Kryemadhi fut 12 ballokume në furrë e nxjerr 6, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit (Video)

Pa Kategori

Publikuar: 12/03/2021

Kryemadhi fut 12 ballokume në furrë e nxjerr 6, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit (Video)

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dje sot në Elbasan në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit.

Kryemadhi i ndal në një familje, ku edhe gatoi ballokumet, një traditë e këtij qyteti për ardhjen e stinës së pranverës.

“Me kënaqësi iu bashkova sot traditës që të gatuaja ashtu si gratë e tjera të Elbasanit në shtëpitë e tyre, ballokumen simbol të Ditës së Verës! Gjithçka do të ndryshojë për mirë, jo vetëm stina”, ka shkruar Kryemadhi.

Por një gabim nga stafi në montimin e videos, ku Kryemadhi shfaqet duke futur 12 ballokume në furrë, por nxjerr 6, ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale. Pamjet tashmë po bëjnë xhiron e rrjetit.