Prapaskena

Humbi jetën pasi u bllokua nga bora në Dibër, viktima ishte ishte nëna e ish-deputetit të PD

Publikuar: 15/02/2021

E moshuara që ndërroi jetë një ditë më parë, ndërsa po transportohej nga fshati Limjan i Peshkopisë, për në Spitalin e Dibrës me një fuoristradë, ishte nëna e ish-deputetit të PD-së, Sali Shehu.

Makina me të cilën po transportohej Farie Shehu kishte ngecur si pasojë e dëborës dhe ngricave. Megjithëse u bënë përpjekje nga banorët për të hapur rrugën me lopata e mjete të tjera, makina nuk lëvizi dot dhe për pasojë e moshuara ndërroi jetë.



Më të lexuarat