Presidenti Meta dekreton emërimin në detyrë të komandantit të Forcës Tokësore dhe asaj Detare

Pa Kategori

Publikuar: 02/10/2020

Presidenti Meta dekreton emërimin në detyrë të komandantit të Forcës Tokësore dhe asaj Detare

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot emërimin në detyrë të komandantit të forcës tokësore Arben Voke Kingji, si dhe komandantit të forcës detare Hasan Xhebexhia.

Kingji aktualisht mbante postin e “Komandantit” të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjithashtu është emëruar edhe komandanti i Forcës Detare, i cili do të jetë Gjeneral brigade Ilir Hasan Xhebexhia, me detyrë aktuale “zëvendës Përfaqësues Ushtarak në NATO, Atashe Ushtarak i RSH-së në Belgjikë dhe jo-rezident në Francë”, në Përfaqësitë Ushtarake Jashtë Vendit, në Ministrinë e Mbrojtjes.

Këta dy emra ishin propozime të Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, të cilët nuk janë kundërshtuar nga Presidenti i Republikës.