Dashamir Tahiri, dikur deputet i PDIU dhe më pas i PD, ka tronditur Lulzim Bashën dhe Shpëtim Idrizin, duke u prishur pazarin në Vlorë. Tahiri do të jetë i pari në listë në Vlorë në zgjedhjet e 25 prillit, nën siglën e Partisë Bindja Demokratike, që kryesohet nga Astrit Patozi.
Këtë të hënë ai ka hapur fushatën elektorale në këtë qytet dhe gjatë takimit është shprehur se në zgjedhjet e 25 prillit BD do të jetë në aleancë me 3 parti të djathta, ndërsa ka konfirmuar se do të jetë i pari i listës në këtë qytet.
Ndër të tjera Tahiri është shprehur se në këto zgjedhje askush nuk do të mund që të krijojë qeverinë pa ato.
“Sot çelim zyrtarisht fushatën dhe është një kënaqësi që ajo starton me të rinjtë sepse rinia është e ardhmja dhe motorri i vëndit. Ju bëj me dije sot se jemi në një aleanc me 3 parti të djathta dhe i pari i listës do jem un në Vlorë.Kemi bërë dhe 2 fushata ku kemi fituar dhe do fitojmë sepse jemi në drejtimin e duhur .Një gjë është të jesh deputet dhe një gjë tjetër është të jesh deputet i popullit.
Të dy partit e mëdha nuk e formojnë dot qeverinë dhe kanë nevojë për ne .Siç e dini mirë unë hyj te deputet që nuk e ka frikën apo ti nënshtrohet kryetarit.Të gjitha forcat politike përveç të tjerave kanë diçka të përbashkët,importojnë deputetë dhe i takoni vetëm për fushatë ndërsa më pas nuk përgjigjen më madje skeni as ku ti gjeni ndërsa unë dhe emrat e tjerë të forcës tonë politike ,jemi këtu,jetojmë këtu dhe në çdo kohë i përgjigjemi kujtdo.Miq forca jonë politike nuk do të ketë kryetar por do të ketë një deputet për popullin”, tha ai.