‘Po dolët jashtë, sëmureni’. Ky është i ‘çmenduri’ që ngujoi dhe rrahu për 6 vite gruan dhe fëmijët e tij në Tiranë! Dilte nga banesa vetëm të premteve për t’u falur. Arrestohet

Kronike

Publikuar: 06/11/2022

‘Po dolët jashtë, sëmureni’. Ky është i ‘çmenduri’ që ngujoi dhe rrahu për 6 vite gruan dhe fëmijët e tij në Tiranë! Dilte nga banesa vetëm të premteve për t’u falur. Arrestohet

Ky është Xherxh (Gjergj) Laçi, i arrestuar sot nga Policia e Tiranës, i cili prej 6 vitesh nën kërcënimin e dhunës dhe të armëve të ftohta, mbante të ngujuar fëmijët e tij të mitur dhe bashkëshorten.

Sipas njoftimit të bërë nga policia, 50-vjeçari, Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Ndërkohë prej vitesh, dhunonte edhe bashkëshorten e tij, duke e kërcënuar që të mos dilte nga shtëpia.

Ai u thoshte atyre se nëse dalin nga shtëpia, do të sëmureshin. Vetë dilte vetëm ditën e premte për t’u falur. Familje jetonte në kushtë të rënda ekonomike.

Sipas dëshmitarëve Laçi dilte vetëm për faljen e xhumasë (të premtes), por prej 6 muajsh nuk dilte më as vetë nga banesa. Dy fëmijët prej një viti nuk kanë dalë fare nga shtëpia, ndërsa gruaja kishte 6 vite që rrinte e mbyllur.

Antiterrori ka pasur informacion se kishte prirje radikale, pro më pas pasi djemtë nuk dilnin më, banorët kanë lajmëruar policinë.  52-vjeçari është arrestuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër për rehabilitim.