Prapaskena

Një vit nga marrja e detyrës/ Ambasadorja Yuri Kim: Betimi ynë i shërbimit është i shenjtë

Publikuar: 09/01/2021

Ambasadorja Yuri Kim, një mbështetëse e madhe e reformës në drejtësi, përmes një postimi në Twitter bëri me dije se 9 janari i 2021-shit shënoi dhe një vjetorin e marrjes së detyrës si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

“Një vit më parë, në prani të miqve dhe familjes, me dorën mbi një Bibël të nënshkruar nga nëna ime, u betova se “do të mbështes dhe mbroj Kushtetutën e SHBA-së kundër të gjithë armiqve të huaj dhe të brendshëm”, shkroi Kim.

Ambasadorja është përfaqësuesja më e lartë e Shtëpisë së Bardhë në vendin tonë.

Ajo theksoi gjithashtu se për nënpunësit publik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, betimi i tyre i shërbimit, që nga momenti që marrin postin është i shenjtë.



Më të lexuarat