Author Archive Page

Nxehet loja / Del videoja erotike e Efit, pritet video ‘hot’ edhe Kiarën. A po dalin ‘asat’ e Olta Gixharit?

February 1, 2023 6:07 am |prapaskena | Jetë/stil

Që prej ditës së djeshme, loja e Olta Gixharit në “Big Brother VIP” është kthyer në një betejë kërcënimesh ku aktorja pretendon se ka një arsenal materialesh për të nxjerë për vajzat e shtëpisë, Kiarën dhe Efin.

Kërcënimet për Kiarën janë të qarta, ajo e ka me gruan e Luizit, siç edhe i drejtohet dhe jo drejpëdrejtë me moderatoren.

Po me Efin? Çfarë di aktorja Olta Gixhari për Efin e cila ka vetëm 2 vite si personazh publik?

“Edhe asaj tjetrës Efit i kam gjëra, që ajo nuk e ka idenë që unë i di. Atë po të dua, me një fjali e nxjerr jashtë”, ishte kërcënimi i hapur i Oltës i cili me gjasa i referohet një video +18 të ish konkurrentes të Përputhen e cila po qarkullon në WhatsApp.

Bëhet fjalë për një video +18 të cilën Efi e ka regjistruar vetë dhe ja ka nisur dikujt, që pabesisht e ka publikuar.

Njerër të afërt me Gixharin thuhet se kanë video edhe për Kiara Titon.

Gjithsesi loja e “Big Brother” nuk ndërtohet mbi informacionet që banorët mund të kenë për njëri-tjetrin dhe Efi e ka vërtetuar se nuk bie preh e manipulimeve apo kërcënimeve të Olta Gixharit

Publikohet video 'HOT' e Efit, a është ky

 

 

test

Dikur ishte “Beu i Jugut”, ja ç’ndodh sot me Koço Kokëdhimën, përfundon në Afrikë

January 31, 2023 11:01 pm |prapaskena | Aktualitet

Dikur ai ishte një ndër personazhet më të rëndësishëm të Tiranës, falë bizneseve, medias, por dhe përfshirjes në politikë, ku për pak kohë u bë dhe “beu i Jugut”.

Por sot, Koço Kokëdhima është kthyer në një njeri “anonim”. Pas përpjekjeve të dështuara për të krijuar një parti të vetën, ish-deputeti 64-vjecar, duket se ka hequr përfundimisht dorë nga ambiciet politike.
Dhe tashmë duket se ka vendosur të shijojë jetën me gruan e tij, madje edhe duke u “rinuar” me sa duket edhe me ndonjë operacion.

Së fundmi, ka qenë në afrikë me të shoqen, e cila ka postuar edhe disa foto, si për të na kujtuar se Koço nuk është zhdukur fare.
Ç

test

Zjarri shkrumbon një shtëpi në Shijak, kryefamiljari shpëton por i digjen 15.7 milionë lekë

January 31, 2023 10:05 pm |prapaskena | Aktualitet

Një shtëpi është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e kaluar në Rubjekë të Shijakut.

Bashkë me shtëpinë dhe orenditë e saj, janë djegur gjëja e gjallë dhe paratë që familja kishte siguruar për rindërtimin e shtëpisë. Familja Domi, me 7 anëtarë ka mbetur në qiell të hapur pasi zjarri iu shkrumboi gjithçka që ata kishin.

Në momentin që zjarri përfshiu shtëpinë, Vehbi Domi, kryefamijari ndodhej i vetëm brenda. Ai është përpjekur të shpëtojë lopën dhe dhitë që ndodheshin në kasollen pranë, por nuk ia ka dalë dot.

Familja Domi kishte arritur të përfitonte rreth 15,7 milion lekë nga granti i rindërtimit pas tërmetit, por këto para iu shkrumbuan brenda në shtëpi bashkë me sendet e tjera. Burimi i të ardhurave për familjen Domi, ishte shitja e qumështit të lopës, pasuria e vetme që kishin.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, asgjë nuk u shpëtua nga shtëpia. Ndërkohë që vlen të thuhet se janë ende të paqarta shkaqet e zjarrit në shtëpinë e cila ishte e dëmtuar nga tërmeti dhe e mbuluar me llamarina.

test

Theu arrestin shtëpiak, vihet në pranga 31-vjeçari në Korçë

January 31, 2023 8:51 pm |prapaskena | Aktualitet

Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Devoll pasi është konstatuar jashtë banesës së tij, ndërkohë që ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”.

Shtetasit I.C, i ishte vendosur kjo masë sigurie për veprën penale “trafikimi i narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin I. C., 31 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, si rezultat i veprimeve procedurale të kryera në kuadër të fazës së gjashtë të operacionit policor të koduar “Restart”.

test

Aventurat e agjentëve / Kodoshi Neza nga përkthyes i Tom Doshit për ‘atentatin’ e Metës, çantat me para tek darkat me Ramën. Ku i merrnin paratë Agron Neza dhe Duçka që paguanin kryeagjentin qejfli të FBI-së?

January 31, 2023 7:15 pm |prapaskena | Aktualitet, Krim & Korrupsion, Kryesore, Politikë

Nga Gjergj Erebara 

Ka shumë gjasa që së shpejti, një thriller spiunazhi apo një serial televiziv do të bëhet bazuar në historinë e Charles McGonigal, një ish-zyrtari të lartë të FBI-së, gjuetar spiunësh, i kthyer në ryshfetmarrës dhe punonjës i një oligarku rus.

Amerikanët e kanë hetuar zyrtarin që kishte një karrierë të suksesshme 20 vjeçare në FBI, i cili, mes të tjerash, kishte një rol në hetimin e ndërhyrjes së aluduar ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016 që u fituan nga Donald Trump, duke hartuar dy dosje të veçanta dhe duke e akuzuar në dy gjykata të ndryshme.

Njëra dosje lidhet me punën e tij në shërbim të oligarkut rus Oleg Deripaska, i sanksionuar në SHBA nga viti 2018 dhe në Evropë nga viti 2022, për të cilin McGonigal ka punuar nga viti 2021 e më pas.

Dosja tjetër lidhet me “aventurën e tij shqiptare”, një aventurë që nisi që kur ai punonte si zyrtar i lartë i FBI-së në gusht 2017 dhe që përfundoi afro një vit pas largimit të tij nga detyra në FBI, në nëntor 2019, kur ai dhe bashkëpunëtorë të tij i dhanë fund një biznesi ligjor në Tiranë, biznes që financiarisht doli i pasuksesshëm.

Aktakuza e McGonigal në Uashington DC thotë se ai përdori pozicionin e tij publik si zyrtar i FBI-së për përfitime private, ndërhyri dy herë për të hapur hetime në interes të bashkëpunëtorëve të tij në biznes, me gjasë kundër opozitës shqiptare, si dhe mori udhëtime me shpenzime të mbuluara në Shqipëri, Austri e Kosovë.

Ai akuzohet se mori 225 mijë dollarë nga një individ i quajtur Personi A, i cili gjerësisht besohet se është Agron Neza, një emigrant shqiptar në Amerikë, i përshkruar edhe si person që “dekada më parë ka punuar në shërbimin sekret shqiptar”.

Sipas një deklarate të mëpasme të Nezës për media, ai ka punuar për Shërbimin Informativ Kombëtar në vitet 1991-1992.

Një rast, një prej hetimeve të FBI ndaj lobuesit të “partisë së ndryshme” nga ajo e kryeministrit Edi Rama, duket se u financua nga një shqiptar tjetër, i quajtur Personi B.

Gjerësisht besohet se Personi B është Dorjan Duçka, një ish-zëvendës-ministër, për të cilin, kryeministri Edi Rama pranoi se “ka punuar si këshilltar pa pagesë për të”. Se për çfarë arsye, dikush mund të punojë si këshilltar pa pagesë për një kryeministër, kjo nuk u sqarua nga Rama.

McGonigal është deklaruar para gjykatës i pafajshëm.

Përmes një reagimi për mediat, Neza i konsideroi paratë që i kishte dhënë McGonigal një borxh dhe çështje personale, ndërsa hodhi poshtë akuzat për biznes apo afera në këtë histori.

Personi B ka refuzuar të komentojnë për median në Shqipëri, ndërsa Rama deklaron se akuzat ndaj McGonigal nuk kanë lidhje me të.

Kronologjia

Dosja e Uashingtonit, dosja hetimore që lidhet me marrëdhëniet e McGonigal me Shqipërinë, paraqet një zyrtar që në mënyrë aktive kërkon para nga shqiptario-amerikani i raportuar si Personi A, ndërsa udhëton në Shqipëri në mënyrë të përsëritur, udhëtime për të cilat, nuk paguan.

Sipas aktakuzës [Link], “jo më vonë se gushti 2017-ës, i akuzuari McGonigal u takua me personin A dhe pyeti nëse Personi A mund t’i siguronte atij para”.

Më 5 shtator 2017, McGonigal i raportoi FBI-së se do të kryente një vizitë “jozyrtare” në Shqipëri.

Hetuesit zbuluan më vonë se ai nuk kishte treguar se do të ishte në këtë vizitë nën shoqërinë e Personit A, se shpenzimet e udhëtimit nuk po paguheshin prej tij, se ai do të udhëtonte edhe në Kosovë dhe se ai do të takohej edhe me Personin B.

Më 7 shtator, i akuzuari dhe Personi A diskutuan për paratë dhe ai i tha se do t’ia siguronte gradualisht.

Më 9 shtator ai takohet me kryeministrin Edi Rama dhe diskuton mes të tjerave edhe licenca kërkimi për naftë.

Më 5 tetor 2017, ai mori 80 mijë dollarë nga Personi A në Nju Jork. Dy pagesa të tjera prej 80 mijë dhe 65 mijë dollarë pasuan më vonë atë vjeshtë.

Në 16 tetor 2017, McGonigal njoftoi FBI-në për një udhëtim tjetër në Shqipëri, ku sërish nuk deklaroi se do të takohej me kryeministrin shqiptar.

Ai gjithashtu nuk pagoi për udhëtimin. Se kush ia mbuloi shpenzimet, kjo mund të merret me mend, por nuk dihet.

Më 20 nëntor 2017, ai është në Shqipëri ku takohet me Ramën. Sërish, as ai dhe as FBI nuk paguan për hotel e për ushqime.

Më 25 nëntor 2017, McGonigal informon Departamentin e Drejtësisë për një hetim të ri potencial në lidhje me lobimin e një “partie politike të ndryshme nga ajo në të cilën kryeministri është pjesë”.

Kjo është pjesa për të cilën, Partia Demokratike (grupi i Berishës) akuzon se ka të bëjë me të. Sipas PD-së, Rama korruptoi zyrtarin e FBI në mënyrë që ky i fundit të hetonte lobuesin e PD në SHBA.

Në dhjetor 2017, McGonigal, Personi A dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë shqiptare, përfshirë kryeministrin Edi Rama, hëngrën darkë në Uashington D.C.

Në 22 janar 2018, McGonigal mori informacion “mbi një shtetas amerikan lobist” nga Personi A dhe ia kaloi këtë informacion një agjenti special në varësi të tij. Sipas aktakuzës, “Personi A e mori informacionin nga Zyra e Kryeministrit të Shqipërisë.”

Personi B ndihmoi në lehtësimin e hetimit të FBI-së, mes të tjerash, duke paguar shpenzimet e udhëtimit të një dëshmitari që u intervistua në Evropë.

Më 26 shkurt 2018, zyra e FBI në Nju Jork hapi zyrtarisht një hetim penal të fokusuar te lobisti amerikan me kërkesë të të akuzuarit McGonigal dhe nën udhëzimin e tij.

Në 4 Mars 2018, McGonigal pati një darkë e dytë në Uashington me Ramën, Personin A dhe zyrtarë të tjerë.

Aktakuza vijon më poshtë me udhëtimet e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Në qershor 2018, ai plotësoi deklaratën financiare, të njohur si OGE-278, në të cilën “nuk raportoi marrjen e 225 mijë dollarëve nga Personi A.”

Në 14 shtator 2018, McGonigal tërhiqet nga puna e tij në FBI.

Pas kësaj, suksesi i tij duket se fillon të pakësohet. Ai bëhet aksionet në një kompani investiguesish privatë në Tiranë, e cila pati zero të ardhura.

Në prill 2019, Charles McGonigal blen një paketë aksionesh në një kompani shqiptare të quajtur: LAWOFFICE & INVESTIGATION.

Sipas dokumenteve të Qendrës Kombëtare të Biznesit, ai pagoi 2 milionë lekë kapital themeltar dhe mori 25% të aksioneve.

Bashkëaksionerët e tjerë të kompanisë: Mark Thomas Rossini, një ish punonjës i FBI-së, Shefqet Dizdari dhe Agron Neza. Ky i fundit raportohet gjerësisht se është personi që aktakuza e Uashingtonit i referohet si Personi A.

Shefqet Dizdari njihet mes të tjerash si përfaqësues i një kompanie nafte të lidhur me Gazprom. Aksioneri tjetër, Mark Thomas Rossini, nuk është gjithashtu i panjohur.

Ai shfaqet në një intervistë në Top Channel në prill 2019 duke komentuar mbi interesat e Rusisë në Shqipëri.

Kompania e pati jetën e shkurtër. Ajo u pezullua në tetor 2019. Bilanci i dorëzuar më vonë tregon se kompania kishte zero të ardhura, pra nuk kishte aktivitet.

Intervistë me “politikanin biznesmen” (Tom Doshi)

Si një histori anësore, aktakuza e Uashingtonit ndaj McGonigal raporton se si ky i fundit, u takua me një person të përshkruar si “politikan dhe biznesmen shqiptar”.

Personi në fjalë (Tom Doshi) i kërkoi McGonigal që ai të hetojë një tentativë vrasjeje ndaj tij (nga Ilir Meta).

Personi A e prezantoi zyrtarin e FBI-së me “politikanin biznesmen” në shtator 2017. Në 18 nëntor 2017, të dy udhëtuan për në Austri.

Aktakuza vëren se Personi A punoi si përkthyes gjatë intervistës, e cila u krye në prani të një prokurori të Departamentit të Drejtësisë, por McGonigal “nuk plotësoi dokumente në lidhje me autorizimin apo financimin e shërbimit të përkthimit.” Aktakuza vëren gjithashtu se FBI “nuk disponon regjistrim zyrtar të invervistës”.

Pas intervistës në Austri, të tre duket se udhëtuan drejt Shqipërisë. Kësaj here, në Tiranë, “biznesmeni politikan” dhe McGonigal “diskutuan oportunitete biznesi”.

Lidhja ruse

Dosja me lidhjen ruse të Charles McGonigal është e veçantë dhe për këtë akuza është ngritur në Nju Jork.

Sipas akuzës [Link] historia nis në vitin 2021, gati dy vjet pas mbylljes së aventurës shqiptare dhe zhvillohet e gjitha në Nju Jork. Në të nuk ka shqiptarë.

Akuza thotë se oligarku rus Oleg Deripaska, i vendosur nën sanksione nga Departamenti i Thesarit të SHBA që nga viti 2018 për shkak të lidhjeve të tij me Kremlinin, pagoi përmes një ndërmjetësi McGonigalin si jurist, në mënyrë që ky të punonte me objektivin final, delistimin e Deripaskës nga lista e oligarkëve rusë të sanksionuar.

McGonigal punoi për Deripaskën pas tërheqjes nga FBI. Punësimi klasifikohet si i paligjshëm nga akuza për shkak se oligarku ishte nën sanksione.

Deripaska dhe Shqipëria

Deripaska rezulton përfitues fundor indirekt në dy kompani shqiptare, TREMA ENGINEERING 2 dhe Shushica Hydropower. Deripaska bleu 30% të aksioneve të kompanisë austriake “Strabag” në vitin 2007. Në atë kohë, Deripaska nuk ishte subjekt sanksionesh.

Ai u vendos nën sanksione amerikane më 2018 dhe në BE e Britaninë e Madhe më 2022, pas fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Strabag është përpjekur ta largojë atë si aksioner. Trema Engeneering është një kompani historike shqiptare, e cila iu shit nga pronari i vet kompanisë austriake në masën 100% në vitin 2020.

Trema është pronare e 25% Shushica Hydropower. Kjo e bën Deripaskën përfitues fundor të këtyre dy kompanive përmes paketës së aksioneve që ai ka në Strabag.

Deripaska është formalisht nën sanksione edhe në Shqipëri që nga prilli i vitit 2022, kur Shqipëria vendosi të zbatojë kundër Rusisë dhe shtetasve rusë të njëjtat sanksione që zbaton Bashkimi Evropian.

Deripaska u sanksionua më 8 prill nga Këshilli Evropian. [Link] Të dhënat e prokurimit publik në Shqipëri tregojnë se Trema Engeneering nuk ka fituar tendera përgjatë vitit 2022.

Tenderi i fundit i fituar prej saj është në vitin 2021, kohë kur Deripaska ishte subjekt i sanksioneve amerikane, por jo i atyre Evropiane, të cilat i zbaton edhe Shqipëria.

 

test

Gazment Bardhi i përgjigjet kërkesës së Dumanit, i dërgon SPAK aktakuzën amerikane për çështjen “McGonigal”

January 31, 2023 6:58 pm |prapaskena | Aktualitet

Deputeti demokrat Gazment Bardhi i është përgjigjur menjëherë kërkesës së kreut të SPAK Altin Dumani, për t’i vënë në dispozicion aktakuzën amerikane për çështjen “McGonigal”.

Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimin e çështjes, pas kallëzimit të bërë nga Bardhi. Ky i fundit kërkonte të hetoheshin lidhjet e kryeministrit Edi Rama me ish-drejtorin e FBI për Nju Jorkun. Sipas Bardhit, Rama ka paguar McGonigal amerikan për të sajuar lobimin e PD me para ruse.

Kallëzimi i Gazmend Bardhit është bërë në SPAK më 24 janar, ndërkohë që këtë të martë, kreu i këtij institucioni Altin Dumani i ka përcjellë një kërkesë deputetit demokrat duke i kërkuar që të plotësojë dosjen dhe të dorëzojë dokumentet që ai pretendon se ka.

Në shkresën e firmosur nga Dumani kërkohet të dërgohet akt-padia e Zyrës së Prokurorit të Distriktit të Kolumbias. Kësaj kërkese i është përgjigjur menjëherë deputeti demokrat, i cili siç shihet dhe në foton e mëposhtme, i ka përcjell dokumentin e kërkuar.

test

Zyrtarizohet kërkesa, 28 deputetë të PD-së kërkojnë shkarkimin e Lindita Nikollës

January 31, 2023 6:22 pm |prapaskena | Pa kategori

Ashtu dhe siç ishte paralajmëruar më herët, ditën e sotme grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar zyrtarisht ne Kuvend shkresën për nisjen e procedurës së shkarkimit të kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Sipas ligji shkresa i drejtohet Këshillit të Legjislacionit në Kuvend. Kanë qenë 28 deputetë që kanë firmosur në shkresën për shkarkimin e Nikollës, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.

Në seancën e të enjtes së kaluar, u shkaktuan trazira në Kuvend, për shkak se nuk u pranua kërkesa e opozitës për të diskutuar mbi skandalin “McGonigal”. Pas kaosit të krijuar, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e mbylli seancën pa diskutime, vetëm kaloi në votim projektligjet, të cilat u miratuan vetëm me votat e maxhorancës.

Pas këtij veprimi nga ana e kryeparlamentares, disa deputetë të PD deklaruan se do të kërkojnë nisjen e procedurave për shkarkimin e saj, me argumentin se kjo e fundit i mohoi opozitës që të diskutojnë për çështjet e rendit të ditës.

test

“Do rrëzojmë avionin”- Si Albin Kurti e kërcënoi Thaçin për marrëveshjen e Rambujesë

January 31, 2023 6:04 pm |prapaskena | Rajon

Analisti Milaim Zeka e konsideron kryeministrin Albin Kurti një anti-kosovar dhe anti-amerikan.

Në një intervistë për Euronews Albania, Zeka u shpreh se gjatë kohës së luftës, Kurti e kërcënoi Hashim Thaçin për të mos nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë.

Sipas Zekës, i cili i kishte dhënë telefonin e tij Thaçit për të biseduart me Kurtin, ky i fundit kërcënoi duke i thënë se nëse do të nënshkruhej marrëveshja, do të kishte pasoja.

“E para, ekzistojnë video ku Albin Kurti, para disa viteve në opozitë, thotë që shqiptarët nuk e duan Amerikën.

E dyta, ekszitojnë video, ku Albin Kurti gjatë mbajtjes së konferencës të Rambujesë, ka dalur haptazi kundër bombardimeve të NATO-s dhe kundër marrëveshjes së Rambujesë. Albin Kurti ka biseduar në telefonin tim celular me Hashim Thaçin.

Numri im ka qenë seudez, telefoni im ka qenë i përgjuar. E ka kërcënuar në atë kohë Hashim Thaçin, që në rast se ti nënshkruan marrëveshjen e Rambujesë, ne do ta rrëzojmë aeroplanin. Ky njeri, së bashku me disa komandantë të zonave, por kërcënimi i Albin Kurtit dallon nga komandantët e zonave. Ky ishte atëherë, në logjikë të njëjtë me Sllobodan Millosheviçin “, theksoi ai.

Duke iu referuar situatës aktuale dhe presionit ndërkombëtar për të pranuar Asociacionin, Zeka tha se kryeministri Kurti është anti-kosovari dhe anti-amerikani më i madh që ka njohur Kosova.

Ai shtoi se Kurti bën pjesë në atë klasë politike dhe intelektuale që gjithmonë ka punuar kundër interesave të Kosovës.

“Amerikanërt edhe kur gabojnë nuk gabojnë. Është një kastë intelektuale dhe politike në Kosovë e cila historikisht ka menduar dhe ka punuar kundër interesave të shqiptarëve nën ish-Jugosllavi.

Kjo kastë që dikur e quante veten me krenari si jugosllavë që dikur vë vitet ’80-të na ka burgosur, përndjekur, fyer, izoluar dhe persekutuar, sot paraqitet në rreshtin e parë të patriotizmit.

Tamam si dikur që Beogradi infiltronte njerëz në mesin tonë që në pamje të parë dukeshin shumë më patriot se ne që ishim tortuar dhe burgos.

E njëjta kastë është dhe sot dhe krejt kësaj bandë nihiliste, që i ngjason Gardës Revolucionare të Khomeinit, po i prin antikosovari më i madh, anti-amerikani dhe anti-evropiani më i madh Albin Kurti”, tha Zeka.

test

Tigrit i shkojnë dëm 1.5 milionë euro për fshehjen e provave kundër tij?! SPAK po verifikon për pagesat korruptive nga Klodin Zoto pas dekonspirimit të skandalit

January 31, 2023 5:22 pm |prapaskena | Krim & Korrupsion, Kryesore

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi u paraqit në SPAK në orën 10:00. Arsyeja për të cilën u kërkua përmbi 2 orë dëshmia e deputetes lidhet me inceneratorët dhe konkretisht për të tretin nën hetim, atë të Tiranës.

Mes besimit në SPAK dhe inceneratorëve, Kryemadhi tha se ka besim vetëm në Zot. Sakaq, për inceneratorët e tjerë atë të Fierit dhe të Tiranës në datat një dhe dy shkurt do të vendosë një drejtësi tjetër, ajo e gjyqtarëve paraprakë qe do shprehen për hetimet. Në një kohë kur avokatët këmbëngulin se veprimet hetimore çalojnë.

Diskutimi më i madh lidhet me pyetjen se përse nuk është pyetur ende nga SPAK, Arben Ahmetaj, ish-ministër financash, i cili pas një akt ekspertize në kompjuterin e Klodian Zotos rezulton se u pagua prej tij për udhëtime luksoze jashtë Shqipërisë.

Por SPAK insiston se po heton rolin e Arben Ahmetajt në këtë pikë.

Veç kësaj prokurorët e SPAK këmbëngulin se akt ekspertiza iu dorëzua ne fund të muajit nëntor 2022 por pa përgjigje mbetet dilema se çfarë po ndodh prej kësaj kohe. Një tjetër ish-ministër financash, Shkëlqim Cani ish-ministër, një ditë më parë u tregua i gatshëm për të thënë të vërtetën. Por, ai tha se nuk e surprizon më asgjë. As fakti nëse e harrojnë dhe nuk e pyesin.

Një burim serioz tha për Prapaskenën se Arben Ahmetaj është informuar për provat e korrupsionit të tij që u gjetën në kompjuterin e Klodian Zotos.

I vetëdijshëm për pasojat, Tigri është vënë menjëherë në lëvizje, i ndihmuar nga aleati i tij Ilir Meta dhe figura të tjera të pastrimit të parave, korrupsionit, ndikimit dhe lidhjeve okulte.

Sipas këtij burimi, Tigri ka hedhur 1.5 milionë euro nga paratë e korrupsionit, për ta shpëtuar nga dosja e inceneratorëve, përmes fshehjes së provave. Dhe paratë, bashkë me lobimin korruptiv, bënë punë.

Provat e korrupsionit (pagesa e Zotos për Ahmetajn) që u gjetën në kompjuterin e Klodian Zotës, u zhdukën, një veprim ky që minoi besimin tek SPAK-u.

Por, skandali u dekonspirua, duke e kthyer sërish Arben Ahmetajn në zonën e rrezikut për t’u marrë i pandehur. Pas denoncimit publik të dy prokurorëve Klodian Braho dhe Eneid Nakuçi, të cilët fshehën provat e korrupsionit për Ahmetajn, SPAK tashmë pretendon se Ahmetaj po hetohet.

Po a do t’i shkojnë dëm 1.5 milionë euro Tigrit për të shpëtuar nga ndëshkimi penal, vijon në fuqi garancia se nuk do të preket apo Tigri do të kërkojë kthimin e parave mbrapsht?!

test

Vdiq pasi abortoi fëmijën, zbulohet EMRI i viktimës në Elbasan, nën hetim mjekët

January 31, 2023 4:12 pm |prapaskena | Aktualitet

Është zbardhur identiti i 34-vjeçares që humbi jetën në mënyrë tragjike ditën e djeshme në maternitetin e Elbasanit. Mësohet se e reja që ka humbur jetën është shtetasja Etleva Çullhaj.

Ajo ishte paraqitur rreth orës 12:00 dje në maternitet ku kishte kryer një procedurë aborti dhe më pas ishte larguar në banesën e saj. Por, rreth orës 18:00 të së njëjtës ditë, gjendja shëndetësore e saj ishte rënduar dhe u transportua sërish në maternitet ku ndërroi jetë.

Për këtë rast, janë vënë në hetim dy mjekët e maternitetit të Elbasanit, shtetasit Arben Paralloi, 56 vjeç dhe Behar Gjevori, 60 vjeç, mjekë në Maternitetin e Elbasanit, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Policia njofton se vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

test