Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe sjelljen e presidentit Ilir Meta një ditë më parë pas përplasjeve në selinë e FRD-së.
‘Vaksinën për tërbimin nuk e kemi për fat të keq dhe do të na duhet të bashkëjetojmë për nje fare periudhe. Mundin e kundërshtarëve të dukshëm e kemi më të lehtë. Më lejoni që mos të bëj asnjë koment, sepse jemi në kushtetet një shfaqje që është klinikisht e rëndë dhe që kërkon solidaritet njerëzor më këdo qoftë dhe jo më me presidentin e Republikës që ka çrregullime mendore të dukshme.’- tha Rama