Ronaldinho vazhdon të mbetet djali i “pandreqshëm”, braziliani feston me vajza thuajse të zhveshura, ja çmenduria e fundit

Pa Kategori

Publikuar: 16/01/2021

Ronaldinho vazhdon të mbetet djali i “pandreqshëm”, braziliani feston me vajza thuajse të zhveshura, ja çmenduria e fundit

Pavarësisht një viti 2020 që duhet harruar për shkak të 171 ditëve të paraburgimit, burgut dhe arrestit shtëpiak në Paraguai, Ronaldinho mund të buzëqeshë. Tani ish-fituesi i “Topit të Artë” po shijon lirinë dhe tani është është i përfshirë në shumë aktivitete, siç mund të përmendet edhe një studio muzikore, duke regjistruar një video me grupin Recayd Mob dhe reperin Djonga për projektin “Tropa do Bruxo”.

Në videoklipin shfaqet ish-futbollisti duke festuar me vajza të bukura, thuajse të zhveshura, duke pirë alkol e duke kërcyer. Në video, Ronaldinho shihet duke pirë pranë pishinës dhe më pas në një tavolinë pokeri, i rrethuar nga vajza tërheqëse që kërcejnë. Fatkeqësitë ligjore për Ronaldinhon, duken vetëm një kujtim i largët.