Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa shprehet se pensionistët kanë mirëpritur planin e Partisë Demokratike për rritjen e pensioneve dhe lehtësitë e tjera për pensionistët, që të kenë një jetë dinjitoze.
“Pensioni nuk del për ilaçe, por na ndihmojnë fëmijët”- thonë pensionistët, të cilët thonë se fatura e dritave, të uji, të ilaçeve shkon sa dyfishi i pensionit që marrin. Disa prej tyre janë në borxh, disa shumë të sëmurë dhe pa asnjë ndihmë nga qeveria apo bashkia, çka ua bën jetën të padurueshme.
Ina Zhupa i inkurajoi të bëjnë durim deri në 25 prill, kur, sipas saj, si shumica e shqiptarëve, edhe pensionistët do t’i bashkohen ndryshimit. PD thekson se pensionistët shprehën besimin se Lulzim Basha si kryeministër do të mbajë premtimet dhe do ta ndryshojë për mirë jetën e tyre.
“Me fitoren e Bashës, edhe ne përfitojmë, se na rritet pensioni dhe ulen çmimet”- u shpreh me besim një pensioniste.