Rama nxjerr videon, ironizon Metën dhe Kryemadhin: Orë vallëzimi, kërcimi nga belaja

Pa Kategori

Publikuar: 15/03/2021

Rama nxjerr videon, ironizon Metën dhe Kryemadhin: Orë vallëzimi, kërcimi nga belaja

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në Instagram duke ironizuar qëndrimet e Presidentit Ilir Meta dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi. Kreu i shtetit u shfaq sërish sot i ashpër duke lëshuar akuza të forta në drejtim të qeverisë për përplasjen dje në Elbasan, por jo vetëm.

Ndërkohë që në krahun tjetër, në pjesën e dytë të videos Edi Rama ka vendosur Kryemadhin me blogerin e njohur Olti Curri që kanë realizuar një video në TikTok ku imitojnë një personazh të njohur turk. “Orë Vallëzimi – Mënyra të ndryshme kërcimi nga belaja” i cilëson Edi Rama, ndërsa ka edhe një këshillë “Hyrja pa pagesë, fikni celularin”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)