Prapaskena

Shuhet në moshë të re kreu i PD në Sarandë, pasi mposhti koronavirusin

Publikuar: 16/02/2021

Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare në mënyrë të papritur kryetari i PD, dega Sarandë, Hariz Mema, pasi fitoi betejën me koronavirusin.

Mësohet se ai është dërguar në spitalin e Sarandës ku dhe ka ndërruar jetë. Sipas bluzave të bardha vdekja erdhi nga një infarkt akut.

Hariz Mema drejtonte PD e Sarandës për 8 vite. Ka qenë gjithashtu edhe anëtar i këshillit bashkiak të Sarandës, kandidat për deputet në 201.

Ai ishte njëherësh edhe biznesmen, pasi prej vitesh kishte një biznes disa vjeçar mobilerie në Sarandë. Mema gëzonte respektin e gjithë qytetarëve të Sarandës, teksa ka qenë dhe ish-Kryetar i shoqatës “Labëria”.



Më të lexuarat