Zbardhen detaje të reja tronditëse nga historia e Përparim Ademit me dy të dashurat e tij, motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, të cilat i vrau me breshëri plumbash, pasi dyshonte se e tradhtonin me një shokun e tij me emrin Besmir.
Vëllai i dy motrave ka rrëfyer se Përparim Ademi Kishte bërë 10 fëmijë me dy motrat nga lidhja 20-vjeçare. Këto fëmijë, sipas tij, i ka shitur në Greqi.
Kjo akuzë mbetet për t’u provuar, por i çuditshëm është fakti se si vrasësi i mbante tre gra dhe gjithë ata fëmij.
Nga dëshmi të marra nga të afërm të motrave janë hedhur akuza të forta ndaj vrasësit Përparim Ademi se i ka përdorur ato edhe për prostitucion në Selanik.
Në dëshminë e dhënë vetë Ademi ka pretenduar se ka fëmijë me të dyja motrat.
A.Metani, djali i Zhaneta Metanit, i cili ishte dëshmitar në vendngjarje mëngjesin e 31 dhjetorit.
Ai thotë se mamaja fillimisht i kishte thënë që Përparimi Ademi ishte babai i tij por më vonë e kishte kuptuar që kjo nuk ishte e vërtetë. Babanë nuk e kishte njohur kurrë.
Djali tregon se gjithnjë kishte sherr mes Përparimit dhe mamasë së tij, për shkak të një lidhjeje që mami kishte me atë personin tjetër që djali tregon se nuk e njeh.
Ai konfirmon edhe debatin e datës 25 dhjetor kur nëna e tij dhe tezja i kanë thënë Përparimit që do të ndërprisnin çdo marrëdhënie me të.
Djali ka rrëfyer gjithashtu se në datë 30 mamaja e tij i kishte rrëfyer se ishte dhunuar nga Përparimi në një zonë në Kërrabë dhe ishte kërcënuar me armë.
Përparimi e kishte detyruar të ulej në gjunjë dhe kishte qëlluar rreth saj duke e tmerruar dhe duke e detyruar të lidhej prapë me të.
Ai ka treguar edhe detaje nga vrasje, për të cilat rrëfen se vrasësi Ademi u fut në shtëpi duke përdorur si karrem një djalë me emrin Kastriot dhe më pas qëllua me automatik mbi dy motrat.
Djali tregon se u mbyll në dhomën e tij duke ulëritur dhe duke i bërë thirrje tezes tjetër që të mos dilte nga dhoma.
Një tjetër detaj i rëndësishëm është fakti që djali ka treguar se donte të njoftonte policinë, por nuk është lënë nga tezja e tij.
Si ndodhi ngjarja?
Drekën e Krishtlindjeve tek shtëpia e Zhanetës ka pasur një debat dhe dy motrat ia kanë bërë të qartë Përparimit se duhet të ndërpriste marrëdhënien me ta. Ishte hera e fundit që shkonte tek ata.
Ai është larguar dhe deri një ditë para vrasje, domethënë më 30 dhjetor, nuk ka pasur me komunikim dhe takim me to.
Më 30 dhjetor në mëngjes ai ka shkuar poshtë pallatit të Zhanetës dhe aty e ka pritur në mëngjes herët kur ajo del për pune.
Vetë përparimi ka treguar se e ka marrë Zhanetën dhe e ka futur në makinë duke e kërcënuar me thikë. Në Kërrabë të Tiranës sipas Ademit i ka kërkuar që të riktheheshin dhe të shkëputej nga personi tjetër që dyshonte se kishte lidhje.
Përparimi deklaron se një moment Zhaneta u duk sikur ka pranuar. Më pas kanë shkuar në Hotel.
Gruaja i ‘mbante pishën”
Vjollca Telo, gruaja e vrasësit, ka treguar se është e martuar Ademin dhe kane tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.
Ajo me bashkëshortin kanë bërë marrëveshje qe ajo te mbaje mbiemrin e tij Tela ndërsa ai le të mbante mbiemrin e saj Ademi, pasi duhet forcuar martesa.
Burri saj Përparimi qe prej një periudhe rreth 20 vjet është njohur me Zhaneta Metanin dhe kanë pasur lidhje intime bashkë.
Ajo e ka marrë vesh për këtë lidhje dhe nuk ka ndërhyrë për të prishur lidhjen e tyre pasi e donte burri të ishte i kënaqur për të mos prishur familjen.
Vjollca ka rrëfyer gjithashtu se me familjen e Zhanetës shkonin familjarisht në plazh. Ajo madje tregon se vetë Përparimi i kishte treguar për shqetësimin e tij se Zhaneta e tradhtonte me një tjetër. Madje atë ditë thotë Vjollca ishte i mërzitur.