më i përdorshëm nga shefat e tij, me shumë spaleta mbi supe që qëndrojnë në kupolën e Policisë së Shtetit.

Qorri, dukshëm është futur në hetime të urdhëruara politikisht, por është zbuluar se firma e tij qëndron dhe në një dosje penale në qytetin e Durrësit.

Pikërisht në këtë çështje, ku janë të implikuar njerëzit e rrethit miqësor të Leonart Qorrit, krijohen të gjitha dyshimet e arsyeshme se oficeri Qorri, ka shfrytëzuar detyrën e tij, për ti shërbyer në mënyrë të paligjshme një njeriu të afërm të tij nga qyteti i Gjirokastrës, që jepte para me fajde.

Pozicioni i oficerit Qorri, ka dritë-hijet e veta në këtë dosje, ku padyshim prevalon interesi personal dhe familjar se sa interesi zyrtar dhe kryerje e detyrës shtetërore. Kjo është një ndër çështjet që bëri bujë në media disa vite më parë.

Është çështja e ngritjes së një skeme piramidale nga ish-laborantja dentare Olesia Duka, e cila tashmë rezulton e dënuar për akuzën e “Mashtrimit me shuma të mëdha”. Olesia Duka, mori dënimin dhe tashmë prej një viti është liruar nga burgu, duke qëndruar në Tiranë.

Ndërsa oficeri Leonart Qorri që përdori detyrën e tij për qëllime okulte dhe interesi personal në këtë çështje, asnjëherë nuk ka bërë transparencën, se në çfarë cilësie ka hyrë në hetimin e kësaj dosje penale.

Në cilësinë e personit që përfaqësonte autoritet e shtetit?

Apo në cilësinë e personit që duke shfrytëzuar detyrën shtetërore, u përpoq të zgjidhë hallin e një familjari të tij në Gjirokastër, që bashkëpunonte me Olesia Dukën, në dhënien e shumave të mëdha të parave me fajde.

Tashmë dihet se kush është familjari i këtij oficeri, që është përfshirë në skemën e fajdeve dhe kuptohet fare qartë, se cili ishte interesi i ngutshëm i Leonart Qorrit, për të kryer hetime mbi këtë skemë piramidale.

Ku sigurisht nuk ishin përfshirë vetëm biznesmenë nga Tirana dhe Durrësi, por shtrirja e këtij skandali të çon deri në Gjirokastër, zonë nga e cila ka gjenezën dhe oficeri i policisë Leonart Qorri.

Sigurisht që Olesia Duka, u dënua për krimin, por çuditërisht Leonart Qorri, nuk nxori në këtë hetim, se ku i gjenin lekët të afërmit e tij, që ja dorëzonin me anë të skemës së fajdeve dentistes Olesia Duka.

Çfarë biznesi dhe cili ishte burimi i të ardhurave që të afërmit e tij, ja dorëzonin Olesias, me qëllim për të marë benefitet e këstit në fund të muajit.

Kjo është një dosje voluminoze që sigurisht do kohën e vetë për ta studjuar dhe nxjerë në dritë implikimin e një oficeri policie si Leonart Qorri, që duke shfrytëzuar detyrën e tij të hetuesit, nxori në dukje interesin personal dhe familjarëve të tij nga Gjirokastra,të cilëtg ishin mashtruar nga Olesia Duka, duke i marë sasi të koknsiderueshme para me fajde.

Kjo është vetëm një pjesë e asaj çfarë dihet për këtë çështje, ndërsa në ditët në vijim do vijojmë të botojmë, emrat konkretë të të afërmve të Leonart Qorrit të përfshirë në sekmën e fajdeve në Durrës dhe dokumentat konkrete të dhënies së parave hua, para këto që nuk dihet se ku e kanë burimin e të ardhurave.

Dhe që minimalisht miqtë e oficerit Leonart Qorri duhet të verifikoheshin për “Evazion Fiskal” dhe deri tek “Pastrimi i parave”.