Ky është i riu nga Divjaka që shtriu në tokë policinë dhe u mori mbrëmë makinën

Pa Kategori

Publikuar: 13/03/2021

Ky është i riu nga Divjaka që shtriu në tokë policinë dhe u mori mbrëmë makinën

Ky është 34 vjeçari Artan Kaboçim nga Divjaka, i cili qëlloi mbrëmë mbi policinë, i shtriu në tokë dhe u mori makinën, duke u larguar.

Fillimisht ai ka qëlluar me armë zjarri në ajër në lagjen e tij për arsye të panjohura, ndërsa banorët kanë lajmëruar policinë.

Me mbërritjen e efektivëve pranë banesës së tij në fshatin Mëhallëz, i kanë kërkuar 34 vjeçari të dorëzohet, por ky i fundit ka qëlluar drejt forcave të policisë.

Policët janë shtrirë në tokë pët t’u shpëtuar plumbave, ndërsa Artan Kaboçi ka marrë edhe makinën e policisë në përpjekje për tu larguar.

Është dashur ndërhyrja nga nga Forcat RENEA për ta ndaluar dhe prangosur.

Nga kjo ngjarje ka pasur vetëm dëmtime të makinave të policisë.