EMRI/ Arrestohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ‘Shqiponjat’ e kapën në mes të Shkodrës

Pa Kategori

Publikuar: 09/01/2021

EMRI/ Arrestohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ‘Shqiponjat’ e kapën në mes të Shkodrës

Briland Thani, 36 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “vjedhje me dhunë” është vënë në pranga mbrëmjen e sotme.

Thani është arrestuar nga ekipi i forcave “Shqiponja” në qytetin e Shkodrës.

I shumëkërkuari është pikasur teksa lëvizte në qendër të qytetit të Shkodrës dhe është vënë në pranga.

Policia ka ngritur një strukturë të posaçme vetëm për kapjen e personave në kërkim.