March 10, 2025 2:12 pm |prapaskena | Kryesore, Prapaskena
Në një mbledhje të mbyllur pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama është shprehur se ky arrestim “nuk është vepër e një njeriu të vetëm” dhe ka shtuar se bëhet fjalë për një “strukturë”. E cila synon jo thjesht arrestimin e Veliajt, por rrëzimin e vetë Ramës.
Duke qenë se njihet si kozmopolit me një lloj alergjie ndaj çështjeve të spiunazhit të huaj, Rama e ka të vështirë të artikulohet qartë rreth temave të tilla, i kompleksuar edhe nga fakti që nuk dëshiron t’u ngjajë paraardhësve të tij.
Për çfarë e ka pasur fjalën kryeministri dhe çfarë informacionesh ka ai?
Por persona të pranishëm në takim kanë kuptuar të gjithë nga konteksti i bisedës se fjala ishte për një “strukturë” ose “organizëm” të huaj, pra jashtë Shqipërisë. Një burim i dytë është shprehur pas këtij takimi që kjo “strukturë” është angazhuar për rrëzimin e Ramës, me shkak retorikën dhe veprimet e tij, veçanërisht pas zhvillimeve me zgjedhjet lokale në një bashki në jug të vendit.
A është e mundur që “struktura” e nënkuptuar nga kryeministri ka aktivizuar një projekt, pjesë e të cilit janë bërë persona në SPAK dhe GJKKO? Kjo mbetet për t’u parë. Janë institucionet që duhet të kenë informacione të sakta dhe madje të kundërpërgjigjen për situata të këtij niveli.
Por gjatë ditës së diel, në disa media online është botuar një artikull i pazakontë mbi prokurorin dhe gjyqtarin e çështjes Veliaj, i cili është përhapur masivisht. Të dhënat e paraqitura në këtë artikull duhen hetuar dhe verifikuar, pasi akuzat që ngrihen aty janë serioze dhe nuk mund të kalohen si një zhurmë e zakonshme e rrjeteve sociale.
Për çfarë bëhet fjalë?
Artikulli i botuar fillimisht në faqen investiguese “Prapaskena” dhe më pas në media të tjera, pretendon se prokurori Olsi Dado dhe gjyqtari Erjon Bani kanë të dy lidhje me Greqinë dhe lobin grek të SHBA, të cilët kanë qenë shumë aktivë në prapaskenën e krizës së fortë mes Tiranës dhe Athinës pas ngjarjeve me Bashkinë e Himarës, ose çështjen Beleri.
Në artikull ndër të tjera shkruhet:
“…. Si shumë familje myslimane çame të spastruara etnikisht prej shtetit grek, pas Luftës së Dytë Botërore në 1944 edhe familja “Bani” u dëbua nga Paramithia dhe erdhi në Shqipëri. Ajo u vendos në rrethinat e Sarandës.
Brahim dhe Feruze Bani janë gjyshi dhe gjyshja e gjyqtarit të GJKKO-së, Erjon Bani. Brahimi dhe Feruzeja lindën e rritën në Sarandë tre djem, njëri prej tyre quhet Ramiz, babai i Erjon Banit. Ramizi u martua me Irfanën, nënën e Erjon Banit. Ramiz dhe Irfania patën tre fëmijë: Erjon, Bledar dhe Rafaela Bani.
Pas vitit 1990, Ramizi dhe Irfania kaluan disa herë kufirin duke shkuar në qytezën e të parëve, Paramithia, tashmë e pushtuar nga vllehët dhe “grekët”. Në 1995 dhe 1996, ata ndërruan emrat me vendim të Këshillit Bashkiak Sarandë. Ramizi u bë “Jani” dhe Irfania u bë “Eleni”. Tashmë prindërit e Erjon Banit, nga çamë myslimanë, u kthyen në ortodoksë grekë.
Të njëjtën gjë bënë edhe dy vëllezërit e Ramiz (Jani) Banit, të dy ndërruan emrat, i shndërruan nga emra shqiptarë-çamë në greko-amerikanë. Njëri u bë Stivi Bani dhe tjetri Dario Bani. Madje, xhaxhai i Erjon Banit, me emrin Dario, nuk ndërroi vetëm emrin, por edhe atësinë dhe amësinë; nga Brahim e ktheu atësinë në “Braham” dhe emrin e nënës nga Feruze e ktheu në “Maria”.
Të gjithë të shndërruarit “Bani” nga çamë shqiptarë në ortodoksë grekë, përfituan dokumentet dhe pasaportat e shtetit fqinj. Familja çame myslimane e Brahim dhe Feruze Banit humbi identitetin dhe fenë. Tashmë kishte tre djem “grekë” të lindur si shqiptarë në Sarandë me emrat Jani, Stivi dhe Dario. Të tre ‘çamët’ krijuan familje në Shqipëri, të cilat i regjistruan edhe në Greqi si qytetarë të Greqisë. Të gjithë u pajisën me nënshtetësi greke.
Erjon Bani 19 vjeçar, dërgohet në Tiranë ku përfundon Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe Shkollën e Magjistraturës. Më pas ai u bë gjyqtar, ndërsa vëllai dhe motra u larguan si “grekë”, njëri për në Belgjikë dhe tjetra në SHBA.
Prokurori Ols Dado, në vetëdeklarimin e tij, rezulton se ka pasur një ndërprerje tre mujore nga fakulteti. Ai ka shkuar… në Greqi për të bërë… një kurs për Filozof. Pasi mbaroi kursin, u kthye të vijojë shkollën për jurist.
Ndërkaq, djali i vetëm i Ols Dados, Kris Dado, rezulton me pasaportë greke, me certifikatë lindje në Athinë dhe i pagëzuar nga një prift grek”, – shkruhet në artikull.
Sipas artikullit fakti që si prokurori ashtu dhe gjykatësi i Veliajt kanë lidhje të tilla me të njëjtën adresë, është një “rastësi” që duhet të paktën “të tërheqë vëmendjen e Shërbimit Informativ Shqiptar, për infiltrimin e mundshëm të shërbimit grek në zemër të drejtësisë re”.
Jo vetëm kaq. Referuar një burimi serioz me qasje në shërbimet sekrete dhe akses në informacione të klasifikuara, Ols Dado dhe Erjon Bani rezultojnë me dhjetëra udhëtime të dyshimta drejt Athinës. Udhëtimet e shpeshta të dyshes Dado-Bani drejt Greqisë reflektohen edhe në sistemin TIMS. Krahas lidhjeve të dyshimta me Athinën, Dado dhe Bani janë të vetmit magjistratë në SPAK dhe GJKKO që posedojnë pallate dhe hotele.
Ta ketë pasur fjalën për të njëjtën gjë edhe kryeministri kur ka përdorur në takimin e mbyllur termin “strukturë” dhe a kanë të bëjnë fillesat e kësaj intrige pushteti, me tiparet e një puçi, me atë që ndodhi me Bashkinë e Himarës, siç pretendohet në artikujt e përhapur online këtë të diel? Një plan hakmarrje i Athinës me Ramën që është në zbatim e sipër? Apo një teori konspirative?
test
March 10, 2025 11:18 am |prapaskena | Kryesore, Prapaskena
Vendimi nr. 7 i të dielës së 9 shkurtit 2025, marrë nga gjyqtari Erjon Bani, doli në media vetëm 24 orë më pas, më 11 shkurt 2025. Vendimi u mor në një seancë maratonë në GJKKO, ku u burgos Erjon Veliaj. Prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani kërkuan në seancën me dyer të mbyllura të burgosej Veliaj, pasi pretendimet për këtë masë sigurie i shoqëruan edhe me debat alla Big Brother me të izoluarin në kafazin e gjykatës, Erion Veliaj.
Vendimi u mor pa praninë e sekretares gjyqësore, në Dhomë Këshillimi, por gjyqtari Erjon Bani, me një shpejtësi lavdëruese, e zbardhi atë brenda 16 orësh, ditën e hënë (10 shkurt), ndërsa të martën paradite (11 shkurt) vendimi, plot 365 faqe pa asnjë gabim drejtshkrimor, u lexua nga e gjithë media online, pasi “rodhi” vetëm në njërën prej tyre.
Të gjithë mbetën të shokuar nga përmbajtja e vendimit, cilësia e hetimit dhe “kopsitja” e burgosjes së Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj.
SKANDAL I MADH!?
Vendimi “Bani” mban 365 faqe të plota, ku tregohen hetime, shifra, prona, llogari, dëshmi për 5 vepra të rënda penale që dyshohet se i kanë kryer 8 persona, 6 prej tyre biznesmenë, tre prej të cilëve shumë të njohur, dhe dy janë kryetari i Bashkisë Erion Veliaj me bashkëshorten e tij.
Në dosjen publike tregohen rrethanat e çështjes, mbi të cilën prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani kanë ngritur dyshime të forta për “korrupsion” e “pastrim parash”, duke shpalosur një narrativë akuzuese, mbështetur në fjalë, shprehje, togfjalësha me theksime të nxira më shumë se me “bold”.
Fabula e hetimit hodhi në publik një bombë të vërtetë korruptive, të hetuar nga dy hetuesit e BKH. Ata, së bashku me dy prokurorët, tregojnë në vendim për një sistem të organizuar korrupsioni dhe shpërdorimi të fondeve publike, të udhëhequr nga kryetari i Bashkisë dhe bashkëshortja e tij. Në qendër të kësaj vepre korrupsioni dhe pastrimi parash vendoset kryetari i Bashkisë, i cili ka shpërndarë fonde publike, të përfituara nga 6 biznesmenë: Gentjan Sula, Fatmir Bekteshi, Elman Abule, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu, Shkëlqim Fusha.
Këta biznesmenë ndërtuan vepra publike me fondet e bashkisë, duke dhënë në favor të Veliajt “ryshfet” në forma të ndryshme që fillojnë nga udhëtimet jashtë shtetit deri te pasuritë imobiliare. Sipas hetuesve, mirënjohja e biznesmenëve shkonte në forma të ndryshme për te 8 kompanitë apo OJF-të e Ajola Xoxes, ose duke dhuruar në forma të kamufluara prona imobiliare te ajo, të afërmit e saj dhe ata të Erion Veliajt, ku përfshihen vëllai, bashkë me mamanë e tij.
Vendimi “Bani” thekson me “bold”: “Kështu, provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit ekspozojnë ekzistencën e një mekanizmi të mirëmenduar, krijuar dhe vënë në funksion nga shtetasit nën hetim, me qëllim përfitimin nga fondet publike dhe pasurimin personal përmes veprimeve të kamufluara dhe të paligjshme.”
Por “bold”-i akuzues nxihet sterrë kur përmendet shifra e afro 1.1 milion eurove të gjeneruara me korrupsion (përveç pasurive imobiliare) nga çifti Erion Veliaj dhe Ajola Xoxe dhe kulmon qëllimin e tij me përmendjen e shifrës së shpenzuar vetëm për veshje të blera online: rreth 867 mijë euro nga Ajola Xoxe.
Dy prokurorët e SPAK dhe gjyqtari “Bani” shokojnë publikun dhe veçanërisht gratë e vajzat e Shqipërisë, kur në vendim burgosjen e Veliajt e “bold”-ojnë:
“Prokuroria ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetasja Ajola Xoxa, vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërm me të, për një periudhë kohore prej 6 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje personale, fustane, bluza, çanta, funde, pallto, produkte kozmetike, buzëkuq, vathë etj., në masën 86,721,175 lekë.”
Sikur të ishte përgatitur me një dinakëri greke të lashtësisë, prekja e unit femëror do shembte për një çast “kështjellën” Veliaj të ngritur në 20 vjet. “Nuk mund të durohet”, menduan gratë e vajzat anembanë Shqipërisë online, në prag të 14 shkurtit, kur lexuan sa gjëra personale luksi ishin blerë nga Ajola Xoxa për mirëmbajtjen e saj: “Kjo zonjë s’ka asgjë më shumë se ne, që të shpenzojë kaq shumë… 400 euro në ditë për veten moj motër. Jo – kjo nuk shkon!”
Aleanca e grave të “lënduara” kapi targetin e kërkuar; xhelozia triumfoi mbi ngjarjen, që nga më e varfra deri te më e kamura, burrat e grave dhe të vajzave po ndiheshin keq nga komentet e tyre, ndërkohë që debati publik u derdh me breshëri mbi temën “brekë”.
Askush nuk i pa elementët e vendimit-bombë për të pyetur: “Ore, a ka ndonjë gjë që nuk shkon në 365 faqe vendim?”

KRONO-VENDIMI
Vendimi i gjyqtarit Erjon Bani, me shumë “bold”-ime, tregon të vërtetat e një hetimi që nuk mund të fshihet te nënvizimet, shifrat, referencat apo pohimet e të pyeturve me metodën e hetuesisë së vjetër, me emrin e ri BKH.
Lapsusi me gjendjen gjyqësore të “të dënuarit” Erjon Veliaj është asgjë para skandalit në caktimin e gjyqtarit Erjon Bani, me procedurë. Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj ishte gjyqtare e çështjes “Veliaj” dhe jo Erjon Bani, sipas një grafiku gatishmërie në GJKKO.
Në pjesën shpjeguese të faqes 5 të vendimit thuhet:
“Gjatë periudhës së gatishmërisë më datë 23.01.2025-ora-09:00 në kuadër të procedimit nr. 27 të vitit 2024, është paraqitur kërkesa me Nr. 81, datë 23.01.2025, me Kërkues: Altin Kumara: Objekti: Vleftësimin e paligjshëm të veprimit hetimor të sekuestrimit të aparatit celular që i përket shtetasit Altin Kumara, si dhe kërkohet kthimi i këtij aparati telefoni celular. Ndodhur në këto kushte, duke qenë se mungon gjyqtare Atalanta Zeqiraj për arsye të marrjes së lejes së lindjes të gjitha kërkesat penale që lidhen me procedimin penal 27 të vitit 2024 gjykohen nga gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Bani, në respektim të nenit 278 pika 2 të K.Pr.Penale.”
Ky justifikim ligjor i sforcuar tregon se gjyqtarja Atalanta Zeqiraj zëvendësohet nga Erjon Bani, pasi merr lejen e paralindjes më 20.1.2025. Erjon Bani, sipas një grafiku të përcaktuar për muajin janar, ishte gjyqtar i gatshëm nga data 20.1.2025 deri në datën 26.1.2025. Ky gjyqtar nuk do të merrej me çështjen nëse nuk do të dilte një element “fatlum” me emrin Altin Kumara. Ky i fundit kërkoi më 23.1.2025 “kthimin e telefonit të sekuestruar nga SPAK”.
Meqenëse mungonte gjyqtarja Atalanta Zeqiraj dhe kjo kishte për të shqyrtuar çështjen me nr. 27, pra çështjen “Veliaj”, atëherë gjyqtari i hetimit paraprak për të dy rastet bëhej automatikisht Erjon Bani. Domethënë, Altin Kumara tërhoqi me procedurë si çështjen “Veliaj”, ashtu dhe gjyqtarin Erjon Bani.
Juristët penalistë këtë justifikim të shortit të GJKKO dhe caktimin në vend të Atalanta Zeqiraj të gjyqtarit Erjon Bani e quajnë “ngecje” me teknikë të pambështetur në ligj. Neni 278, pika 2 e Kodit të Procedurës Penale, që ka përdorur në vendim Erjon Bani për të justifikuar përfshirjen e tij në këtë çështje, nuk lejon dhe as parashikon që ai të marrë pa short, por me “përthithje”, çështjen “Veliaj”.
Neni 278
Kompetencat e gjykatës së shkallës së parë në hetimet paraprake
1. Gjatë hetimeve paraprake, për rastet e parashikuara nga ligji, mbi kërkesën e prokurorit, të pandehurit, viktimës dhe palëve private, vendos gjykata.
2. Kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake, sipas paragrafit 1, të këtij neni, shqyrtohen nga i
njëjti gjyqtar.
Redaksia u interesua për shëndetin e gjyqtares Atalanta Zeqiraj dhe ajo është shëndoshë e mirë. Nuk e ka lindur ende fëmijën e dytë të saj, pavarësisht se është larguar 50 ditë më parë nga detyra, dhe ligji parashikon që nëna mund të largohet nga puna e të paguhet 35 ditë para lindjes së fëmijës dhe 63 ditë pas lindjes, për të përfituar sipas raportit të barrëlindjes. Vetëm nëse znj. Zeqiraj pret binjakë apo trinjakë, largimi i saj 50 ditë më parë mund të justifikohej.
Nëse gjyqtarja Atalanta Zeqiraj u largua me raport shumë para periudhës së lindjes normale dhe procedura e shortimit të çështjes “Veliaj” u shkel për t’i rënë “ruleta” e gatishmërisë z. Erjon Bani, atëherë a duhet të dyshohet për një problem madhor për këtë çështje?
HETIMI QË FLET VETË
Hetimi i çështjes “Veliaj” është udhëhequr nga Ols Dado në 80% të tij dhe Altin Dumani si mbështetës prokuror dhe drejtues i SPAK. Hetuesit e BKH-së, të angazhuar nga Ols Dado, janë Samet Gurguri dhe Besmir Karaxha, të dy pa asnjë eksperiencë në hetim, të dy të emëruar në shkelje të rregullave të rekrutimit të hetuesve të BKH-së, sipas ligjit dhe rregulloreve për këtë qëllim.
Por nuk është qëllimi i kësaj radiografie të hetimit analizimi i figurës profesionale dhe morale të hetuesve të BKH-së dhe prokurorëve të angazhuar me çështjen, pavarësisht se rëndësia që ato kanë luan rol determinant në çështjen “Veliaj”.
Hetimi fillon dhe merr shkak nga një informacion apo kallëzim që një person anonim me emrin Nesti Angoni depoziton në zyrat e SPAK. Nuk del qartë nga vendimi i gjyqtarit Bani se si ky informacion apo kallëzim është administruar nga SPAK; me postë, online, me paraqitje në zyrat e SPAK apo në një formë tjetër që nuk njihet nga rregullat e proceseve penale.
Informacioni në formë kallëzimi mban datën 19 korrik 2023. Pas këtij informacioni, hetuesve të BKH-së iu deshën 7 muaj “hetime” që të arrijnë datën 8 shkurt 2024 për të bërë regjistrimin e procedimit penal për “Korrupsionin pasiv të funksionarëve të pushtetit vendor”.
Sipas vendimit, pas 7 muajsh hetimesh “intensive”, hetuesit shkruajnë:
“Nga tërësia e akteve të administruara nga hetuesit e BKH-së, deri në fazën që i paraprin regjistrimit të procedimit penal, rezultoi se… Nesti Angoni kishte të drejtë!”
Po si u bindën hetuesit që Nesti Angoni kishte të drejtë?
Veprimet e kryera nga hetuesit për një periudhë prej 7 muajsh përfshijnë 8 veprime ose thjesht verifikime online në sistemet përkatëse që posedon SPAK apo policia për të gjithë qytetarët, të cilat në kushte normale mund të kryheshin brenda një apo disa ditësh. Hetuesit e BKH-së harxhuan 8 muaj për të bërë 7 veprime në kompjuter:
• Verifikimi në sistemin e Tatimeve – U kontrollua historiku i punësimit për disa individë (Gentian Sula, Arbër Luan Veliaj, etj.) për të parë nëse kishin punuar për subjekte të caktuara si AGI KONS, GOEGEL, etj.
• Verifikimi në Regjistrin e Gjendjes Civile – U kontrolluan të dhënat familjare për të konfirmuar lidhjet familjare mes personave të përfshirë.
• Verifikimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) – U kontrolluan subjektet “AGI KONS,” “GOEGEL,” dhe “Partners Law” për të parë pronësinë, administratorët dhe objektin e aktivitetit.
• Verifikimi në sistemin e Kadastrës – U kryen kontrolle mbi pasuritë e regjistruara për disa individë (Erion Luan Veliaj, Arbër Luan Veliaj, Ajola Xoxa, etj.), duke gjetur disa prona në Tiranë, Vlorë, Kavajë, etj.
• Verifikimi në sistemin bankar – U kontrolluan llogaritë bankare për personat e përfshirë, duke u identifikuar llogari të hapura dhe të bllokuara në disa banka.
• Verifikimi në sistemin TIMS – U kontrolluan lëvizjet jashtë shtetit për disa persona (p.sh., Erion Veliaj dhe Gentian Sula) për të parë nëse kishin udhëtuar së bashku.
• Deklaratat e pasurisë dhe interesave private – U shqyrtuan deklarimet e pasurisë të disa personave për të parë nëse kishte pasuri të fshehura ose konflikte interesi.
Në 8 shkurt 2024 (pas 7 muajsh nga kallëzimi i Nesti Andonit) hetuesit referuan regjistrimin e çështjes penale për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe u vijua me hetimet e mëtejshme. Pas një stacioni të gjatë 7 mujor, filloi një i dytë më i gjatë se i pari.

HETIMI QË ÇALON
HETIMI QË ÇALON
Stacioni i dytë i hetimit kërkoi 10 muaj të tjerë para se të fillonte faza e përshpejtuar e tij. Nga shkurti 2024 deri në maj 2024 vendimi tregon se nuk është kryer ndonjë hetim. Në maj – qershor 2024 janë kryer vetëm 4 veprime, të gjitha veprime që mund të kërkojnë vetëm një deri në dy ditë kohë, nëse hetuesit do shkonin thjesht në tre institucione ku janë marrë të dhëna, Kadastër, Drejtoria e mjeteve automotorike (DPSHTRR), Drejtoria e Doganave.
HETIMI I NXITUAR
Vendimi i gjykatës tregon se nga 12 dhjetori 2024 deri më 24 janar 2025 janë kryer 98% e veprimeve, të cilat burgosën Veliajn dhe vendosën masa sigurie për 7 të tjerë, bashkëpunëtorë të tij në krim. Për një muaj e pak ditë është zhvilluar një hetim i regjistruar nga një anonim.
Pa asnjë precedent të mëparshëm në historinë e jurisprudencës penale shqiptare, u kryen veprimet që çuan në burgosjen e Kryetarit të Bashkisë së Kryeqytetit vetëm për 40 ditë. Adela Kondakçiu dhe Ina Goxhaj janë “pini” i hetimit sipas prokurorëve dhe hetuesve. Dëshmitë e tyre, që filluan më 12 dhe 13 dhjetor, hapën siparin e shtimit të veprave penale.
Nxitimi për të çuar shpejt dhe më shumë se shpejt tregohet në një veprim “hetimor” të datës 21.01.2025, ku hetuesi i BKH-së kqyr Instagramin e Erion Veliajt dhe gjen një postim të shtatorit 2023. Ky veprim hetimor do të bëhej vetëm tre ditë para se çështja “Veliaj” të nisej në gjykatë për masa sigurie personale, ndër të tjera ‘burg’ për Kryetarin e Bashkisë.
Pjesë nga vendimi:
“Në datë 19.07.2023 është administruar në Prokurorinë e Posaçme një informacion i cili është protokolluar me nr. K536, dërguar nga një shtetas i vetëidentifikuar si Nesti Angoni, me adresë në Rr. “5 Maji”, Nr. 71, Tiranë. Në informacionin e përcjellë fillimisht nga shtetasi i vetëidentifikuar si Nesti Angoni, përmenden disa fakte rreth shtetasit Erion Veliaj, me detyrë kryetar i bashkisë Tiranë, të cilat çmohen si kompromentuese për një zyrtar publik. Keto fakte, lidhen me funksionin e kryetarit të bashkisë si edhe marrëdhenien e këtij të fundit me shtetasin Genti Sula, pronar i shoqërisë tregtare “AGI CONS”
Pasi Nesti Angoni nuk identifikohet dot kush është edhe pse hetuesit e “kërkuan” më kot në gjendjen civile, ata shkruajnë:
“Me administrimin e kallëzimit pranë Prokurorisë së Posaçme, nga ana e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë kryer disa verifikime paraprake, të cilat konsistojnë fillimisht në sigurimin e të dhënave për kallëzuesin, shtetasin e identifikuar si Nesti Angoni. Nga rezultatet konstatohet se nuk ekzistojnë të dhëna për këtë shtetas.”
Megjithëse nuk identifikohet kallëzuesi, hetuesit merren seriozisht me informacionin që Nesti Angoni shkruan, madje ata e citojnë Nestin anonim:
“Të gjitha këto, vijon kallëzuesi, të shtyjnë të mendosh se ku i gjeti shtetasi Erion Veliaj mundësitë financiare dhe nëse ekzistojnë dokumenta të blerjeve, pagesa bankare etj.”
Nga radiografia e këtij hetimi dalin me detyrim disa pyetje që koha do t’i trajtojë dhe më pas do t’u japë përgjigje:
• Kush është Nesti Angoni dhe në çfarë forme mbërriti në tryezën e SPAK?
• Pse u pritën 7 muaj nga marrja e një informacioni anonim deri në regjistrimin e procedimit penal më 08.02.2024?
• Pse u prit deri më 12 dhjetor 2024 për të filluar një “sulm” të nxituar hetimor, që përfundoi më 24 janar 2025 me kërkesën për burgosjen e Erjon Veliajt?• A u gjet rastësisht Erjon Bani në këtë “gatishmëri” gjykimi?
Kjo është një radiografi fillestare. Hetimi po shtillet…
Shumë pyetje të tjera do të zbardhen pasi drejtësia të shkojë në vendin e vet, bashkë me kriminelët dhe prokurorët e vërtetë të saj. / Gazeta Dita
test
March 10, 2025 10:41 am |prapaskena | Krim & Korrupsion, Kryesore
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, partia e Çështjes Çame PDIU me në krye Shpëtim Idrizin do të jetë pjesë e koalicionit të Partisë Demokratike, në të cilin bën pjesë edhe partia e minoritetit grek PBDNJ me në krye Vangjel Dulen. I pyetur në një studio televizive nëse në të ardhmen do të bashkëpunonte me Partinë Socialiste, Idrizi nuk e përkashtoi si mundësi. Duke parë burimin e parave të Shpëtim Idrizit gjatë 10 viteve të fundit, jo vetëm që një kalim i PDIU në krahun e PS pas zgjedhjeve nuk do të ishte pazakontë, por duket sikur Idrizi është një ‘hudhër’ apo ‘patkua’ i Ramës në koalicionin e Berishës.
Në emër të djalit të tij Denion Idrizi, Shpëtim Idrizi ka krijuar një kartel kompanish ndërtimi, në ortakëri me oligarkë dhe ndërtues kullash. Përmes këtij karteli mbulon pasuri të paluajtshme me vlerë qindra mijëra euro të padeklarura në ILDKPKI.
Teksa bashkëshorten e ka sistemuar në Bankën e Shqipërisë me rrogë 45 mijë euro në vit, Idrizi, përmes të birit kontrollon tre kompani ndërtimi PRIME LANDMARKS DEVELOPMENT, DLSOL dhe CONINVEST, me të cilat merr pjesë në ngritjen e kullave me lejen e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Disa javë më parë, gjithnjë përmes të birit, Idrizi ka hapur edhe një restorant te Kalaja e Tiranës.
Që nga krijimi, “Solid Construction Sh.P.K”, ka qenë 100% “de facto” në pronësi të Shpëtim Idrizit dhe ka marrë 15 leje ndërtimi në Tiranë, Sarandë, Himarë e Vlorë dhe n/kontraktor në ri-ndërtimin e banesave të pas tërmetit.
Idrizi kontrollon edhe kompaninë Parkingo, me adresë qendrore në Yzberish-Tiranë, në emër të së cilës ka disa zyra, garazhe nën pallate e në sipërfaqe të hapura. Në Yzberish te rruga “3 Dëshmorët”, ka 292 m2 parking nën pallat dhe sipërfaqe 1100 m2 parking të hapur. Ka sipërfaqe 1693 m2 parking të hapur te adresa rruga “Sabaudin Gabrani” në Kashar dhe 300 m2 në mjediset e “Spitalit Amerikan Nr.3”. Po tek kjo zonë ka 1600 m2 parking të shpërndara në disa pallate. Ka sipërfaqe 280 m2 te Njësinë Bashkiake nr.5, në adresën rruga “Ismail Qemali”, pallati nr. 27/1, shkalla Nr.3, kati 1, si dhe parking tjetër 136 m2 nën pallat, te rruga “3 Dëshmorët” në Yzberish.
test
March 10, 2025 8:22 am |prapaskena | Aktualitet, Kryesore
Rreth një muaj më parë, Prokuroria e Posaçme dhe konkretisht prokurori Ols Dado, kërkoi deklarimin fajtor të ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, për tjetërsimin e një sipërfaqe toke në fshatin Gjilekë, e cila i ishte dhënë me statusin investitor strategjik ish deputetit socialist Artan Gaçi, bashkëshortit të ish ministres Olta Xhaçka, për të ndërtuar një resort turistik.
Organi i akuzës kërkoi dënimin me 3 vite burg për ish kryebashkiakun, i cili ndodhet në burg prej marsit të vitit të kaluar. Më datë 19 shkurt 2025, ka qenë Alfred Beleri, i cili ka depozituar një kallëzim penal pranë SPAK ndaj rivalit të tij Jorgo Goro, në zgjedhjet për bashkinë e Himarës. Në kallëzim ishin edhe Artan Gaçi dhe bashkëshortja e tij Olta Xhaçka.
Kujtojmë se Alfred Beleri u dënua me 2 vitë burg, i arrestuar në flagrancë për shitblerje votash në zgjedhjet lokale për bashkinë Himarë, e pas kryerjes së dënimit u shpërblye me një mandat eurodeputeti nga Partia “Demokracia e Re” e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Arrestimi i Belerit, edhe pse në flagrancë, ndezi një debat të ashpër mes Athinës dhe Tiranës, ku Mitsotakis kërcënonte përmes vetos, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, në këmbim të lirimit dhe betimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.
“Greqia pranoi dërgimin e letrës së BE-së në Tiranë për hapin e parë të fillimit të negociatave, por me kusht që në fazën tjetër të procesit të ketë një lëvizje të qartë që Beleri të marrë përsipër detyrat dhe të respektojë të drejtën e tij për një gjykim të drejtë, si dhe prezumimin e pafajësisë. Përndryshe, Greqia nuk do të pranojë fazat e ardhshme të procesit të anëtarësimit”, shkruanin asokohe mediat greke.
Nga ana tjetër, vetëm 3 ditë para pretencës për kryebashkiakun socialist Jorgo Goro, më datë 10 shkurt 2025, ishte sërisht prokurori Ols Dado që do të kërkonte pranë GJKKO-së dhe përmes gjyqtarit Erjon Bani, ekzekutimin e masës “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
Por çfarë e lidh Fredi Belerin me Jorgo Goron dhe Erion Veliaj? Në skenë del financierja Adela Kondakçiu
Me sa duket Athina nuk ia fali kurrë Tiranës burgosjen e “birit” të saj Dhionisis Beleri, edhe pse ky i fundit u arrestua në flagrancë për shitblerje votash dhe gjatë gjithë aktivitetit të tij si kreu i “OMONIA-s”, ka ngritur pretendime për Himarën se i përket pjesës veriore të Greqisë, pra vorioepirit dhe për ta fakt është, se disa banorë aty flasin gjuhën greke. Sipas organizatës minoritare greke, u ngritën pretendime se pas proceseve gjyqësore që rrëzojnë kërkesat e Fredi Belerit për lirim nga burgu, qëndronte Edi Rama.
Ndoshta për të goditur pushtetin e Edi Ramës, qarqet greke që premtuan hakmarrje ndaj kryeministrit, ngritën skema për të shantazhuar pozitat politike të disa zyrtarëve të lartë socialist.
Për ata që nuk e dinë, Adela Kondakçiu, financierja e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, është njëkohësisht dhe financierja e Artan Gaçit dhe bashkëshortes së tij, Olta Xhaçka. Kondakçiu del në të dy dosjet e SPAK, se ajo ka “çelësat” e financave të dy sipërmarrësve Xoxa dhe Gaçi.
Fredi Beleri i cili ka pretendime territoriale greke për Himarën, është personi që ka kallëzuar konkurrentin e tij Jorgo Goro dhe investitorin strategjik në bregdetin e jugut Artan Gaçi.
Prapa hetimeve të SPAK qëndron prokurori Ols Dado, i cili ka kërkuar masa arrest me burg në mungesë për të dy kryebashkiakët socialist, Goro dhe Veliaj, njëkohësisht dhe klientët e Adela Kondakçiut. Sipas disa investigimeve të mediave të tjera, rezulton se Dado në vetedeklarimin e tij, pohon se ka pasur një ndërprerje tre mujore në fillim të vitit 1993 deri në Prill të po atij viti, për të bërë në Greqi një kurs filozofie.
Në ato vite, shqiptarët që kanë emigruar herët kujtojnë si shteti fqinj kishte nisur “operacionin fshesa” për të riatdhesuar emigrantët shqiptarë që jetonin në Greqi, por jo prokurorin, i cili pasi përfundoi me “sukses” kursin, u kthye të vijojë shkollën për jurist. Për këtë kurs, mediat ngren dyshime se prokurori nuk disponon asnjë certifikatë që provon se ka ndjekur specializimin për fushën e filozofisë.
Pretendimet e prokurorit Ols Dado për të dhënë masën “arrest me burg” ndaj Erion Veliajt i ka vulosur gjyqtari Erjon Bani, një çam mysliman i konvertuar në grek ortodoks. Si shumë familje myslimane çame të spastruara etnikisht prej shtetit grek, pas Luftës së Dytë Botërore në 1944, edhe familja “Bani” u dëbua nga Paramithia dhe erdhi në Shqipëri. Ajo u vendos në rrethinat e Sarandës.
Brahim dhe Feruze Bani janë gjyshi dhe gjyshja e gjyqtarit të GJKKO-së, Erjon Bani. Brahimi dhe Feruzeja lindën e rritën në Sarandë tre djem, njëri prej tyre quhet Ramiz, babai i Erjon Banit. Ramizi u martua me Irfanën, nënën e Erjon Banit. Të gjithë të shndërruarit “Bani” nga çamë shqiptarë në ortodoksë grekë, përfituan dokumentet dhe pasaportat e shtetit fqinj.
Të gjithë ata që përmendëm më sipër, drejtpërdrejtë apo tërthortë kanë një lidhje me qarqe të errëta greke, që promovojnë aneksimin e vorioepirit, e me sa duket kjo e ka një çmim…!
Kush është Fredi Beleri
Kujtojmë për lexuesin se Dhionisios Alfred Petro Beleri, rezulton i dënuar me 3 vite burg për nxitje dhe urrejte nacionaliste, vendim i dhënë nga gjykata e Vlorës në vitin 2003. Së fundi u dënua nga GJKKO me 2 vite heqje për korrupsion në zgjedhje.
Beleri është hetuar edhe për “Masakrën e Peshkëpisë”, dosja e cila është rihapur disa herë por pa sukses duke u arshivuar pa autorë. Për herë të fundit ajo u rihap në vitin 2019 nga ish prokuroria për Krime të Rënda për tu pushuar nga SPAK.
Posta Kufitare e Peshkëpisë në Gjirokastër, u sulmua më 10 prill të vitit 1994. Posta u përball me një sulm agresorësh grekë, të cilët, pasi vranë rojën, ushtarin Arsen Gjinin dhe komandantin e repartit, kapiten i parë, Fatmir Shehu, plagosën efektivë të tjerë dhe grabitën gjithë armatimet në tërheqje e sipër.
Beleri tentoi të kandidonte edhe në vitin 2019 për bashkinë e Himarës, si kandidat i pavarur por nuk u lejua nga komisioni qëndror i zgjedhjeve. Shak u bënë shkeljet që iu gjeten në formularin e dekriminalizimit.
Kur Berisha ndodhej në një tubim në Athinë, dy kandidatët e Partisë Demokratike dhe PBDNJ për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri dhe Petro Gjikuria, morrën pjesë në tubimin e organizuar për autonominë e jugut të Shqipërisë, siç thonë grekët… vorio epiri. Pas përfundimit të tubimit, ata i janë bashkuar më pas Berishës në takimin e tij në kuadër të turit të diasporës që do të mbahej me shqiptarët që kanë emigruar, jetojnë dhe punojnë prej dekadash në shtetin fqinj.
test
March 9, 2025 12:13 pm |prapaskena | Investigim, Krim & Korrupsion, Kryesore
Paramithia është një qytezë e vogël në komunën e Sulit në Greqi, e njohur si zemra e Çamërisë. Emigranti nga Paramithia, Sotir Bulgari, në vitin 1881 krijoi në Romë shtëpinë e bizhuterive “Bulgari”. Veshjet, parfumet dhe bizhutë luksoze të markës “Bulgari” kanë një origjinë çame, ashtu si e gjithë familja “Bani”, e larguar para dy brezash prej genocidit grek.
Si shumë familje myslimane çame të spastruara etnikisht prej shtetit grek, pas Luftës së Dytë Botërore në 1944 edhe familja “Bani” u dëbua nga Paramithia dhe erdhi në Shqipëri. Ajo u vendos në rrethinat e Sarandës.
Brahim dhe Feruze Bani janë gjyshi dhe gjyshja e gjyqtarit të GJKKO-së, Erjon Bani. Brahimi dhe Feruzeja lindën e rritën në Sarandë tre djem, njëri prej tyre quhet Ramiz, babai i Erjon Banit. Ramizi u martua me Irfanën, nënën e Erjon Banit. Ramiz dhe Irfania patën tre fëmijë: Erjon, Bledar dhe Rafaela Bani.
Duke kërkuar mundësi të reja në shtetin fqinj, Greqi, pas vitit 1990, Ramizi dhe Irfania kaluan disa herë kufirin duke shkuar në qytezën e të parëve, Paramithia, tashmë e pushtuar nga vllehët dhe “grekët”.

Në 1995 dhe 1996, ata ndërruan emrat me vendim të Këshillit Bashkiak Sarandë. Ramizi u bë “Jani” dhe Irfania u bë “Eleni”. Tashmë prindërit e Erjon Banit, nga çamë myslimanë, u kthyen në ortodoksë grekë.
Të njëjtën gjë bënë edhe dy vëllezërit e Ramiz (Jani) Banit, të dy ndërruan emrat, i shndërruan nga emra shqiptarë-çamë në greko-amerikanë.

Njëri u bë Stivi Bani dhe tjetri Dario Bani. Madje, xhaxhai i Erjon Banit, me emrin Dario, nuk ndërroi vetëm emrin, por edhe atësinë dhe amësinë; nga Brahim e ktheu atësinë në “Braham” dhe emrin e nënës nga Feruze e ktheu në “Maria”. Dario Bani tashmë quhet i biri i Brahamit dhe Maries, dhe jo më i Brahimit dhe Feruzesë.

Të gjithë të shndërruarit “Bani” nga çamë shqiptarë në ortodoksë grekë, përfituan dokumentet dhe pasaportat e shtetit fqinj. Familja çame myslimane e Brahim dhe Feruze Banit humbi identitetin dhe fenë. Tashmë kishte tre djem “grekë” të lindur si shqiptarë në Sarandë me emrat Jani, Stivi dhe Dario. Të tre ‘çamët’ krijuan familje në Shqipëri, të cilat i regjistruan edhe në Greqi si qytetarë të Greqisë. Të gjithë u pajisën me nënshtetësi greke.
Ndërkohë që Jani dhe vëllezërit e tij u morën me tregti dhe bisnese të dyshimta në dy anët e kufirit, Erjon Bani 19 vjeçar, dërgohet në Tiranë ku përfundon Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe Shkollën e Magjistraturës. Më pas ai u bë gjyqtar, ndërsa vëllai Bledar Bani dhe motra Rafaela Bani u larguan si “grekë”, njëri për në Belgjikë dhe tjetra në SHBA. Bledar Bani është kthyer në shtetas belg dhe jeton në Antwerp, ndërsa Rafaela Bani, si greke-amerikane, punon në një firmë avokatie në Teksas, SHBA.

Erjon Bani, bën një karriere të shpejtë dhe emërohet gjyqtar në Gjykatën e Posaçme, pas kalimit me shumë pikëpyetje të Komisionit të Vetingut.
Gjyqtari Bani, për të cilin thuhet se ka fshehur një dënim për një vjedhje ordinere në rini, gjendet në “ciklonin” publik për tre vendime të forta; njëri prej tyre është vendimi për të mbajtur në burg Lefter Kokën, i dyti ka të bëjë me masat e sigurisë për aferën e sterilizimit, Ilir Beqes, dhe vendimi i tretë, më i bujshmi është ai i “burgosjes” së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.
Erjon Bani, gjyqtari çam me origjinë nga Paramithia, me xhaxhallarë dhe baba ‘grek’, vëlla “belg” dhe motër “amerikane”, ka vendosur të qëndrojë në Shqipëri e të japë kontributin e tij për ri-ngritjen e sistemit të drejtësisë shqiptare.
Në arsyetimin e vendimit për të mbajtur në burg Lefter Kokën, Erjon Bani shkruan si një patriot fanatik që fle në jastëk të mbështjellë me flamur shqiptar:
“Në situatën aktuale, ekziston një opinion mosbesues nga opinioni shoqëror, por edhe nga institucionet ndërkombëtare ndaj organeve shtetërore dhe në veçanti ndaj organeve të drejtësisë lidhur me luftën kundër korrupsionit. Mbizotëron një opinion mosbesues se organet shtetërore dhe organet e drejtësisë nuk kryejnë detyrën e tyre në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe nuk ndëshkojnë rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Pasojat e këtij opinioni mosbesues kanë ndikuar dhe ndikojnë në imazhin e vendit në raport me lirinë ekonomike dhe shtetin ligjor, si dhe në zhvillimin ekonomik të shoqërisë dhe të aktiviteteve ekonomike private.”
Po a është kaq patriot Erjon Bani? Faktet tregojnë se babai dhe xhaxhallarët kanë braktisur patriotizmin çam dhe fenë myslimane për “letrat” dhe flamurin grek. Të gjithë pinjollët e Brahim dhe Feruze Banit janë kthyer në grekë dhe kjo e ka një çmim…
Erjon Bani i biri i Janit dhe Elenit po trondit politikën e Shqipërisë duke vënë drejtësi në emër të Republikës së Shqipërisë, paçka se në Greqi në rekordet e shtetit fqinj shënohet Érion Báni o gios tou Tzáni kai tis Elénis.
Të gjitha këto fakte dhe rrethana mund të konsiderohen një rastësi nëse nuk do të eksiztonin edhe disa fakte të tjera. Dhe shumë rastësi duhet të paktën të tërheqin vëmendjen e Shërbimit Informativ Shqiptar dhe shërbimeve partnere për infiltimin e mundshëm të dorës së shërbimit grek në zemër të drejtësisë re.
Prokurori që po ‘furnizon me mish thertoren’ e çamit me flamur grek Erjon Bani, është Ols Dado, i emëruar prokuror në kundërshtim flagrant me ligjin në vitin 2008 në Progradec nga Ina Rama, i transferuar pas 10 mujash po nga Ina Rama nga Progradeci në Tiranë, i ngjitur me shpejtësi në pozicionin Drejtorit të Mardhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe i komanduar në SPAK në 1 janar 2023, dy muaj para se KLP të jepte pëlqimin për komandimin e tij, veprim ky që kapitullon KLP si një organ mbi SPAK-un. Jo vetëm kaq, por i diplomuar me pesa, Ols Dado jep mësim në Shkollën e Magjistraturës, pas një masteri të blerë, Shkollë në të cilën Dado, me mesateren e tij, nuk do të pranohej kurrë si student.



I gjithë ky zinxhirë skandalesh ndoshta nuk do të tërhiqte vëmendjen. Por, në vetedeklarimin e tij, Ols Dado rezulton se ka pasur një ndërprerje tre mujore nga fakulteti me natyre meditative. Pas dështimit për t’u bërë violinist, Ols Dado ka shkuar në Greqi për të bërë një kurs për Filozof. Pra, nuk ka shkuar për të vjelë ullinj si Adriatik Llala dhe Gjin Gjoni, por për filozofi! Pasi mbaroi kursin, me bagazh Aristotelik me vete, u kthye të vijojë shkollën për jurist.

Edhe violinist, edhe filozof, edhe ndërtues, edhe noter, edhe fustanexhi, edhe prokuror me pahir, edhe lac Shijaku në gjyq, edhe Xhi-Ban me dëshmitarët, sikur nuk shkojnë të gjitha bashkë.

Ndërkaq, djali i vetëm i Ols Dados, Kris Dado, rezulton me pasaportë greke, me certifikatë lindje në Athinë dhe i pagëzuar nga një prift grek. Kur mbushi 18 vjeç, Ols Dado i bleu një makinë Range Rover të kuq, me vlerë mbi 35 mijë euro, por që e deklaroi 25 mijë euro. Pra, dhuratë 35 mijë euro me pagë modeste në Prokurorinë e Përgjithshme.

Sapo mbaroi arsimin e lartë për juridik, Kris Dado, me ndërhyrjen e babait Ols Dado prokuror, u sistemua lehtësisht në Ministrinë e Drejtësisë. Në emër të të birit, Dado kamuflon edhe një apartament me vlerë mbi 300 mijë euro, në Bulevardin Zogu I, pranë Ministrisë së Drejtësisë, në një pallat me apartamentin tjetër të Dados, me shtesa pa leje, me vlerë mbi 300 mijë euro, deklaruar disa herë më pak. Këto pasuri nuk kanë lidhje me pallatin te Rruga e Kavajës, për lejen e të cilit i shkruante Erion Veliajt.
Nuk e dimë se si u është përgjigjur ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, fletëthirrjeve të vazhdueshme të Greqisë që Kris Dado të kryejë ushtrinë, por Ols Dado dhe Erjon Bani, i pari me pallat dhe i dyti me pallat dhe hotel në Sarandë, flasin greqisht në korridoret e GJKKO. Teksa ILD, KLP, KLGJ, Kuvendi dhe SHISH flenë, ndoshta një ditë edhe vendimet do t’i shkruajnë greqisht!
test
March 9, 2025 9:02 am |prapaskena | Investigim, Krim & Korrupsion, Kryesore
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ka miratuar një leje për ndërtimin e një kompleksi në Elbasan, një investim qindra mijëra euro. Rezidenca e quajtur ‘Arena’ po ndërtohet nga kompanitë Togli Konstruksion dhe Dika 2011, me pronarë Rexhep Jolla dhe Mario Dika.

Mes pronarëve përfitues rezulton edhe Iljaz Llatja, i cili është babai i kryebashkiakut të Elbasanit Gledian Llatja. Nuk dihet se sa është pjesa takuese në letër e z. Iljaz Llatja, por vendimarrja e të birit Gledian Llatja, është jo vetëm në konflikt interesi, por ka edhe natyrë korruptive.

Miratimi i një leje ndërtimi për babanë, praktikisht për veten e tij, duket një lëvizje e guximshme e Llatjas në kushtet kur SPAK po mbush qelitë me kryebashkiakë, ish ministra dhe drejtorë. Ka dyshime të forta se Llatja është pronari kryesor i kompleksit dhe se dy kompanitë dhe pronarët e tjerë janë kamuflim.



Aferat me tendera
Gledian Llatja ka ruajtur klientelën e paraardhësit sa i takon fituesve së tenderave. Janë një çetë biznesmenësh, disa nga të cilët anëtarë të organizatave kriminale, të cilët ndajnë mes njëri-tjetrit tenderat në Elbasan. Fillimisht, Gledian Llatja ia dha vulën dhe firmën nënkryetares së bashkisë Aulona Bylykbashi për të firmosur tenderat për njerëzit e krimit dhe korrupsionit.
Por, duket se zonja Bylykbashi u tremb nga SPAK dhe nuk pranoi më të firmoste, edhe pse për çdo firmë dyshohet se merrte pjesën e saj. Në këtë rrethana, Llatja ia ka dhënë vulën nënkryetarit tjetër Asim Sula, i cili firmos tenderat e dyshimtë për rrethin e përhershëm klientelist.

Me sa duket Llatja mendon se kjo manovër mund t’a shpëtojë atë nëse do t’i vijë dita e përballjes me drejtësinë dhe se në duart e SPAK-ut do të bien Bylykbashi dhe Sula. Gjithsesi, Asim Sula është hedhur menjëherë në veprim, duke firmosur një tender 650 mijë euro për Nuri Ballën, pjesë e rrethit klientelist, lidhje e një deputeti të fuqishëm. Fituesi është diktuar me pazar në tavolinë, nuk ka pasur konkurrencë dhe oferta fituese është gati sa fondi limit.


Nga ana tjetër, drejtori i Ujësjellësit Luan Tabaku, disa ditë më parë, ka firmosur tenderin e radhës 2.3 milionë euro për ‘urithin e tenderave’ Eral Myftaraj, i cili mashtron me zbatimin e kontratave dhe që ndryshon çdo javë telefonin nga frika e SPAK-ut.

Eral Myftaraj është gllabëruesi më i madh i tenderave në Qarkun e Elbasanit. Herë duke u servilosur pas deputetëve, ish ministrave dhe drejtorëve, herë duke bërë pazare, herë me mashtrime dhe pothuajse në çdo rast duke dhënë ryshfet, Eral Myftaraj përlan të gjithë tenderat e mëdhenj në Qarkun e Elbasanit, duke mashtruar me zbatimin e kontratave dhe manipuluar volumin e punimeve.

Gjatë 7 viteve të fundit, vetëm me kompaninë e ndërtimit Meteo, Myftaraj ka marrë 45 milionë euro tendera. Mbi 10 milionë euro tendera i ka marrë me kompaninë AL-MEXWOOD.
Bashkia Elbasan nën kontrollin e grupeve kriminale
Referuar dosjes së SPAK dhe disa dokumente tenderash, rezulton se Suela Çela nuk kishte rekrutuar vetëm gjyqtaren Pajtime Fetah, shefin e krimeve Dedan Gjoni etj., por kishte nën urdhëra edhe kryetarin dhe nënkryetaren e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja dhe Aulona Bylykbashi, të cilët kanë organizuar dhe firmosur tendera me nayrë korruptive për anëtarët e bandës së Suel Çelës, pasi ky i fundit kishte ndarë detyrat në qytet.
Në 13 nëntor 2023, nënkryetarja e Bashkisë Elbasan, Aulona Bylykbashi, me autorizim të kryetarit Gledian Llatja, firmos një tender me flamur korrupsioni, me vlerë rreth 600 mijë euro, për kompaninë Viola Green, për kryerjen e shërbimit të pastrimit në disa njësi administrative të Bashkisë Elbasan. Janë skualifikuar të gjitha kompanitë e tjera nga gara. Është skualifikuar një ofertë më e ulët. Ofeta fituese është gati sa fondi limit.

Administrator dhe bashkëpronar i kompanisë fituese Viola Green është Bujar Shega allias Marsel Shega, i cili sipas dosjes së SPAK, është ‘truri’ financiar i organizatës kriminale me në krye Suel Çela. Shega u arrestua në Milano falë bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare me ato italiane.

Shega është identifikuar nga SPAK si financues dhe organizator i trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda. Sipas dosjes së SPAK, grupi i Suel Çelës u angazhua të trafikojë në dy raste 930 kilogramë kokaina nga Ekuadori drejt Europës ndodhur në 2020 dhe në përpjekjen tjetër për të trafikuar 466 kilogramë kokainë nga Ekuadori drejt Holandës, ngarkesë e zbuluar në 2021.

Përpos pastrimit të parave të kokainës, biznesmeni nga Peqini, Bujar Shega allias Marsel Shega ka marrë 14 milionë euro tendera publikë për pastrimin e qyteteve, përmes kompanisë Viola Green, nga bashkitë Elbasan, Peqin, Cërrik, Përrenjas, Kuçovë dhe Rrogozhinë.
Gentian Sharra pjesë e bandës së Talo Çelës, kishte vënë në rresht entet publike në Elbasan duket marrë 14 miliona euro tendera përmes gruas së tij Olta Sharra.

Pas arrestimit dhe dekonspirimit të përfitimit të tenderave përmes bashkëshortes, Gentian Sharra ka dyshime të forta se po përdor shtetasin Elgert Laskaj, për të përfituar para publike.

Elgert Laskaj është bashkëpronar me Olta Sharrën, gruan e Gentian Sharrës, në kompaninë e ndërtimit MPED-XH GROUP. Kompania po hetohet nga SPAK për pastrim të parave të krimit.

Elgert Laskaj është ndërkohë pronar i kompanisë ‘GERTI -1987’, e cila ka marrë rreth 20 milionë euro tendera të dyshimt
Nazif Bajrami, i skeduar nga autoritetet zvicerane për trafik droge ka ‘futur në xhep’ kupolën e Bashkisë Elbasan, duke ndarë dhe përvetësuar paratë publike përmes tenderave të paracaktuar dhe mashtrimit me zbatimin e kontratave.

Bashkëshortja e Nazif Bajramit, Anduena Bajrami (Prifti), ka qenë nënkryetare e Bashkisë Elbasan pas vitit 2013, pranë Lalë Qazimit dhe më pas Gledian Llatja. Gjatë kohës kur gruaja ishte nënkryetare e Bashkisë Elbasan, bashkëshorti Nazifi merrte tendera nga Bashkia Elbasan. Çifti i bënte procedurat në shtëpi, caktonin vetë fondin limit, kriteret dhe më pas shpallnin veten e tyre fitues. Vështirë të gjendet një skemë më flagrante korrupsioni, me kaq shumë fakte dhe lidhje konkrete.
test
March 8, 2025 6:10 pm |prapaskena | Politikë
Në ditën ndërkombëtare të gruas, me iniciativën e kandidatit për deputet në qarkun e Tiranës, Tedi Mula, Partia Socialdemokrate, në bashkëpunim me IMZHI Albania, përfaqësuar nga Prof. Erjola Aliaj, zhvilluan një takim me gra të sferave të ndryshme të jetës sociale dhe intelektuale. Në takim u diskutua mbi rolin e gruas në shoqëri. Në fjalën e tij, kandidati Mula shpalosi platformën e PSD për gratë dhe fuqizimin e tyre. Gjithashtu u cekën sektorë të rëndësishëm, mes të cilëve ai i shëndetësisë.

“Faleminderit të gjithëve që keni ardhur, por mbi të gjitha që nuk lodheni kurrë duke qenë një zë kaq i fuqishëm në jetën sociale dhe ekonomike në vendin tonë. Unë si kandidat dhe ne si parti, në programin tonë dhe në pjesën financiare, kemi menduar që të krijojmë një fond prej 10 milionë eurosh të cilat do të jenë për gratë që duan të zhvillojnë biznesin e tyre. E dyta, do të ofrojmë shërbime këshillimi falas për të gjitha gratë e dhunuara. Do të krijojmë dhe një portal që do të shërbejë që çdo dhunë të evidentohet në kohën e duhur. Diagnostifikimi, analiza për kancerin e gjirit, për kancerin e tiroideve, për kancerin e vezoreve, ne do të lobojmë shumë në parlament që të jetë falas për çdo grua mbi 30 vjeç” – tha kandidati i PSD, Tedi Mula.
“Një takim ku ne celebrojmë, ne mbështesim njëra-tjetrën. Jeni femra të arritura në profesionet tuaja. Por ajo që unë e ndjej dhe e has çdo ditë, është se kemi nevojë të mbështesim njëra-tjetrën” – u shpreh Prof. Erjola Aliaj.
“Kompania që ofron benefite për punonjësit do të jetë pikërisht afrimi i paketës shëndetësore për gratë, për sa i përket çështjes së gjirit dhe të vezoreve” – tregoi një prej pjesëmarrëseve.
Në këtë takim interaktiv, gratë pjesëmarrëse ndanë eksperiencat, përvojat, si dhe shpalosën propozimet e tyre për forcimin dhe përmirësimin e rolit të femrës në Shqipëri.
“Një grua e bukur i pëlqen syve, një grua e mirë i pëlqen zemrës. E para është margaritar, e dyta thesar” – tha një tjetër grua pjesëmarrëse e këtij takimi.
“Nëqoftëse vazhdimisht insiston dhe kërkon më të mirën nga vetja, është absolutisht e sigurtë që do të kesh sukses. Thjesht duhet të duroni dhe mbi të gjitha të respektoni veten. E kam kryefjalën e jetës time, respektin ndaj vetes” – tregoi një prej pjesëmarrësve.


test
March 8, 2025 11:12 am |prapaskena | Kryesore, Prapaskena
Në seancën për masën e sigurisë për Erion Veliajn, prokurori Ols Dado pranoi para gjyqtarit Erjon Bani se i kishte kërkuar Veliajt leje ndërtimi për pallat dhe se e kishte falenderuar Veliajn për lejen. Prokurori Dado shtoi se nuk ishte në konflikt interesi, pasi gjatë kohës kur i ka kërkuar lejen Veliajt, ai nuk ishte prokuror në SPAK, por në Prokurorinë e Përgjithshme. Disa media që sulmojnë Veliajn, pasi i kanë kërkuar leje ndërtimi në zona që nuk lejohet, ‘argumentojnë’ se Dado ka pushuar disa çështje banale ndaj Veliajt, fakt që sipas tyre përjashton hakmarrjen e Dados.
Për ILD, KLGJ, Altin Dumanin, Erjon Banin dhe mediat e mllefosura për lejet e pamiratuara, po shtrojmë disa pyetje të rëndësishme.
Meqenëse Ols Dado ishte një nga pronarët përfitues dhe lejen e ndërtimit e merr kompania e ndërtimit, pse Ols Dado ka ndërhyrë tek Veliaj për lejen e ndërtimit? Pse nuk ndërhyri një pronar tjetër përfitues, por pikërisht Dado? A është kjo ndërhyrje përdorim i pozitës dhe funksionit publik për interesa personale?
Ols Dado thotë se “kemi pasur rastin të takohemi me kryetarin e bashkisë“. Pse duhet të takohej Dado me Veliajn? Për çfarë arsye? Me çfarë rasti është takuar? Në takime janë fotografuar. Fotot i ka edhe Ols Dado. Pse Dado nuk ia tregon fotot me Veliajn kreut të SPAK-ut Altin Dumanit dhe gjyqtarit Erjon Bani?
Përdorimi i funksionit publik nga Ols Dado për interesa personale dhe familjare nuk është një rast i izoluar. Disa fakte dhe prova, të cilat nuk janë bërë ende publike, tregojnë se Ols Dado ka ndërhyrë personalisht tek zyrtarë të lartë dhe ministra të qeverisë Rama për interesa të tij familjare të ligjshme dhe të paligjshme.
–Nëse Erion Veliajt i kërkoi leje për pallat (Veliaj pretendon edhe kate shtesë), po ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja çfarë favoresh i ka kërkuar prokurori Ols Dado duke përdorur funksionin e prokurorit dhe fuqinë ndikuese që të jep ky pozicion?
–Dhjetë muaj pasi Ina Rama dhe Bamir Topi e emëruan prokuror në kundështim flagrant me ligjin, në vitin 2008, në Pogradec, Ols Dado transferohet në Tiranë. Kush ndërhyri dhe ndikoi për këtë transferim kaq të shpejtë? Dadoja e tij Ina Rama apo dikush tjetër?
-Altin Dumani i kërkoi Olsian Çelës dhe KLP-së komandimin e Ols Dados në SPAK në 2023. Kush ndikoi te Altin Dumani për të përzgjedhur pikërisht Ols Dadon mes dhjetëra prokurorëve me karrierë normale dhe të emëruar prokurorë në përputhje me ligjin?
-Përveç Erion Valiajt dhe Ulsi Manjës, kush janë zyrtarët e tjerë që Ols Dado u ka kërkuar favore dhe cilat janë këto favore?
test
March 8, 2025 8:32 am |prapaskena | Aktualitet, Kryesore
Raportet mes prokurorit Ols Dado dhe kryebashkiakut Erion Vealij janë më të thella dhe të ndërlikiara nga sa i percepton publiku. Në seancën për masën e sigurisë për Veliajn, Ols Dado pranoi para gjyqtarit Erjon Bani se i kishte kërkuar Veliajt leje ndërtimi për pallat dhe se e kishte falenderuar Veliajn për lejen.
“Në ndryshim nga kryetari bashkis, prokurori i çështjes ka ruajtur mesazhin me kryetarit të bashkisë. Bëhet fjalë për vitin 2021. Mund t’jua saktësoj unë: 18 maj 2021. Kur prokurori aktualisht i SPAK-ut ushtronte detyrën në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila nuk ka juridiksion më fillestar pas ndryshimit të Kushtetutës dhe të ligjeve nën të për personat ku përfshihet dhe kryetari i Bashkisë. Pra në asnjë lloj rrethane konflikti interesi. I jam drejtuar Kryetarit të Bashkisë me një mesazh që po ta lexoni… Për më tepër, edhe pas kësaj kemi pasur rastin të takohemi me kryetarin e Bashkisë në një moment tjetër dhe i kemi shprehur falenderimet tona. Ato kontestimet.. po me sa duket nuk e ka llogaritur që ne këtë mesazh ne e kemi. Do ta këshilloja kryetarin e Bashkisë që të mos ta bëjë gropë të pistë sepse do të dalë i humbur. Tani vazhdojmë…“, tha Dado.
Gjyqtari Erjon Bani iu përgjigj duke thënë se “kjo është çështje nuk i përket trupit gjykues”. Në fakt kjo është një çështje shumë e rëndësishme për një proces të drejtë, ashtu siç është çështje e trupit gjykues ruajtja e etikëve mes palëve në proces gjykues.
Së pari, gjyqtari Erjon Bani mund t’a pyeste prokurorin Ols Dado se pse duhet të ndërhynte ai tek Veliaj për lejen e ndërtimit, kur lejen e merr kompania e ndërtimit! Pse Dado duhet t’i shkruante Veliajt për lejen e ndërtimit kur ishte vetëm një nga përfituesit? Pse nuk i shkroi një përfitues tjetër? Dhe pse duhet t’a falenderonte për lejen nëse kjo e fundit i takonte me ligj? A është ky përdorim i funksionit publik për interesa personale? Këto pyetje Dados mund t’ia bëjë edhe kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, i cili kërkoi që Dado të komandohej në SPAK si dhe ka emrin në dosjen e Dados nga Veliaj.
Së dyti, Ols Dado thotë se “kemi pasur rastin të takohemi me kryetarin e bashkisë“. Pse duhet të takohej Dado me Veliajn? Për çfarë arsye? Me çfarë rasti është takuar? Në këtë pikë, Ols Dado, meqenëse vendosi t’a sqaronte këtë raport, i ka fshehur gjyqtarit Erjon Bani faktin se ai ka fotografi me Erion Veliajn dhe se në këto takime i ka kërkuar Veliaj favore të tjera. Sigurisht që fotot, ku Dado i shkon pas Veliajt dhe interesohej për planet e tij në ndërtim, nuk i ka vetëm Ols Dado. Në procesin ndaj Veliajt, Ols Dado duhet të përfaqësojë shtetin, jo interesat e tij, mllefet, hakmarrjen dhe synimet e parelizuara për poste në drejtësi. Ndaj, në seancën e radhës, Ols Dado duhet të tregojë mesazhet që i ka dërguar Veliajt, fotot me Veliajn dhe kërkesat e tjera pas lejes së ndërtimit në vitin 2021.
Ols Dado i kërkoi leje ndërtimi Veliajt që në vitin 2016
Ols Dado ka kërkuar që të ndërtojë një kullë në Tiranë që në vitin 2016, por nuk ka mundur të sigurojë lejen e ndërtimit nga Erion Veliaj, të cilit 9 vjet më vonë Dado i ngarkoi një dosje penale. Nuk ka asgjë të jashtëligjshme të zhvillish pronën, as të jesh edhe prokuror edhe ndërtues, por ky fakt ngarkon më tej situatën e konfliktit të interesit të Ols Dados në hetimin e Veliajt.
Konkretisht, në 4 maj 2016, Ols Dado deklaron se ka trashëguar një truall me sipërfaqe 277 m2 dhe ndërtesë 124 m2 në Rrugën Andon Zako Çajupi në Tiranë, duke u poseduar 1/4 e pjesës, 69 m2 dhe 31 m2.

Për llogari të procesit të Vetingut, Dado ka deklaruar edhe një herë pasurinë e tij që nga fillimi i detyrës si prokuror në 2008. Ndryshe nga sa ka deklaruar për ILDKPKI në 2016, për Vetingun Dado ka deklaruar se në vitin 2016 ka nënshkruar një marrëveshje me një kompani ndërtimi për të ndërtuar një pallat mbi truallin e trashëguar nga nëna, por nuk ka arritur të sigurojë lejen e ndërtimit. Ky fakt reflektohet në faqen 20 të vendimit të KPK për vetingun e Ols Dados.

Kjo marrëveshje sipërmarrje nuk është deklaruar nga Ols Dado në deklaratën e pasurirë që ka dorëzuar pranë ILDKPKI për vitin 2016. Ky fakt e vesh prokurorin me përgjegjësi penale, por ngre dyshime të forta edhe mbi ILDKPKI dhe Komisionin e Vetingun, organe të cilat duhet t’a kishin konstatuar mosdeklarimin e marrëveshjes për ndërtimin e kullës.
Dado thotë për KPK-në se nuk u sigurua leja e ndërtimit dhe për rrjedhojë marrëveshja u revokua, një vit më vonë, tetor 2017. As revokimin e marrëveshjes nuk e ka deklaruar për ILDKPKI.
Ndërkaq, leja e ndërtimit, që nuk është siguruar, kalonte nga Erjon Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë. Në mas 2023, me kërkesë të kreut të SPAK, Altin Dumani, Këshilli i Lartë i Prokurorisë komandon Ols Dadon prokuror në SPAK. Në korrik 2023 në zyrat e SPAK shfaqet letra e famshme e Nesti Angonit. Në konflikt konkret dhe të dukshëm interesi Ols Dado udhëheq hetimin ndaj Veliajt.
test
March 7, 2025 2:00 pm |prapaskena | Aktualitet, Kryesore
Një skenë e pazakontë raportohet se është krijuar ditët e fundit në ambientet e SPAK-ut, ku prokurorët janë përplasur mes tyre për të marrë në pyetje Lolitën, personazhin që prej kohësh qarkullon në media për lidhjet e saj me financime të dyshimta nga opozita, por sidomos me Belind Këlliçin, i njohur si Belo Ezmeri. Burime jozyrtare bënë me dije se Lolita është thirrur për të dhënë shpjegime mbi shumat e mëdha të parave të padeklaruara, të cilat dyshohet se i ka marrë për fushatën elektorale të Partisë Demokratike që sapo ka nisur, por edhe për fushata të mëparshme.
Një burim tjetër jo zyrtar pohoi se Lolita, e cila u këndon disa prokurorëve të SPAK-ut, është thirrur në kuadër të hetimeve për Belind Këlliçin, i cili ka një dosje të hapur për falsifikim dhe fshehje pasurie. Sipas një burimi në dijeni të hetimeve, Lolita ka përfituar jo vetëm para, por edhe një apartament luksoz dhe një automjet të shtrenjtë, të cilat nuk përputhen me të ardhurat e saj.
Lolita ka mbërritur në ambientet e SPAK-ut me syze dhe kapele për të mos u identifikuar. Ajo nuk është pikasur nga gazetarët as kur ka hyrë dhe as kur ka dalë. Por, lajmi i hyrjes së Lolitës në SPAK është përhapur menjëherë mes prokurorëve dhe agjentëve të BKH-së. Edhe pse i thirruri duhet të merret në pyetje nga prokurorët e çështjes dhe grupin e hetuesve me të cilët punon, ka pasur kërshëri nga disa prokurorë dhe përpjekje për t’a marrë në pyetje.
Ols Dado, i njohur për qasjen e tij agresive ndaj grave, ka këmbëngulur se ai duhet të jetë në krye të seancës dhe ka kërkuar që Lolita të ulej përballë tij. Situata rapprtohet se ka agravuar deri në atë pikë sa është dashur ndërhyrja e kreut të SPAK-ut, z. Altin Dumani për të qetësuar tensionet dhe për të ndarë rolet në mënyrë të drejtë.
Ndërkohë skandali i financimeve të dyshimta për fushatën e PD-së po thellohet, dhe pritet që deklaratat e Lolitës të hedhin më shumë dritë mbi rrjetin e fondeve të padeklaruara që kanë qarkulluar në prapaskenat e politikës shqiptare. Krahas hetimeve për Belo Ezmerin dhe finacimin e fushatës elektorale, kur humbi me 60 mijë vota përballë Erion Veliajt, SPAK ka në dorë edhe disa dosje të tjera të kupolës së PD, ku hetuesit kanë rënë në gjurmë të lëvizjes së parave të dyshimta.
Hetimet vazhdojnë, dhe pyetja që mbetet është: A do të flasë Lolita, apo do të zgjedhë ta mbajë sekret ashtu siç ka mbajtur identitetin e saj gjithë këto vite? Dhe më e rëndësishmja, nëse Lolita do flasë, do të zbatojë ajo kodin e heshtjes apo do të zbëthehet para Ols Dados apo kolegëve të tij? Vijon…
test