Gjykata shpartallon grupin e përdhunuesve të 15-vjeçares, plaku Abaz Dogu 12 vite, adoleshentët nga 3 vite

Pa Kategori

Publikuar: 13/01/2021

Gjykata shpartallon grupin e përdhunuesve të 15-vjeçares, plaku Abaz Dogu 12 vite, adoleshentët nga 3 vite

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 12 vite burg, rojen e shkollës 9-vjeçare në Kamëz i cili abuzoi seksualisht me të miturën 15-vjeçare.

Ai është dënuar me 18 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai është dënuar me 12 vite burg.

Gjithashtu gjykata ka dënuar dhe të miturit e përfshirë në këtë skandal, më konkretisht 7 vite dhe 4 muaj burg për Klajdi Poçin, 3 vite dhe 8 muaj burg për 16-vjeçarin me iniciale R.O. si dhe të 15-vjeçarit me iniciale F.B. me 3 vite dhe 4 muaj burg, pasi kanë abuzuar me 15-vjeçaren.