November 6, 2022 8:21 pm |prapaskena | Kronike, Kryesore
Drejtësia shqiptare ka shpallur më në fund në kërkim bosin e Bana King, Trifon Muratajn, i cili dyshohet se mund të jetë një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të kokainës.
Murataj, i cili gjithnjë pretendon se kokainën ia fusin fshehurazi në arkat me banane, u shpall në kërkim vetëm pas herës së katërt që në maunet e tij kapet kokainë.
Më 31 dhjetor të vitit 2021, DEA amerikane ka informuar Policinë e Shtetit Shqiptar se Trifon Murataj bashkëpunon me Ben Qimen e Fierit në trafikun e kokainës nga Ekuatori.
Sipas informacionit, Trifon Murataj sjell kokainën kamufkuar me banane nga Amerika Latine, ndërsa Ben Qimja e ruan, e përpunon dhe më pas bëhet shpërndarja.
“Kemi gjetur këtë informacion në lidhje me ZICO SHA. Më datë 9 Nëntor 2014, Policia Kombëtarë e Ekuadorit ka sekuestruar rreth 33.55 kg kokaine. Kokaina ishte e fshehur brenda njësisë frigoriferike të kontejnerit transportues GESU9439832.
Kontejneri transportues kishte një dërgesë me banane dhe kishte destinacion Durresin/Shqipëri. Kompania marrëse ishte ZICO SHA. Në vitin 2018, një burim ka siguruar informacionin si vijon. Shtetasit shqiptarë Qime ARBEN dhe Murataj TRIFON janë të përfshirë në kontrabandimin e kokainës në Shqipëri.
Burimi ka deklaruar se TRIFON përdor një kompani importimi ne Durrës/Shqipëri me emrin ZICA SHA për të importuar me shumicë kokaine nga Ekuadori në Shqipëri. Kokaina e importuar më pas ruhet në një magazinë e kontrolluar nga ARBEN.
ARBEN më pas bën përzierjen për të krijuar sasi më të mëdha”, thuhet në shkresën e DEA-s.
Pjesë e grupit dyshohet se është edhe doktori Olti Peçini, pronar i Spitalit Salus, i cili ka 49 % të aksioneve të kompanisë që bën skanimin e kontenjerëve.
Ngarkesa e radhës me kokainë është nisur më 20 shtator nga Porti “Puerto Bolivar” i Ekuador, 10 ditë më pas është ndalur në Panama. Destinacioni i radhës ka qenë Porti ‘Gioia Tauro’ në Itali ku anija ka qëndruar në këtë Port deri më 21 tetor.
Në Portin e Durrësit ngarkesa mbërriti më 28 tetor, e ndërsa kontrolli I saj me qen antidrogë u bë në 3 nëntor.
Droga kaloi pa problem në skaner. Operatori i skanerit Alban Naziraj dhe imazheristi Artur Sevdaraj u arrestuan për falsifikim të kompiuterit. Kjo pasi kontenieri me drogë u skanua dhe dyshohet se të arrestuarit manipuluan pamjet për të dalë të pastra.
Po a mundet që Trifon Murataj të ketë blerë punonjësit e skanerit pa një bashkëpunim me pronarët e kompanisë?
Dyshimet thellohen në kushtet kur doktori Peçini bleu aksionet për 5 mijë lekë, kur vlera e tyre ishte 200 milionë euro.
Duket e çuditshme se si ky transaksion paradoksal nuk ka vënë në lëvizje organet ligjzbatuese shqiptare.
Olti Peçini, i lakuar për lidhje me pushtetarë dhe ish pushtetarë, është drejtueses dhe pronar i spitalit privat Salus, me mbi 80 % të aksioneve. Ai u bleu dy italianëve 56 % të aksioneve të Spitalit Salus për 1.1 milionë euro.
Pjesën tjetër të aksioneve i ka vëllai Anastas Peçini, gjithashtu pronar i kompanisë Medi-Tel, e lakuar për tendera problematikë në shëndetësi.
Anastas dhe Olti Peçini janë prej vitesh sipërmarrës në tregun e shërbimeve të lidhura me shëndetësinë, si tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore, asgjësimi i mbetjeve spitalore.
Sidomos Olti Peçini ka një rrjet kompanish, në fushën e shëndetësisë.
Vite më parë, dentisti Olti Peçini mbante fjalime nëpër universitetet private të kolegëve të tij mbi Buxhetin e Shëndetësisë në vend duke qenë një prej shteruesve të tij familjarisht.
Olti u tërhoq shumë shpejt nga fjalimet, duke bërë një jetë të kamufluar, ku vështirë të gjenden foto të tij, një tipar ky i ngjashëm me bosët e drogës.
Trafik sistematik kokaine
Kjo nuk është hera e parë që në kontenierët e Banaking përveç bananeve gjendet edhe kokainë. Rasti më flagrant ishte në 3o dhjetor të vitit të shkuar ku vetë pronari I kompanisë Trifon Murataj kontaktoi 10 orë me vonesë policinë e shtetit se kontejneri me banane I ishte sulmuar në Romanat nga persona të armatosur të cilët u larguan pa marrë asgjë nga ngarkesa.
Nga kontrolli I kryer në magazinën e kompanisë në Vaqarr policia sekuestroi 119 kg kokainë dhe vuri në pranga administratorin e firmës Marson Murataj, nipi i Trifon Muratajt dhe dy shoferët e kamionit Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu.
Një rast I dyshuar për trafik të lëndëve narkotike u shënua në korrik të këtij viti ku nga kontejnerët e Banaking u vodhën rreth 49 arka Brenda të cilave nuk dihet çfarë ngarkese kishte.
Lidhur me këtë rast, policia e Durrësit ka arrestuar shoferi i kompanisë Nazmi Algjata dhe agjentin e shitjeve të kësaj kompanie Altin Muhametaj.
Njëherësh policia arrestoi dhe 20 punonjës të doganës në Portin e Durrësit, të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre.
test
November 6, 2022 7:54 pm |prapaskena | Aktualitet
Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, komenton rastin e 52-vjeçarit Gjergj Laci, me bindje radikale i cili prej gjashtë vitesh mbante të ngujuar bashkëshorten dhe dy djemtë e tij adoleshentë, të cilët i dhunonte, madje i kërcënonte me armë.
Gurra tha për Mcn Tv se institucionet fetare që njihen nga shteti, nuk duhet të jenë as memece dhe as shurdhe.
“Të mos ndalen vetëm në distancim hipokrit, duhet bashkëpunim me komunitetet fetare dhe institucionet shtetërore, parandalimi dhe jo deklarata të thata. Është trishtuese që kudo që mund të ishte në Shqipëri, por edhe në kryeqytet të përballemi me një lajm të tillë trishtues, që prodhon pasiguri.
Por edhe mbjell pasiguri, aq më tepër kur një tmerr i tillë ndodh në kryeqytet, në emër të një radikalizimi.
Është e duhur tu lëmë hapësirën e kërkuar organeve kompetente, policisë së shtetit dhe hetuesisë, për të nxjerrë në pah cila ishte situata dhe çfarë ngjyre radikalizmi kishte shtysa e tij. 6 vite traumë e tillë psikologjike por edhe fetare, duhet parë nëse ka pasur sfond fetar.
Është tjetër kambanë por nëse do ketë vërtetë një radikalizim dhe 6 vite të një ngujimi apo masakrimi të familjes së tij në emër të cilitdo besimi, kjo është katastrofike dhe kambanë alarmi nëse ka një sfond fetar.
Nëse në vend funksionojnë institucione fetare, kanë detyrën e parë të marrin mbi vete përgjegjësinë e asaj që përcillet në opinionin publik, në emër të religjionit të tyre.
Shqiptarët e kanë paguar shtrenjtë qoftë në imazh, qoftë në njollosje, apo marrëdhëniet e tyre ndërfetare, apo ndërnjerëzore, radikalizimin, manipulimin, apo edhe të çuarit mish për top në emër të fesë, në këto tre dekada, apo në realitetin e pas viteve 1990”.
Sipas tij, u mbetet institucioneve të hetimit, nëse personi ka masakruar në emër të një religjioni për 6 vjet familjen e tij, kjo është një tragjedi, qoftë nga kisha apo xhamia, nëse i ka frekuentuar, është infektuar apo manipuluar, apo keqpërdorur.
“Nuk mund të justifikohet burgosja, masakrimi i familjes, në emër të religjionit në këtë mënyrë. Kjo është shumë tronditëse. Cili religjion ka një hapësirë të tillë? Askush! As krishtërimi, as islami”.
I pyetur nëse mundet që një besimtar mysliman në emër të radikalizmit të mbajë të ngujuar familjen e tij dhe sa larg qëndrimet e tij me atë që mëson feja, Gurra tha se është larg sa qielli me tokën.
Por ai shtoi se në përvojën e tij dhe në përplasjet tona si shqiptarë të një besimi të paqtë, ndau bindje se institucionet nuk duhet të mbeten vetëm në distancimin nga ky rast apo këto raste.
“Nuk mund të mbetet vetëm në distancimin ‘ata nuk janë si ne’. Në 6 vjet, shembet apo rimëkëmbet një shtet. Një realitet kaq tronditës në zemër të kryeqytetit, në mes të një komuniteti banorësh, nëse ka qenë frekuentues i objekteve të kultit, nuk është i vetmi justifikim dhe rrugëdalje, distancimi.
Nëse dikush apo disa humbin jetën në emër të manipulimit nga një religjion i caktuar, distancomi është gjë bajate. Në 6 vite duhet të ishte përcjellë shqetësimi, nga komuniteti aty.
Edhe besimtarët, dikush duhet ta përcillte shqetësimin në institucione të tilla. Është hipokrizi distancimi në momentin kur ka ndodhur gjëja, përplasja, dhuna apo keqtrajtimi i familjarëve.
Nëse ka brenda të vërtetë të fesë, ka qenë frekuentues qoftë kishe apo xhamie, 6 vite janë shumë, shumë, përballë një realiteti të tillë masakrues, nga ana fetare dhe njerëzore, nga gjithë zinxhiri i institucioneve ka pasur heshtje ose moskokëçarje.
Në aspektin e reagimit jemi jashtë mase të vonuar, mjafton të mos kalojë nga sinori im dhe atje le të jetojë 1 mijë vjet. Nëse ka frekuentuar xhami apo kishë, komuniteti i besimtarëve nuk duhet të jetë kaq moskokëçarës.
Institucionet fetare në rastin e mosmarrëveshjeve fetare, me të drejtë mund të qëndrojnë në një farë largësie, ndoshta ndërhyrja e tyre mund të jetë e vonuar, vetë rrethi i besimtarëve, të krishterë apo myslimanë, duhet të jetë më veprues, më aktivë, jo moskokëçarje e kësaj natyre që thjesht ditën kur ndodh të gjithë thonë e dinin disa, kjo nuk është qytetari. Moskokëçarja përherë ka prodhuar raste të tilla”.
I pyetur nëse njihen raste të tjera të këtyre përmasave në vend, Gurra tha se nuk janë të pakta rastet të cilat janë bërë të njohura dhe për opinionin publik, ku është shkuar në vrasje dhe ekzekutime dhe eliminime të personit tjetër apo dhunime dhe keqtrajtime brenda familjes për vite të tëra dhe personat janë përpjekur ta justifikojnë në emër të religjionit.
“E gjitha është një maskaradë për të zgjatur, marzhin apo përqindjen e radikalizimit apo ekstremizimit. Ajo që është nevralgjike është të heqim dorë nga moskokëçarja.
Një realitet i tillë si ky sot, ku evolucioni teknologjik i paraprin çdo gjëje të jetës, nuk mund të mbetet pjesa fetare pa u infektuar apo dëmtuar, apo pa rrëshqitur në radikalitet apo ekstremizëm, nëse do duhet të themi të vërtetën e shoqërisë, nuk përjashtohen që një pjesë e ndikimit vjen nga jashtë vendosjes gjeografike tonë, përmes teknologjisë, rrjetet sociale, hapësirat virtuale.
Institucionet e vendit duhet t’i paraprijnë nëpërmjet mënyrave të komunikimit publik, kisha dhe xhami. Duhen trajtuar dhe nga dritaret publike siç është media.
Bashkëveprimi dhe bashkëpunimi, jo vetëm për ta shitur, ‘këta nuk janë tanët’. Duhet bashkëpunim i ngushtë me institucionet e vendit.
Se në fund janë qytetarët e këtij vendi që në realitete të ndryshme ka që bien viktima, por ka edhe të tjerë që pjesën e besimit dhe formimit fetar e marrin përmes linjave të tilla që shtegu fundor që i çon, është përplasja me shoqërinë, dhe më tej dhe me institucionet shtetërore, apo përplasja dhe rrëshqitja në një realitet jashtë shtetëror”.
test
November 6, 2022 4:39 pm |prapaskena | Politikë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës për çështjen e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe, të pasqyruara edhe në ‘Daily Mail’.
‘Vetëm shërbëtorët e së keqes, jashtënxjerrjet e një kombi, pjellat e mbrapshta të sojit të lig që e ndjek pas si hija e një mallkimi këtë vend qysh prej 1912-ës, mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë!’- shkroi Rama.
“Ky është një moment kur Shqipëria është kthyer në vendin më të rrezikshëm në Ballkan dhe Evropë”, është pasazhi që ka marrë gazeta Britanike nga deklaratat e Berishës.
‘Shqipëria, një vend me vetëm 2.8 milionë banorë, përbën përqindjen më të madhe të të burgosurve të huaj në burgjet britanike dhe shqiptarët kanë dhjetë herë më shumë gjasa të burgosen se mesatarja e personit në MB.
Midis zbulimeve është një dosje e titulluar ‘Të dyshuarit’ që përmban më shumë se 100,000 persona, e kompletuar me fotografi, që grupi i hakerëve pretendon se është marrë nga baza e të dhënave të policisë shqiptare – megjithëse autoritetet e mohojnë këtë.
Kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha tha se ky zbulim ka vënë në dijeni bosët e krimit se janë nën vëzhgim dhe tashmë do të largohen nga vendi.
“Ky është një moment kur Shqipëria është kthyer në vendin më të rrezikshëm në Ballkan dhe Evropë”, tha ai.’- thuhet në artikullin e Daily Mail.
test
November 6, 2022 3:23 pm |prapaskena | Jetë/stil
Pas ndarjes nga Olta Xhaçka dhe bukuroshja e FSHF-së Jona Dervishin, Olsi Rama po i vardiset një gjyqtareje simpatike. Bëhet fjalë për gjyqtaren e Krujës, Arnisa Këlliçi, e cila sipas burimeve ka rënë në hall me vëllain e kryeministrit.
Olsi madje se i ka premtuar se do ta sjellë në Tiranë me hartën e re gjyqësore.
Sipas burimeve, gjyqtarja, të paktën deri tani, nuk i është përgjigjur pozitivisht sinjaleve të Olsit për një romancë, por Olsi, i fryrë për shkak të pushtetit të Ramës, nuk pajtohet me refuzimin.
Raporti tashmë po kalon deri në përndjekje nga ana e Olsi Ramës ndaj gjyqtares Këlliçi, e cila gjithsesi ende nuk ka bërë ende ndonjë ankesë zyrtare.
Mbetet për t’u parë nëse kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami do ta marrë në mbrojtje nëse gjyqtarja do të ankohet për vardisjen e Olsi Ramës.
Kujtojmë që Llagami u vu menjëherë në lëvizje, për të marrë në mbrojtje gjyqtaren e Gjirokastrës, Suela Dashin, kur u ankua se mediat po i dëmtonin imazhin.
Suela hipte në makinën me xhama të zinj të prokurorit Emror Kasaj nga Durrësi deri në Gjirokastër. Nga makina, gjyqtarja futej në sallën e gjyqit dhe i pranonte çdo kërkesë prokurorit, në prehrin e të cilit kishte ardhur nga Durrêsi deri në Tiranë.
Gjyqtarja Dashi ndau edhe gjyqtarin Enkel Peza nga bashkëshortja e tij prokurore Blera Hamza, e cila në kërkesën për ndarje thotë se Peza e ka lënë pas dore. Peza njihet ndryshe si gjyqtari i mafies së pronave Helidon Gjikoka.
Mbetet për t’u parë rrjedha e fatit të ëndrrës dashurore të Olsit nda gjyqtares, por kujtojmë se Olsi po luan shumë fije të pushtetit, ashtu si Argita dhe Shkëlzeni luanin fijet e pushtetit të Berishës.
Olsi Rama nuk ishte thjeshtë një numër në jetën e Olta Xhaçkës, por çelësi për karrierën e Xhaçkës gjatë pushtetit të Ramës, si 3 herë deputete, ministre e Mbrojtje dhe aktualisht ministre e Jashtme.
Olta Xhaçka është e bija e Natasha Xhaçkës, e shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik fëmijësh në vitin 1992, e arratisur në Greqi, Itali dhe më pas SHBA, e dënuar dhe e lidhur me firmat piramidale.
Gjatë zhvendosjes në SHBA, Olta Xhaçka u lidh fillimisht me Parid Kadrinë, djali i bosit të firmës piramidale ‘Gjallica’, Gani Kadria
Ajo e mbajti lidhjen me Paridin dhe thuhet se i zhvati paratë që u ishin vjedhur shqiptarëve, deri kur u takua me Olsi Ramën, vëllain e Edi Ramës.
Olsi Rama, për Oltën, braktisi bashkëshorten dhe vajzën e tij të vetme. Lidhja dashurore mes tyre ka qenë e fortë dhe dramatike, por më pas është miksuar me interesa politike dhe financiare.
Çifti erdhi në Shqipëri, ku secili nisi jetën e tij, ku në mes mbeten vetëm interesa financiare.
Krahas futjes në politikë, Olta Xhaçka nisi një romancë me Kreshnik Spahiun, i cili në atë kohë ishte nënkryetar i KLD dhe një personazh me influenca në drejtësi. Lidhja dashurore u duk sikur po bëhej e fortë. Spahiu dhe Olta kanë bashkëjetuar për dy vjet.
Mbetet mister se pse marrëdhënia mes tyre mori fund. Shumë shpejt Olta Xhaçka kapi Artan Gaçin, edhe ky deputet i Edi Ramës dhe biznesmen.
Gaçi kishte një butik, ‘Butik Firence’ dhe furnizonte Edi Ramën me rroba të shtrenjta.
Butiku besohet se ishte thjeshtë një maskë. Në një raport të OSBE, të disa viteve më parë,Gaçi figuron në listën e biznesmenëve që pastrojnë para të pista dhe që ka histori me trafiqe.
Sapo bëri letrat për lidhjen me Artan Gaçin, ky i fundit i kaloi Olta Xhaçkës mbi 70 mijë euro në llogari që vitin e parë.
Në jetëshkrimin në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashme, Olta Xhaçka paraqet si partner vetëm të fundit, Artan Gaçin.
Disa muaj më parë, Rama e shpalli Gaçin invetitor strategjik. Opozita deklaroi se do t’i kërkonte Gjykatës Kushtetuese që t’i hiqte mandatin Gjaçkës, por më pas u tërhoq, pasi PD-ja e Berishës dhe e Bashës janë të lidhur me interesa financiare me pushtetin. / Infront
test
November 6, 2022 1:07 pm |prapaskena | Kronike, Kryesore
Ky është Xherxh (Gjergj) Laçi, i arrestuar sot nga Policia e Tiranës, i cili prej 6 vitesh nën kërcënimin e dhunës dhe të armëve të ftohta, mbante të ngujuar fëmijët e tij të mitur dhe bashkëshorten.
Sipas njoftimit të bërë nga policia, 50-vjeçari, Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Ndërkohë prej vitesh, dhunonte edhe bashkëshorten e tij, duke e kërcënuar që të mos dilte nga shtëpia.
Ai u thoshte atyre se nëse dalin nga shtëpia, do të sëmureshin. Vetë dilte vetëm ditën e premte për t’u falur. Familje jetonte në kushtë të rënda ekonomike.
Sipas dëshmitarëve Laçi dilte vetëm për faljen e xhumasë (të premtes), por prej 6 muajsh nuk dilte më as vetë nga banesa. Dy fëmijët prej një viti nuk kanë dalë fare nga shtëpia, ndërsa gruaja kishte 6 vite që rrinte e mbyllur.
Antiterrori ka pasur informacion se kishte prirje radikale, pro më pas pasi djemtë nuk dilnin më, banorët kanë lajmëruar policinë. 52-vjeçari është arrestuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër për rehabilitim.
test
November 6, 2022 12:00 pm |prapaskena | Aktualitet
Këngëtarja Adelina Tahiri prej disa kohësh tashmë gëzon një martesë me avokatin maqedonas, Serjiza Markov me të cilin ka dhe një djalë.
Që në momentin kur bëri publike marrëdhënien e saj, Adelina është komentuar shpesh negativisht nga ndjekësit në rrjetet sociale, lidhur kjo me diferencën e moshës që ka ajo me partnerin e saj. Së fundmi ajo ka folur për partnerin gjatë një interviste televizive pak më ndryshe se herët e tjera.
“Kemi marrëdhënie shumë të mirë. Unë kam shumë vite që jam me të. Në shtator kemi bërë 9 vjet lidhje dhe më njeh që kur kam qenë 19 vjeҫe. Kam një jetë, më rriti burri”- tregoi Adelina.
E pyetur nëse do ta kishte zgjedhur sërish në një tjetër jetë ajo tha: “Unë jam një femër që si të gjithë femrat kemi një të kaluar në jetë, dhe nuk më vjen turp për jetën, të kaluarën time apo ndonjë partner që kam pasur, por më vjen shumë keq që ai nuk ka qenë i pari për mua që kur kam lindur. Po të lindja sërish, prapë atë do të zgjidhja”- shpreh Adelina.
Teksa rrëfeu se si e pritën familja e saj lidhjen me partnerin, këngëtarja u shpreh:
“Babai im është i njohur në Maqedoni dhe nuk është se nuk kishte dëgjuar diҫka. Po nuk ishte moment që t’ia thosha dhe nuk kisha forcën pasi jam vajza e parë në familje dhe kam qenë si djali i babit, jo vajza e babit. Kemi qenë me pushime në Bodrum dhe vendosa t’ia thosha.
Kurrë nuk kam për ta harruar atë moment. Ja thashë të gjitha, që jam me një person që nuk ka të bëjë me fenë, nacionalitetin, moshën time, dhe kurrë nuk do ta harroj fytyrën e tij, prandaj janë prindërit. Mu kthye, asnjë fjalë nuk më tha, i dolën lotët dhe më tha: Prindërit dhe fatin nuk e zgjedh kurrë ti, janë punët e zotit. Kështu që unë të përkrah deri në fund. Më tha se do të jem me ty, të kam rritur, të kam edukuar dhe i besoj vendimeve të tua. Tani e do atë më shumë se mua.- vijoi ajo.
test
November 6, 2022 11:24 am |prapaskena | Politikë
Deputeti Ervin Salianji i njohur ndryshe si “Babalja” ka folur së fundi për partneren e ëndrrave.
I ftuar në emisionin “Më lër të flas”, i vendosur përballë disa zgjedhjeve, Salianji ka zbuluar se partenrja e tij e ëndrrave duhet të jetë brune.
I pyetur se nga do të donte të ishte nga Veriu, Jugu apo Shqipëria e Mesme, deputeti ka thënë se preferon të jetë nga Shqipëria e Mesme.
Ndërsa mes PS dhe PD, Salianji ka treguar se do të donte që partnerja e tij të ishte nga PD.
test
November 6, 2022 11:16 am |prapaskena | Aktualitet
Nëpërmjet mediave ku bënë reklamën e “Bana King”, Trifoni ka publikuar një sqarim, ku thotë se gjoja, disa ditë para kapjes së 33.5 kg kokainë, kishte njoftuar policinë për dy arkat në kontejner, duke i kërkuar të bëhej kontroll me qen nuhatës e kontroll fizik të çdo arke.
Referuar fakteve, kjo deklaratë e Trifonit është përpjekje për të fshehur të vërtetën, që ai e sjellë kokainën në Shqipëri me kontejnerët e “Bana King”, ngaqë ka lidhje me bosët e kompanisë së skanimit në Portin Detar dhe me kupolën e pushtetit, policisë e drejtësisë.
Këtë herë, kokainën ia lejoi skaneri dhe policia kufitare, por ia zbuloi ‘qeni’, pasi policia u detyrua të kontrollonte kontejnerin, i cili ishte raportuar nga partnerët anti- trafik, ndërsa Trifoni deklaron se e njoftoi ai policinë.
Këtë skemë shpëtimi, ai e përdori edhe më 30 dhjetor 2021, kur pasi kaloi 2 ton kokainë te skaneri, kufiri, anti-trafiku e dogana në Durrës dhe e zhduki; në fshatin Romanat i ngelën vetëm 119 kg., bashkë me policinë luajti rolin e denoncuesit e shpëtoi.
Kështu veproi më 17 korrik 2022, kur nga kontejneri i tij u zhdukën 50 arka me 1 ton kokainë, ku përsëri në lojë ishte policia, që për 2 ditë mbajti të fshehtë emrin e kompanisë “Bana- King”, nuk procedoi pronarin dhe liroi punonjësit e tij.
Referuar sqarimit që pronari krye- trafikant i “Bana King”, Trifon Murataj, po i bëjmë 5 pyetje:
– Nga e mësuat që në kontejnerin e bananeve, ishin futur 33.5 kg kokainë, madje dinit dhe në cilin radhë e rresht të ngarkesës gjendeshin dy arkat?
– Gjersa e dinit që kishte kokainë, përse dërguat punonjësit e “Bana- King” për të marrë kontejnerin në mënyrë të heshtur?
– Nëse kokaina nuk do ishte kapur e ju do ta çonit në magazinë, a do ta njoftonit policinë?
– Nga kush e mësuat, që skaneri e kishte lejuar kokainën tuaj?
– Gjersa e paskeni njoftuar ju policinë për kokainën, përse policia ju ka shpallur në kërkim, dhe gjersa nuk keni lidhje me të, përse nuk dorëzoheni para drejtësisë?
Kujtojmë, që Trifon Murataj është i skeduar nga DEA, si trafikant ndërkombëtar dhe bashkëpunëtor i Ben Qimes, në magazinimin e kokainës që sjell nga Ekuadori në Shqipëri me “Bana King”, dhe e trafikon në vendet e rajonit nëpërmjet rrjetit transit./Pamfleti
test
November 6, 2022 11:14 am |prapaskena | Rajon
Anton Rasaj, pronari i azilit “Orenda”, ku u dhunua e moshuara Minire Nura, tha se infermierja e cila e dhunoi, Aurona Pelaj, një natë më parë kishte dhënë dorëheqje me arsyen se do fillonte masterin.
Ai thotë se kanë një rregullore për pranimin e infermiereve të reja në punë, ndërsa shtoi se punonin 8 orë në ditë.
“Ishte dy muaj e gjysmë e punësuar te ne. Një natë më përpara se të dhunonte të moshuarën ka dhënë dorëheqjen nga puna. Më informoi se nuk do të punonte në azil. Kishte për të vazhduar masterin. Kishte thënë se nuk ka mundësi që të bënte dhe shkollën dhe punën.
Ne kemi një rregullore për pranimin e punonjësve të reja. Infermieret kanë qenë me nivelin e arsimit që i nevojitet qendrës tonë. Ne punojmë me tre turne. Punohet nga 8 orë në ditë për secilin me një orë pushim”- u shpreh ai.
Më tej ai tha se do të respektojë vendimin e Prokurorisë për pezullimin e punës së azilit edhe pse e ka konsideruar të padrejtë.
“Kam marrë email që nga 7 nëntori të pezullohet puna në institucionin tonë. Vendimin do e respektoj, ka forma të tjera ankese. E kam konsideruar të padrejtë vendimin që është marrë ndaj azilit”- tha ai në një intervistë për Euronews Albania.
test
November 6, 2022 10:58 am |prapaskena | Aktualitet
Xherxh (Gjergj) Laçi, 52-vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi prej 6 vitesh mbante të ngujuar dhe dhunonte sistematikisht gruan dhe fëmijët e mitur për shkak të bindjeve radikale.
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se 52-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 2 mjete prerëse thika si dhe municion luftarak.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 52-vjeçari, prej më shumë se 6 vitesh, mbante të mbyllur duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale.
Njoftimi i policisë:
Tiranë – Finalizohet nga Drejtoria e Antiterrorit dhe Komisariati i Policisë Nr. 4., në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, operacioni policor i koduar “Ngujimi”.
Mbante të ngujuar, për shkak të bindjeve radikale, bashkëshorten dhe fëmijet e mitur, prej më shumë se 6 vitesh, si dhe i dhunonte sistematikisht, vihet në pranga 52-vjeçari.
Sekuestrohen dy mjete prerëse thika dhe municion luftarak, të gjetura në banesën e 52-vjeçarit.
Specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit dhe specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4., bazuar në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ngujimi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. (Gj). Ll., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 52-vjeçari, prej më shumë se 6 vitesh, mbante të mbyllur duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale.
Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dy mjete prerëse thika ndërsa gjatë kontrolleve të ambienteve përreth banesës, në oborr, u gjetën dhe sekuestruan 700 fishekë luftarak dhe krëhra automatiku.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
test