I pyetur në lidhje me ndërrimin e tytës së pistoletës së përdorur prej tij në protestën e 21 janarit, ish-komandat i Gradës tha se për këtë gjë është akuzuar shoferi i tij.
Sipas Prendit, shoferit i është bërë presion nga Prokuroria dhe ai ka bërë një deklaratë të pavërtetë.
Në fakt Prendi ndryshoi tytën e pistoletës pas vrasjes.
Ju thatë që Garda ka qëlluar në ajër apo jo?
Ndrea Prendi: Garda gjithë kohës ka njoftuar me megafon, është mbrojtur nga goditjet me gur dhe ka respektuar nenin 25 të ligjit për përdorimin e armës së zjarrit.
Po ka qëlluar ballë për ballë, rasti i Llupos ka qenë ballë për ballë.
Ndrea Prendi: Në gjykatë ekspertët kanë nxjerrë që ka qenë rikoshet…
Janë vrarë 4 persona jashtë rrethimit që Garda duhet të mbronte?
Ndrea Prendi: Nuk ka asnjë goditje nga garda për persona të veçantë që të jenë etiketuar për ti goditur… garda ka hapur zjarr vetëm në ajër.
Ju personalisht keni qëlluar? Nga pistoleta juaj mendohet se ka humbur jetën njëri nga protestuesit
Ndrea Prendi: Në situatë tepër të acaruar unë kam qëlluar në ajër.
Pse është ndërruar tyta e pistoletës tuaj më pas?
Ndrea Prendi: Për këtë është akuzuar shoferi im të cilit i është bërë presion nga Prokuroria që të deklaroj atë që nuk është e vërtet, teksa ka deklaruar se kishte patur akses të plotë në armatimin e Gjeneralit. Në momentin që Prokuroria ka marrë armatimin tim, ata e kanë marrë nëpër thasë dhe është mbajt mbi 5 muaj. Nga studimi balistik ka dalë që arma ime është në rregull. Prokuroria është tërhequr nga kjo akuzë dhe shoferi është i lirë.
Po kush e ndërroj tytën… ju po bëni përgjegjëse Prokurorinë?
Ndrea Prendi: Në momentin që u mbyll protesta, Prokuroria ka bërë fajtor komandatin e Gardës së Republikës.
Sipas jush 4 persona janë vrarë vetëm me plumba rikoshet?
Ndrea Prendi: Ajo është detyrë e Prokurorisë, unë them që hetimi për 21 janarin nuk është bërë…