Shehu: Nuk ka burrë nëne që të na marrë zyrat,as në kohën e komunizmit nuk ndodhte një gjë e tillë

Pa Kategori

Publikuar: 12/03/2021

Shehu: Nuk ka burrë nëne që të na marrë zyrat,as në kohën e komunizmit nuk ndodhte një gjë e tillë

Kreu i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu në një deklaratë për mediat ka komentuar përplasjen e ndodhur mesditën e kësaj të premte.

Shehu është shprehur se askush nuk do i zaptojë zyrat e FRD-së, ku ka theksuar se as në kohën e Enver Hoxhës nuk prekeshin zyrat e partive.

“Më lejoni që tju falënderoj për misionin që keni dhe i vetmi pushtet i demokracisë është media, prania juaj e dëshmon këtë. Falenderoj Vasilin për solidaritetin, në Dibër kemi një fjalë të urtë”Dardha e ka bishtin mbrapa”, kjo është për ato që kuptojnë.Këto janë zyra të FRD-së dhe nuk ka burrë nëne që ti tjetërsojë. Ne jemi këtu për tu thënë shqiptarëve që jemi së bashku për një gjë më të mirë. As në kohën e Enver Hoxhës nuk ka ndodhur që të nxjerrësh një parti nga zyra”, ka thënë Shehu.