Arrestohet një 38-vjeçar në Elbasan pasi u hodhi lëndë djegëse në trup fqinjëve të tij. Ç.Z, dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit dhe gjatë konfliktit ka djegur dy fqinjët e tij S.SH, dhe K.Sh. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Ç. Z., 38 vjeç, banues në Elbasan.
Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Ç.Z dyshohet nën efektin e alkoolit, u ka hedhur në trup lëndë djegëse duke u shkaktuar dëmtime fqinjëve të tij shtetasve S. Sh. dhe K. Sh, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi B. P., 50 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.