Do udhëtonte drejt Tiranës, aktores së njohur i ndodh e papritura: Qamet… (FOTO)

Pa Kategori

Publikuar: 10/01/2021

Do udhëtonte drejt Tiranës, aktores së njohur i ndodh e papritura: Qamet… (FOTO)

Aktorja e dashur për publikun, Olta Gixhari, ka disa muaj që jeton në Spanjë, pranë partnerit të saj. Madje tani ata janë prindër edhe të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Amar.

Për gjatë kësaj periudhe, Olta nuk ka mundur që të vijë në Shqipëri. E pikërisht kur priste që të vinte në Tiranë, duket se e ka përndjekur fati i keq.

Së fundmi aktorja ka treguar se do të fluturonte drejt Tiranës, por nuk ka mundur ta realizojë udhëtimin për shkak të stuhisë së borës që ka mbërthyer Spanjën.

“Fiks në ditën e fluturimit tim drejt Tiranës. Qamet me dëborë në Spanjë. Më mbarë se kaq”, ka shkruar Olta përkrah një videoje të saj.

Për shkak të stuhisë së borës në Spanjë janë mbyllur gjithë linjat ajrore dhe hekurudhore në kryqytet, Madrid. Ditën e premte në Madrid u shënuan reshjet më të mëdha të borës që nga viti 1971.