Prapaskena

Detaje tronditëse nga vrasja në Vlorë, autorët qëlluan derisa mbaruan plumbat!

Publikuar: 06/02/2021

Zbardhen detaje tronditëse nga ekzekutimi i 40-vjeçarit Gentian Qarri, mbrëmjen e sotme në Vlorë.

40-vjeçari Gentjan Qarri sapo kishte dalë nga banesa e tij në momentin që dy persona nga një makinë kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri kallashnikovi.

Autorët kanë qëlluar pa pushim deri sa i ka ngecur arma pasi i kanë mbaruar fishekët. Qarri jetonte në një pallat në katin e 12-të pranë vendit ku u ekzekutua.

Pas ngjarjes policia ka shoqëruar disa persona mes të cilëve dëshmitarë okularë, njerëz të cilët kanë qenë pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

 



Më të lexuarat