Author Archive Page

Sfilon rrugëve të Katarit me rroba banjo, irritohen tifozët : Arrestoni këtë krijesë

November 28, 2022 10:20 am |prapaskena | Show Biz

Për shumë tifozë, Kupa e Botës në Katar do të mbahet mend për kufizimet e saj. Disa janë të indinjuar për shkak të ndalimit të birrës në stadiume, dhe dikush për shkak të rregullave fetare, dhe kjo pritej. Por sa më i ashpër të jetë ligji, aq më shumë entuziastë duan ta thyejnë atë.

Një prej tyre është Ivana Knoll, një modele kroate e cila u bë e famshme në Kupën e Botës në Rusi falë veshjes së saj sfiduese, në të cilën mori pjesë në finalet e turneut (Kroaci-Francë).

Ivana ka qenë në biznesin e modelingut që në moshën 18-vjeçare. Ajo fitoi Miss Zagrebin dhe Miss Kroacinë, luajti në një numër të madh reklamash dhe mori pjesë në shfaqje mode. Por ndoshta suksesi kryesor është krijimi i markës së veshjeve.

Një tipar dallues i çdo rreshti: simbolet kroate në formën e një modeli të kuq dhe të bardhë me katrorë.

Duket se Ivana erdhi në Kupën e Botës pikërisht për të popullarizuar markën e saj. Këtu ajo është duke shëtitur jashtë hotelit luksoz Fairmont Doha, teksa ajo shoqërohet nga një fotograf profesionist.

 

test

“Miku juaj Saliu është vrasës, po mbështesni një derr”: Libri i Peter Lucas dhe historia e famshme e shprehjes “pas meje, qameti”

November 28, 2022 10:09 am |prapaskena | Politikë

Peter Lucas me origjinë të hershme shqiptare është nga ndjekësit më të detajuar të zhvillimeve në Shqipëri dhe njohës i mirë i historisë dhe realitetit shqiptar, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore.

Pas Herrison Salisbury-t, gazetarit të famshëm të New York Times-it në vitin 1957, Peter Lucas ishte gazetari i dytë i shquar amerikan që ka vizituar Shqipërinë në mesin e viteve ’80.

Nga viti 1986 e deri më sot, ai është rikthyer në Tiranë më shumë se 30 herë dhe, mbi bazën e përjetimeve dhe studimeve ka shkruar tre libra të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët që mbajnë titujt “Misioni amerikan në Shqipëri”, “Cezari i Ballkanit” dhe “Rrumpalla”.

Pothuajse gjithçka e rëndësishme e shkruar prej tij për Shqipërinë filloi me librin “Rrumpalla” (kështu e ka edhe titullin në anglisht ky libër, ku i bëhet një shpjegim fjalës rrumpallë).

Në atë libër Piteri tregon përjetimet e tij nga Shqipëria komuniste dhe në dhjetëvjetëshin e parë pas përmbysjes.

Tek libri “Rrumpalla” ai ka edhe një pjesë që e ka deklaruar në një intervistë për DITA dhe përgjatë viteve ka qarkulluar më pas shumë.

Bëhet fjalë për një episod shumë domethënës me Sali Berishën, në zyrën e tij kur ishte President, në tetor të vitit 1996, vetëm pak muaj pas zgjedhjeve të dhunuara të majit të atij viti.

Berisha i kërkoi ndihmë gazetarit të shquar amerikan për t’i rritur kredencialet në Shtëpinë e Bardhë, pasi kishte kuptuar se pas zgjedhjeve të 26 majit ai ishte bërë i papëlqyer jo vetëm nga amerikanët por edhe nga gjithë ndërkombëtarët.

Këtë Piteri e konsideroi një mision të pamundur, Berisha ka shqiptuar përpara tij atë frazën e tmerrshme në frëngjisht që i atribuohet Luigjit të 14-të: Epo atëherë, “après moi, le déluge” (Pas meje u bëftë qameti).

Një bisedë në zyrën e Berishës, Lucas: Më tha frëngjisht “pas meje, u bëftë kiameti”

Fragmentet që po botojmë janë marrë nga libri “Rrumpalla” i Peter Lucas dhe bëjnë fjalë për ngjarjet shqiptare të viteve 1996-97.

Në këtë libër, Lucasi ka dy kapituj të gjatë posaçërisht për Berishën, nën titujt “Tungjatjeta, Sali” dhe “Mirupafshim, Sali!”, ku i bën një portret realist njeriut që ka sunduar politikën shqiptare të dy dekadave të fundit. Më poshtë, pjesë nga kapitulli “Mirupafshim Sali”:

“…Një helikopter i Marine Corps u ngrit pranë ambasadës së SHBA-ve në Tirane, duke evakuuar amerikanët për tek një aeroplanmbajtëse në detin Adriatik. Ishte marsi i vitit 1997 dhe rendi ligjor në Shqipëri ishte prishur si rezultat i përleshjeve dhe vrasjeve pas rënies së firmave piramidale që zhvatën miliona dollarë nga kursimet e shqiptarëve.

Shtetet e Bashkuara dërguan marinsat për të tërhequr të gjithë amerikanët që ishin në Shqipëri, teksa bandat vërtiteshin nëpër qytete dhe fshatra me armë të vjedhura në depot e pambrojtura shtetërore. Ushtria shqiptare e braktisi Berishën pas urdhrave për të qëlluar mbi bashkatdhetarët në kryeqytetin e trazirave, Vlorë dhe tjetërkund.

Më shumë se dy mijë shqiptarë humbën jetën si rezultat i anarkisë, apo rrumpallës që sundoi në krejt vendin. Çdokush kishte një kallashnikov të vjedhur në një prej depove të mbushura me armë në komunizëm. Sapo u zgjodh për një mandat të dytë si president nga parlamenti i dominuar nga demokratët, Berisha vendosi gjendjen e jashtëzakonshme në shkallë vendi, në përpjekje për të shtypur atë që shpejt po kthehej në rebelim të armatosur.

Sidoqoftë, si rezultat i kaosit në vend, ai u detyrua të thërriste zgjedhjet e parakohshme me 29 qershor. Socialistët fituan dhe Berisha u detyrua të jepte dorëheqjen në korrik të vitit 1997. Në periudhën mars-qershor përjetoi katrahurën. Berisha humbi kontrollin e ushtrisë, policisë, parlamentit dhe vendit. Disa thonë se ai humbi edhe kontrollin mbi veten.

…Kjell Hoibrateni më telefonoi nga Durrësi në panik. Vila e tij, bashkë me vilat e tjera për gjatë plazhit në Durrës ishte pushtuar, grabitur, shkatërruar dhe djegur nga njerëz te armatosur. Flaka përfshiu një tjetër vilë të Hoxhës që ndodhej pranë asaj të marrë me qira nga Kjelli.

“Miku juaj Sali Berisha është vrasës”, bërtiti Kjelli në telefon. “Duhet t’i tregosh qeverisë amerikane se ju amerikanët po mbështesni një derr”.  Berisha nuk ishte demokrat ashtu siç kjo fjalë kuptohet në Amerikë. Ai ishte një ish-komunist ambicioz që nuhati mundësinë për të ardhur në pushtet …

“…Isha vetëm në dhomën time në hotel “Dajti”, kur personeli më njoftoi se kisha një mesazh. Ishte tetori i vitit 1996. Presidenti Berisha donte të më takonte dhe do dërgonte një makinë për të më marrë. Ishte vonë, rreth orës 11 të natës. Ai e dinte se doja ta takoja për të shkruar artikuj, por u çudita që më kishte thirrur në një orë të tillë.

U vesha dhe u ula poshtë ku hipa në makinën, e cila do më dërgonte në pallatin presidencial në një majë kodre pranë Varrezave të Dëshmorëve…

Në 1996-n Berisha ishte krenar për fushatën ala-amerikane plot me grupe rock-u dhe vizitat e stuhishme në fshatrat e humbura. Ai dhe PD-ja kontrollonin kohën televizive në vend dhe PS- ja nuk mund të bënte asgjë rreth kësaj. Berisha, thjesht i mbajti socialistët jashtë televizionit krejt si Alia dhe komunistët ishin përpjekur për të lënë jashtë Berishën dhe demokratët në 92-shin. Por ai nuk mund të bënte asgjë rreth artikujve negativë të botuar në “The New York Times” dhe “Washington Post”.

Kjo nuk kishte rëndësi, pasi kundërshtarët e tij ishin të gjithë komunistë, tha Berisha.

Prapëseprapë, batica dukej se shkonte kundër tij pas humbjes në referendumin për Kushtetutën. Referendumi u interpretua si provë për presidencën, qeverinë dhe PD-në. Rezultati ishte një humbje dërrmuese për Berishën teksa 55 për qind njerëzve votuan kundër projektkushtetutës. Shtetet Bashkuara filluan të distancoheshin nga heroi i tyre i dikurshëm.

Atë natë Berisha dukej se ende ishte nën dhimbjen e shkaktuar nga qëndrimi i shtypit europian dhe amerikan, i cili vinte në dukje se zgjedhjet e 26 majit ishin të pandershme dhe, pasqyronte shtypjen prej Berishës të demonstruesve socialistë dhe arrestimit të tyre pak para zgjedhjeve. Vëzhguesit perëndimorë të zgjedhjeve, ashtu si dhe vëzhguesit e OSBE-së, kritikuan procesin duke i cilësuar pjesërisht të parregullta.

Zgjedhjet ishin gjithçka për të cilën Berisha donte të fliste. U ula me të në një dhomë ngjitur me zyrën e tij, duke marrë shënime. Ishim vetëm dhe ai filloi të performonte çka mund ta përshkruaj vetëm si monolog kundër komunistëve.

Askush në Shqipëri në 1996-97-ën nuk ishte komunist. Komunizmi kishte vdekur. Kishte vdekur me mundjen e Ramiz Alisë dhe ata pak komunistë në qarkullim ishin tani socialistë. Megjithëse Berisha kishte qenë vetë komunist, ai tani e shihte veten si demokrat, roli i të cilit ishte mbrojtja e demokracisë nga komunizmi edhe nëse përreth nuk kishte më komunistë prej të cilëve duhet të mbroheshe. Ishte bizare dhe hutuese.

“Nëse futesh thellë në teorinë e komunizmit do të gjesh se është i papërputhshëm me demokracinë”, tha ai. “Komunistët shqiptarë e treguan këtë në mënyrën më perfekte me bojkotimin e zgjedhjeve. Ata bojkotuan demokracinë”, tha ai.

“Këto zgjedhje janë një ditë historike në jetën e Shqipërisë. Shqiptarët mundën mbeturinat e komunizmit. Njerëzit votuan për rrënjët e tyre, vlerat dhe të ardhmen e tyre kur votuan për Partinë Demokratike. Ata votuan për të respektuar vlerat e tyre. Zgjedhjet ishin të suksesshme. Nuk kishte ndonjë rast konkret të dhunimit të ligjit të zgjedhjeve. Nuk do të gjesh asnjë rast dhunimi. Të gjitha rregullat dhe procedurat u respektuan. Këto akuza bëhen nga grupe marksiste-leniniste. Ata janë peng i së kaluarës”.

Biseda i përkiste një bote ireale e të pakapshme. Askush gjatë fushatës, me sa dija unë, nuk kishte përmendur Marksin, Leninin apo Stalinin e ndonjë tjetër nga panteoni i udhëheqësve komunistë.

A shqetësohej nga pasqyrimi negativ i zgjedhjeve në medien perëndimore? “Përfundimisht, jo. Të jesh i sigurt. Historia nuk bëhet nga shtypi. Por në të njëjtën kohë, unë preferoj ta kem shtypin në anën time. Dhe ne nuk kemi qëllim tjetër përveçse të jemi të hapur me shtypin. Unë do vazhdoj të jem i hapur”, tha Berisha duke tundur kokën në shenjë miratimi.

“Zgjedhjet patën disa komplikacione, por qenë të ndershme e të hapura. Fëmija i demokracisë u lind. Është i shëndetshëm dhe do të rrojë gjatë,” tha ai. Heshti për një çast dhe pa nga gota e tij bosh. Pat folur anglisht… “Tani na duhet të konsolidojmë demokracinë në Shqipëri, ose…” pastaj duke e kthyer në frëngjisht shtoi: “Après moi, le deluge!” (*Pas meje, le te behet kiameti. (fr.)

E ngrita kokën nga shënimet. “Çfarë?” pyeta për të qenë i sigurt në atë që tha.(Dita)

 

test

Aleksandër Meksi trafik kokaine me rojen e tij Fidel Ylli? Si u ndalua nga policia çifti kryeministror i piramidave dhe trafikant Tomi nga Berati për pengmarrje gazetarësh në qershor 1999

November 28, 2022 10:02 am |prapaskena | Krim & Korrupsion, Kryesore, Memorie

Ish-kryeministri më djallëzor, hajdut e shkatërrues i Shqipërisë, Aleksandër Gabriel Meksi, prej 25 vitesh pas rrëzimit të pushtetit të tij kriminal, ka mundur të blejë heshtjen e mediave e reklamohet si “engjëll”, paçka se është bashkë- autor i Sali Berishës në krimet e viteve 1992-‘97.

Aleksandër Meksi ishte në një mendje, veprim e përfitime me Sali Berishën në krijimin e piramidave, bashkautor i rrëmbimit të Remzi Hoxhës, grabitës i pasurive kombëtare, përgjegjësi i kioskëzimit të Tiranës, ortak në “gropën” e Hajdin Sejdisë, nismëtar i kullave në kryeqytet dhe inspiruesi i policisë për të masakruar e burgosur gazetarët.

“Pamfleti” ka bërë një investigim të plotë me fakte, nga veprimtaria e Leka Meksit, këtij “monstre” që për para vriste babanë dhe shiste gruan, siç thonë lapraksit e vjetër, që e kanë njohur shumë mirë dhe i ruheshin, për faktin se kishte lidhje me ish-shefat e sigurimit.

Po e nisim “dosjen” e tij të zezë, me një akt banditesk ndaj dy gazetarëve, që filluan t’i publikonin fakte nga trafikimi i kokainës me ish-truprojën Fidel Ylli, nga vjedhja e milionave të piramidave, më të cilat filloi të ndërtonte pallate në Tiranë e Durrës, rast për të cilin ka vepruar duke i mbrojtur gazetarët ish- drejtori i Policisë së Tiranës, Mit’hat Havari.

Ishte data 8 qershor 1999, kur pas një shkrimi në gazetën “Modeste”, me titull “Sude Meksi dhe ata që e molën lopën PD dhe e lanë në rrugë ta hajë ujku”, ish-kryeministri Aleksandër Meksi me gruan e tij Dhurata Meksi (Shala) dhe me një  trafikant droge e femrash nga Beratit të quajtur “Tomi” që e mbanin si shofer, u vërsulën ndaj gazetarëve K.D e A.S.

Njërin e gjurmuan dhe e kapën te ish-kinema “Agimi” ku gazeta kishte zyrat, e futën në makinë e rrahën e prej 3 orësh i bënin presion të deklaronte, se për shkrimin kundër Meksit ishte urdhëruar e paguar nga Sali Berisha, ndryshe do ta vrisnin e do ta hidhnin në Malin me Gropa.

Brenda asaj dite, gazetarin tjetër e gjurmuan dhe e kapën përpara parlamentit, duke e marrë me forcë Dhurata Meksi, trafikant Tomi nga Berati dhe një gërdallë tjetër, që thoshte se ishte kunati shaljan i Leka Meksit.

Të njëjtat kërcënime u bënë edhe ndaj këtij gazetari, duke i kërkuar të pranonte me deklaratë, se shkrimin e kishte porositur e financuar Sali Berisha. Duke parë futjen me dhunë në makinë, dikush njoftoi policinë dhe grupi special i Komisariatit Nr.1 të Tiranës prangosi Dhurata Meksin, ndërsa dy të tjerët ia mbathën.

Pas Dhuratës, policia shoqëroi edhe  ish kryeministrin Aleksandër Meksi, të cilët u proceduan penalisht me akuzën “rrëmbim personi, shtrëngim për të dhënë deklarime jashtë vullnetit dhe kërcënim me vrasje për shkak të detyrës.

Por, pas një pazari mes ish-Ministrit të Brendshëm Petro Koçi dhe ish-Prokurorit të Përgjithshëm Arben Rakipi e me urdhër të tyre, çifti Meksi u la i lirë e iu fshi procedimi penal, ndërsa Drejtori i Policisë Mithat Havari i vendosi truproje sigurie gazetarit K.D.

Një nga faktet që kishte ai shkrim për Aleksandër Meksin në muajin qershor 1999 ishte ky: Më 1 mars 1997, kur Aleksandër Meksi dha dorëheqjen dhe nga frika doli si mi në RTSH e deklaroi: “Betohem në nderin tim e familjes, se nuk kam marrë asnjë qindarkë nga piramidat, bashkë me gruan time kemi vetëm 1000 USD kursime në bankë”, ndërsa në shtator 1998 filloi të ndërtonte pallate e kulla.

Do vijojmë, me fakte për shumë zullume të familjes mafioze Meksi, që nga piramidat, dosjet e spiunëve nëpërmjet gruas drejtoreshë arkive e ish-sigurimit në vitet 1992-1997, trojet, tokat, kontrabandën dhe vjedhjen e ikonave, trafikimin e drogës etj., etj.)./Pamfleti

test

Ky është fshati i vogël që jetojnë më së shumti 100-vjeçarë, çfarë fshihet pas jetëgjatësisë së tyre

November 28, 2022 9:57 am |prapaskena | Botë

Sardenja është e njohur ndryshe si shtëpia e njerëzve më të vjetër në botë. Është identifikuar si një nga pesë zonat e ashtuquajtura blu, vende me përqendrimin më të lartë të njëqindvjeçarëve. Megjithatë, kjo pjesë e botës fsheh edhe një zonë super blu, që është fshati Perdasdefogu.

Në këtë fshat të vogël nga 1780 banorë jetojnë nëntë qindvjeçarë, i cili njihet nga libri Guinness si një rekord.

Cili është sekreti i banorëve të këtij vendi?

Shkencëtarët që studiojnë fenomenin e këtij fshati kanë dalë me disa shpjegime për jetëgjatësinë e banorëve të tij. Këto janë ajri i pastër, një mënyrë jetese aktive dhe një dietë e pasur me perime të freskëta. Për shembull, Piuca Lai, e cila festoi ditëlindjen e saj të njëqindtë më 21 shkurt, thotë se nuk e tepron kurrë. Ajo ha pak mish dhe pi shumë pak kafe.

“Unë besoj se mënyra se si i qasen stresit luan një rol të madh në jetëgjatësinë e tyre. Ata kanë lindur 100 vjet më parë dhe sigurisht që nuk e kanë pasur një jetë të lehtë. Kishte edhe zi buke dhe luftë. Por këta njerëz kanë arritur të përshtaten, nëse ka një problem, e zgjidhin shpejt”, thotë Luisa Salaris, profesoreshë e demografisë në Universitetin e Cagliarit.

Adolfo Melis, 99 vjeç, shpjegoi se gjithçka që ha familja e tij vjen nga kopshti. “E rëndësishme është ajo që fut në stomak”, thekson ai, i bindur se ushqimi është sekreti kryesor i një jete të gjatë dhe të shëndetshme. Në dietën vendase ka shumë mish dhe peshk të freskët, sepse është një orë me makinë nga deti, por truku është të “hani pak dhe të bëni ushqim të mirë”, vëren Adolfo dhe shton se është gjithashtu i rëndësishëm për një. personi të jetë aktiv fizikisht i aftë. “Kushtet tona mjedisore luajnë një rol kyç. Ne jetojmë në një vend ku ajri është i pastër. Njëqindvjeçarët tanë lëvizin vazhdimisht në një mjedis të shëndetshëm. Ata mbledhin dru zjarri ose punojnë në kopshtet e tyre.

Një faktor tjetër i rëndësishëm është se Perdasdefogu ruan ndjenjën e komunitetit. Të moshuarit ende jetojnë në shtëpi, jo në shtëpi pleqsh. Shoqëria është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse nëse ke kontakte të mira shoqërore, kujto dhe flet, jeton mirë”, thotë 100-vjeçari Vitorio Lai.

test

‘E bëri fëmijën tim, engjëll në parajsë’, rrëqeth babai i 21-vjeçares që u përplas për vdekje nga shqiptari

November 28, 2022 9:25 am |prapaskena | Botë

21-vjeçarja greke që u aksidentua rreth një javë më parë nga një makinë që drejtohej nga 26-vjeçari shqiptar, nuk arriti i mbijetojë plagëve.

Babai i të resë ka preku zemrat e të gjithëve ndërsa ka folur për aksidentin tragjik. “Një shofer pa ndjenja e bëri fëmijën tim engjëll në parajsë”, ka thënë ai.

test

Loja drejt vdekjes, 13-vjeçari vrau vetën pas sfidës në “Tik Tok”, babai rrëfen tragjedinë

November 28, 2022 9:06 am |prapaskena | Aktualitet

Teknologjia është bërë tashmë e kudondodhur, dhe gjendet rëndom në duart e fëmijëve. Shumë prindër janë të kënaqur që fëmija harrohet pas celularit apo tablet-it ndërsa shumë të tjerë as nuk kuptojnë e as nuk kanë kontroll mbi lundrimin e fëmijëve në internet.

Mirëpo teknologjia sjell edhe rreziqe, kur përdoret nga njerëz me qëllime malinje, që nga ngacmimi, ideologjitë ekstremiste apo lojërat e rrezikshme për jetën të ngjashme me balenën blu.

Këto të fundit janë objekti i investigimit të Piranjave. Në një rrëfim për “Piranjat” babai i një 13-vjeçari nga Lushnja i cili i dha fund jetës gjatë një sfide në mediat sociale, tregon momentet e fundit me të birin.

Ime shoqe priste në shtëpi. Në atë kohë ajo kishte menduar këtë dhe kishte shkuar shtëpisë nga mbrapa, futur nga dritarja dhe…” tha babai i Ajet Sulovarit, Fitim Sulovari nga Golemi i Lushnjes.

Ky është rrëfimi i një babai që fëmija i tij u gjet i pajetë, në shtëpinë e tij. Ai ishte vetëm 13-vjeç dhe donte të luante por kishte zgjedhur lojën e gabuar.

Fitim Sulovari ka treguar se si u përfshi djali i tij në këtë lojë vrastare në rrjetet sociale.

“Shumë fëmijë punëtor. Luante shumë në internet. “Balen Blu” e kishte parë disa here dhe mua më pati thenë, nuk e luante atë lojë. Më shumë luante “Garena Free Fire”. E kisha parë edhe herë të tjera me atë fijen, me atë litarin në qafë dhe lozte nëpër oborr. I pata bëritur çfarë do bësh me atë, do varësh veten.”tha ai.

Babai shprehet se ai është i bindur se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht.

Pasi mbaruan punën në arë, u kthyen në shtëpi por derën nuk jua hapi askush.

“Gruaja kishte menduar dhe ishte futur nga dritarja. Pastaj.. kur ne e gjetëm në gjunjë pas derës kryesore.” tha ai.

Rrëfimi i dytë është nga një adoleshente nga Gjirokastra, e cila arriti të shpëtojë të ardhmen e saj falë sinqeritetit që vendosi të ketë me familjen e saj dhe falë mbështetjes që mori nga ata.

Loja drejt vdekjes, 13-vjeçari vrau vetën pas sfidës në “Tik Tok”, babai rrëfen tragjedinë

test

‘Mbaro atë punën ose kujdes djalin’, ish-drejtuesja e Kadastrës së Tropojës akuzon për kërcënime prokurorin!

November 28, 2022 8:55 am |prapaskena | Aktualitet, Kryesore

Përgjegjësja e Kadastrës në Tropojë, Ajlin Alfredaj u shpall në kërkim në korrik të këtij viti për shkak se akuzohej për mos korrektësi në detyrën që i ishte caktuar.

Ndaj saj, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”,“Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, teksa është pezulluar edhe nga detyra. Abuzimet nga Kadastra kanë qenë të shumta.

Megjithatë, Ajlina Alfredaj e hedh diku tjetër fajin. Ajlina tashmë është nën hetim ndërsa gjykata ndaj saj ka caktuar një masë më të butë, atë të detyrimit të paraqitjes. Ajlina hedh akuza edhe ndaj drejtorit të saj, ish-drejtorit të Kadastrës së Tropojë, Blerant Lushaj.

Akuzat e Ajlinës nuk ndalen me kaq, pasi ajo thotë se është shantazhuar nga prokurori i Tropojës. Pas parregullsive Lushaj u tërhoq, ndërsa Ajlina u emëruar si përgjegjëse për Kadastrën në vitin 2020. Por për shefen e re nisi një situatë e trazuar.

Sipas saj, një ditë merr një telefonatë nga Prokurori i Tropojës, Artan Shtrungza për ti kërkuar që të favorizohej për stabiliment “Valbona Sh.P.K”. Bashkë me shefin e komisariatit të asaj kohe, Arjan Dumi.

“Më marrin vazhdimisht dhe më bëjnë presione. Prona në fjalë që kam apsur ndërhyrje është në Valbonë, ku mund të ndërtohen disa HEC.” Ajo tregon se për këto shantazhe ka edhe mesazhet që i ka dërguar Artan Shtungza, i cili sipas saj, i ka shkruar që duhej ta takonte për ta ndihmuar me diçka në Kadastër.

Prokurori nga ana e tij i hedh poshtë këto akuza. Sipas tij asgjë nuk e vërteton këtë. Të gjitha akuzat prokurori i konsideron përralla të Ajlinës. Ajlina me akuzat e saj shkon edhe më tej, duke thënë se është kërcënuar, dhe madje i kanë sulmuar edhe makinën duke i dëmtuar fenerët dhe duke i shpuar gomat.

“A do ta mbarosh atë punë apo të të shkarkojmë për 24 orë.” tha Ajlina.Mes të tjerash Ajlina thekson se ka bërë kallëzime anonime për dosje të caktuara, ndërsa të gjitha janë marrë parasyshë nga prokurori në fjalë i cili i ka verifikuar. “Ka kërkuar arrestimin tim. Madje më ka kërcënuar edhe me familjen. Më thotë nëse e don familjen, ose mbaroje atë punë ose kujdes djalin” tha Ajlina.

Nga ana tjetër prokurori Artan Shtrungza i qëndron veprimeve të tij. Ai thotë se hetimi është zgjatur në një kohë prej 8 muajsh, me prova dhe me kallëzime. Ndërkohë Ajlina, hedh akuza të forta ndaj Blerant Lushajt, i cili ishte Drejtori i Kadastrës në kohën kur ajo ishte përgjegjëse.

Ajlina: Erdhi KLSH dhe gjeti shumë shkelje. Janë evidentuar që janë regjistruar prona pa titull pronësie, ai dha dorëheqjen dhe iku. Piranjat u munduan që të marrin edhe reagimin e Lushajt, por ai u bë tepër agresiv duke kërcënuar gazetarin dhe operatorin.

Lushaj: Dilni përjashta. Ti rri me mua…ti shko.

Operatori: Po na mban peng?

Gazetari: Hiqe dorën.

Lushaj: Shko më sill logot, direkt. Shko sill logot dhe të lejoj të dalësh nga këtu.

test

Korça zgjohet e mbuluar nga dëbora

November 28, 2022 8:33 am |prapaskena | Aktualitet

Qarku i Korçës është zgjuar ditën e sotme i mbuluar nga dëbora pasi reshjet kanë vijuar gjatë natës në kuotën mbi 1200 metra, ndërsa në kuotat më të ulëta ka pasur reshje shiu.

Në rrugën e Dardhës nga kilometri i 7-të deri në kilometrin e 13-të ka pasur reshje dëbore me trashësi nga 5 deri në 7 centimetra.

Sakaq, autoritetet përkatëse kanë marrë masat e nevojshme duke vendosur në punë mjetet borëpastruese në këtë aks, ndërsa në rrugët e tjera është bërë vetëm kriposja e rrugës.

test

Shqipëria feston sot 110-vjetorin e Pavarësisë

November 28, 2022 8:10 am |prapaskena | Aktualitet

Shqipëria feston sot 110-vite nga krijimi i shtetit.

Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë.

Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar. Më 28 Nëntor, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i qeverisë së shtetit shqiptar. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.

test

Darka e fundit për Xhesin dhe Silvën, analiza nëse hajduti Arbër Tivari ka qenë i droguar, arrestohet në gjendje të rëndë tek Trauma

November 28, 2022 7:55 am |prapaskena | Kronike, Kryesore

Silva Gjergji nga Rubiku, shoqja e saj Roxhesa Klironomi banuese në lagjen nr. 5 Durrës dhe Arbër Tivari kanë darkuar mbrëmjen e së shtunës në Durrës, afër Currilave.

Kjo do të ishte darka e fundit për dy të rejat. Pasi kanë ngrënë darkë, tre të rinjtë janë nisur drejt Tiranës rreth orës 2 natës.

Arbër Tivari, një person problematik dhe me precedentë penal, ka qenë duke drejtuar automjetin tip Ford Ka me targë AA014ZE nga Durrësi në drejtim të Tiranës, kur ka dalë nga rruga duke marrë me vete edhe barrierën metalike anësore, e cila është palosur brenda në kabinë.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë gjetur vdekjen dy pasagjeret, Silva Gjergji dhe Roxhesa Klironomi, të cilat udhëtonin me të në të njëjtin mjet.

I riu që drejtonte automjetin është transportuar me urgjencë drejt Traumës, ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia i ka komunikuar masën e arrestit Arbër Tivarit, i cili është në gjendje shumë të rëndë.

Si dy viktimat dhe 26-vjeçari i plagosur do t’u nënshtrohen analizave dhe ekzaminimeve mjekoligjore për të zbuluar nëse kishin konsumuar alkool apo lëndë narkotike.

Precedentë penalë

Arbër Tivari është emër i njohur për policinë e Durrësit pasi gjatë viteve të fundit ka hyrë dhe ka dalë disa herë nga burgu.

Në mars të vitit 2021, ai u qëllua me armë zjarri në dorë nga Alket Buçpapaj i cili po ashtu njihej si person problematik për drejtësinë.

Tivari ishte arrestuar edhe më herët për shpërndarje lëndësh narkotike dhe vjedhje.

Për herë të fundit, Tivari është arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe municione luftarake.

test