Përtej propagandës qeveritare, sitiata në rrugët e Shqipërisë, për shkak të reshjeve të dendura gjatë ditëve të fundit, është e rëndë.
Kjo është rruga pranë fshatit Bërsnik në Gramsh e bllokuar nga shembja e dherave për shkak të reshjeve të shumta të shiut që kanë përfshirë ditët e fundit vendin tonë.
Në këtë rrugë e cila konsiderohet si ndër më të rëndësishmet në këtë qytet nuk shihet asnjë punonjës apo mjet i bashkisë për ta pastruar.
Kjo gjë ka bërë që banorët e zonës të dalin dhe ta zhbllokojnë vet rrugën me mjetet e tyre rrethanore.