Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka treguar në Zeni.Tv se PD dhe partia e saj do të hyjnë bashkë në zona të caktuara.
Sipas saj, kjo do të bëhet pasi në zona të caktuara PD dobësohet nëse del me listën e saj të vetme, ndërsa shpreh bindjen se opozita e bashkuar do të marrë 100 mandate.
“Sot kushdo, edhe nga varri të ngrihet, nëse bashkëpunon me Edi Ramën, shqiptarët do ta dërrmojnë, qoftë edhe Monika Kryemadhi, Sali Berisha apo Ilir Meta.
Koalicioni me PD-në në 2009 ishte jonatyral, pasi ne jemi parti e majtë dhe ata të djathtë.
Me një listë, në zona të caktuara dobësohet PD-ja, jo LSI.
Në zona të caktuara PD dhe LSI do të hyjnë bashkë. Me dy lista opozita e bashkuar merr 100 mandate”, tha Kryemadhi.