Tigrit i shkojnë dëm 1.5 milionë euro për fshehjen e provave kundër tij?! SPAK po verifikon për pagesat korruptive nga Klodin Zoto pas dekonspirimit të skandalit

Krim & Korrupsion

Publikuar: 31/01/2023

Tigrit i shkojnë dëm 1.5 milionë euro për fshehjen e provave kundër tij?! SPAK po verifikon për pagesat korruptive nga Klodin Zoto pas dekonspirimit të skandalit

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi u paraqit në SPAK në orën 10:00. Arsyeja për të cilën u kërkua përmbi 2 orë dëshmia e deputetes lidhet me inceneratorët dhe konkretisht për të tretin nën hetim, atë të Tiranës.

Mes besimit në SPAK dhe inceneratorëve, Kryemadhi tha se ka besim vetëm në Zot. Sakaq, për inceneratorët e tjerë atë të Fierit dhe të Tiranës në datat një dhe dy shkurt do të vendosë një drejtësi tjetër, ajo e gjyqtarëve paraprakë qe do shprehen për hetimet. Në një kohë kur avokatët këmbëngulin se veprimet hetimore çalojnë.

Diskutimi më i madh lidhet me pyetjen se përse nuk është pyetur ende nga SPAK, Arben Ahmetaj, ish-ministër financash, i cili pas një akt ekspertize në kompjuterin e Klodian Zotos rezulton se u pagua prej tij për udhëtime luksoze jashtë Shqipërisë.

Por SPAK insiston se po heton rolin e Arben Ahmetajt në këtë pikë.

Veç kësaj prokurorët e SPAK këmbëngulin se akt ekspertiza iu dorëzua ne fund të muajit nëntor 2022 por pa përgjigje mbetet dilema se çfarë po ndodh prej kësaj kohe. Një tjetër ish-ministër financash, Shkëlqim Cani ish-ministër, një ditë më parë u tregua i gatshëm për të thënë të vërtetën. Por, ai tha se nuk e surprizon më asgjë. As fakti nëse e harrojnë dhe nuk e pyesin.

Një burim serioz tha për Prapaskenën se Arben Ahmetaj është informuar për provat e korrupsionit të tij që u gjetën në kompjuterin e Klodian Zotos.

I vetëdijshëm për pasojat, Tigri është vënë menjëherë në lëvizje, i ndihmuar nga aleati i tij Ilir Meta dhe figura të tjera të pastrimit të parave, korrupsionit, ndikimit dhe lidhjeve okulte.

Sipas këtij burimi, Tigri ka hedhur 1.5 milionë euro nga paratë e korrupsionit, për ta shpëtuar nga dosja e inceneratorëve, përmes fshehjes së provave. Dhe paratë, bashkë me lobimin korruptiv, bënë punë.

Provat e korrupsionit (pagesa e Zotos për Ahmetajn) që u gjetën në kompjuterin e Klodian Zotës, u zhdukën, një veprim ky që minoi besimin tek SPAK-u.

Por, skandali u dekonspirua, duke e kthyer sërish Arben Ahmetajn në zonën e rrezikut për t’u marrë i pandehur. Pas denoncimit publik të dy prokurorëve Klodian Braho dhe Eneid Nakuçi, të cilët fshehën provat e korrupsionit për Ahmetajn, SPAK tashmë pretendon se Ahmetaj po hetohet.

Po a do t’i shkojnë dëm 1.5 milionë euro Tigrit për të shpëtuar nga ndëshkimi penal, vijon në fuqi garancia se nuk do të preket apo Tigri do të kërkojë kthimin e parave mbrapsht?!