SPAK i ka vënë sot prangat gjyqtares Enkelejda Hoxha, në sallën e gjyqit, ku po lironte nga burgu një tjetër të dënuar për vrasje, në këmbim të parave.
Hoxha do të lironte nga burgu Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje dhe i ekstraduar nga Itali për ekzekutimin e Romeo Beqirit, disa vite më parë.
Mes të arrestuarve është edhe vëllai i Petanit, Bledar Petani. Mes të arrestuarve është edhe një pjesë e stafit të Gjykatës së Krujës, dhe mjekë, pasi këto të fundit lëshonin raporte fiktive shëndetësore për të dënuarit, në rastin konkret të Petanit.
Operacioni është kryer ditën e sotme! Hetimi i drejtuar nga prokurori Altin Dumani, ka nisur prej disa muajsh dhe ka prova, filmime e përgjijime që inkriminon të arrestuarit.