Ndërsa një pjesë e vendit është përmbytur, një delegacion prej 18 zyrtarësh dhe oligarkësh shqiptarë kanë udhëtuar drejt Dubait, duke bërë pazare me luksit të shfrenuar.
Pjesë e delegacionit janë pikërisht kokat e korrupsionit dhe oligarkisë në Shqipëri, si ‘tigri’ Arben Ahmetaj, Arbjan Mazniku, Belinda Ballukun dhe Endri Fuga, të shoqëruar me miliarderin dhe oligarkun Samir Mane.
Grupi është mbledhur në restorantin e njohur në të gjithë botën “Nusret”, ku jo çdo kush mund të shkojë.
Anëtarët e qeverisë Rama u nisën drejt Dubait për takime me zyrtarë të vendit, mes tyre edhe me pronarin e EMAAR, biznesmenin Mohamed Alabbar, që njihet edhe si pronari i kullës “Burj Khalifa”.
I ftuari i Alabbar ka qenë edhe biznesmeni Mane dhe darka ka bashkuar miliarderin me Ahmetajn, Maznikun, Ballukun, Fugën dhe zyrtarët e tjerë shqiptarë.
Sheiku Mohamed Ali Alabbar është personi që do të investojë në Shqipëri dhe Mane është i interesuar për të qenë pjesë e interesave të mëdhs. Edhe zyrtarët duan pjesën e tyre.
Takimi është censuruar nga mediat e kapura nga politika e Tiranës. Mediat pranë opozitës nuk guxojnë përmendin Samir Manen, por vetëm njerëzit e qeverisë.
Ndërsa mediat pranë qeverisë, nuk përmendin dot as Manen dhe as Ahmetajn.