Nëpërmjet mediave ku bënë reklamën e “Bana King”, Trifoni ka publikuar një sqarim, ku thotë se gjoja, disa ditë para kapjes së 33.5 kg kokainë, kishte njoftuar policinë për dy arkat në kontejner, duke i kërkuar të bëhej kontroll me qen nuhatës e kontroll fizik të çdo arke.
Referuar fakteve, kjo deklaratë e Trifonit është përpjekje për të fshehur të vërtetën, që ai e sjellë kokainën në Shqipëri me kontejnerët e “Bana King”, ngaqë ka lidhje me bosët e kompanisë së skanimit në Portin Detar dhe me kupolën e pushtetit, policisë e drejtësisë.
Këtë herë, kokainën ia lejoi skaneri dhe policia kufitare, por ia zbuloi ‘qeni’, pasi policia u detyrua të kontrollonte kontejnerin, i cili ishte raportuar nga partnerët anti- trafik, ndërsa Trifoni deklaron se e njoftoi ai policinë.
Këtë skemë shpëtimi, ai e përdori edhe më 30 dhjetor 2021, kur pasi kaloi 2 ton kokainë te skaneri, kufiri, anti-trafiku e dogana në Durrës dhe e zhduki; në fshatin Romanat i ngelën vetëm 119 kg., bashkë me policinë luajti rolin e denoncuesit e shpëtoi.
Kështu veproi më 17 korrik 2022, kur nga kontejneri i tij u zhdukën 50 arka me 1 ton kokainë, ku përsëri në lojë ishte policia, që për 2 ditë mbajti të fshehtë emrin e kompanisë “Bana- King”, nuk procedoi pronarin dhe liroi punonjësit e tij.
Referuar sqarimit që pronari krye- trafikant i “Bana King”, Trifon Murataj, po i bëjmë 5 pyetje:
– Nga e mësuat që në kontejnerin e bananeve, ishin futur 33.5 kg kokainë, madje dinit dhe në cilin radhë e rresht të ngarkesës gjendeshin dy arkat?
– Gjersa e dinit që kishte kokainë, përse dërguat punonjësit e “Bana- King” për të marrë kontejnerin në mënyrë të heshtur?
– Nëse kokaina nuk do ishte kapur e ju do ta çonit në magazinë, a do ta njoftonit policinë?
– Nga kush e mësuat, që skaneri e kishte lejuar kokainën tuaj?
– Gjersa e paskeni njoftuar ju policinë për kokainën, përse policia ju ka shpallur në kërkim, dhe gjersa nuk keni lidhje me të, përse nuk dorëzoheni para drejtësisë?
Kujtojmë, që Trifon Murataj është i skeduar nga DEA, si trafikant ndërkombëtar dhe bashkëpunëtor i Ben Qimes, në magazinimin e kokainës që sjell nga Ekuadori në Shqipëri me “Bana King”, dhe e trafikon në vendet e rajonit nëpërmjet rrjetit transit./Pamfleti