March 7, 2025 12:40 pm |prapaskena | Investigim, Kryesore
Ish kryeprokurorja Ina Rama, anëtare e KPA, ka nisur të shqetësohet, duke u angazhuar për të censuruar raportimet mediatike rreth rolit të saj të dyshimtë në emërimin e paligjshëm të Ols Dados prokuror në vitin 2008. Të gjitha ndërhyrjet e paligjshme dhe të papërshtatshme janë të faktuara. Opinioni publik dhe faktori ndërkombëtar presin një shpjegim nga zonja Rama se mbi ç’baza ligjore i propozoi Bamir Topit në vitin 2008 emërimin e Ols Dados prokuror në Pogradec, në kushtet kur Dado nuk plotësonte kriteret e parashikuara në nenet 17 dhe 18 të ligjit të kohës për prokurorinë! Kush e nxiti apo detyroi të kapërcente ligjin, duke i varur sot një gurë të rëndë në qafë drejtësisë së re?
Së pari, duhet një sqarim edhe për shkak të pozicionit që sot ka Ina Rama si anëtare e shkallës së dytë dhe të fundit të Vetingut, por edhe për shkak se Ols Dado, nga noter, është katapultuar në SPAK dhe sillet si në sallat e gjyqit si Xhi-Bani në BBV’4. Heshtja, shmangia dhe ndërhyrjet e papërshtatshme nuk janë zgjidhje. Ky moment, pra emërimi i paligjshëm i Ols Dados, nuk mund të tejkalohet pa transparencë. Nuk është hall që mund të zgjidhet me pazare apo direktiva te ‘Dinastia’.
Së dyti, ditët e fundit, SPAK ka mbyllur me urgjjencë, me mosfillim, një kallëzim penal kundër Ina Ramës, depozituar nga Partia Demokratike. Ndoshta faktet e pretenduara në kallëzim mund të mos qëndrojnë. Por është i dyshimtë fakti që kallëzimi ndaj Ina Ramës mbyllet pa kryer asnjë veprim hetimor, ndërsa për një letër anonime të Nesti Angonit, kryhen hetime deri tek fustanet e grave, lloji i çorapeve dhe deri te lodrat e fëmijëve.
A ka gisht Ols Dado në shpejtësinë e SPAK-ut për të mbyllur me mosfillim kallëzimin ndaj Ina Ramës, duke i kthyer reston për favorin e paligjshëm të 2008, kur Ina Rama e propozoi Dadon për prokuror, pa plotësuar kriteret? Pse Ols Dado dhe Ina Rama kanë futur kokën në rërë për këto dy momente, në kushtet kur politikanët në SPAK dhe magjistratët në KPA hetohen deri te stërgjyshi, deri tek pagesa e taksave para 30 vitesh, udhëtimet dhe kostoja e ushqimit mujor?
Së treti, zonja Ina Rama, si prokurore, ka pasur në dorë shumë dosje. Madje, zonja Rama, për të bërë me dije rezultatin e hetimeve për 21 Janarin, në vitin 2012 doli me në krah ish ambasadorin amerikan, një tregues ky ‘guximit’ dhe ‘mosndikimit’ nga politika. A ka pasur në dorë Ina Rama ndonjë dosje të rëndë të shetasit Ardi Nelaj, bashkëshorti i Alketa Vejsiut, si ka proceduar dhe a ka përfituar ndonjë pasuri të paluajtshme më pas nga ky biznesmen, të cilit i është arrestuar edhe kunati për trafik droge?
Emërimi i paligjshëm i Ols Dados prokuror
Ols Dado u diplomua si jurist në vitin 1995 me rezultate të dobëta. Notën më të lartë e ka në fiskulturë. Gjithsesi, ndryshe nga Gjin Gjoni që ka marrë gradën doktor pas arsim të lartë, Ols Dado e ka kryer arsimin e lartë për juridik, edhe pse me mesatare të ulët.

Nga data 16.12.1995 deri në 15.2.1996 punoi pranë Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta. Nga data 16.2.1996 deri në 10.9.1996 punoi pranë “A.M.C” sh.a. Nga data 29.1.1997 deri në 8.11.2000 punoi pranë Bashkisë Durrës. Nga data 1.7.2003 deri në 29.9.2005 punoi në ish-Komisionin e Letrave me Vlerë. Në vitin 2008 bëhet noter pa konkurrim, duke hapur NIPT-in K52025501V, pasi e trashëgon licencën nga babai i tij, noteri Milto Dado, deri në vitin 2008.

Në 4 nëntor 2008, zonja Ina Rama, në atë kohë në funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm, i propozon Bamir Topit, asokohe President, emërimin e Ols Dados prokuror në Progradec. Propozimin e saj, zonja Rama e mbështet në nenin 149 pika 3 të Kushtetutës dhe në nenin 8, pika 2, germa ‘b’ të ligjit nr. 8737 datë 12. 02. 2001 për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë (i pa ndryshuar deri ditën e firmosjes së këtij propozimi). Mbështetur në të njëjtën bazë ligjore, Presidenti Bamir Topi, në 17 nëntor 2008, miraton propozimin e Ina Ramës, duke dekretuar emërimin e Ols Dados prokuror në Pogradec.

Neni 17 i ligjit, përpos të tjerave, parashikonte që mund të emërohet prokuror shtetasi që ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës. Neni 18 parashikon që mund të emërohet prokuror edhe personi që nuk e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës, por që ka punuar jo më pak se tre vjet pedagog në Shkollën e Magjistraturës, në Fakultetin Juridik, këshilltar ligjor, drejtues ose specialist në strukturat juridiko-profesionale në Kuvend, Presidencë, qeveri, Gjykatën e Lartë, Ministrinë e Drejtësisë, Avokatin e Popullit, deputet me arsim juridik dhe oficer i policisë gjyqësore.

Ols Dado nuk plotësonte as kriteret e parashikuar në nenin 17 dhe as në nenin 18 të ligjit nr. 8737 datë 12. 02. 2001 për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë. Dado kishte vetëm arsimin juridik dhe nuk kishte punuar 3 vite në një nga funksionet e parashikuara nga neni 18 i ligjit. Dado është emëruar në kundërshtim flagrant me ligjin në funksionin e prokurorit. Dado jo vetëm që nuk duhet të ishte prokuror i komanduar në SPAK, por nuk duhet të ishte dhe nuk duhet të jetë as prokuror në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm. Nëse Ols Dado nuk jep dorëheqjen, duhet që organet përkatëse të konstatojnë paligjshmërinë e mandatit si prokuror.
Sjelljet jo etike të Ols Dados në sallat e gjyqit, përdorimi i funksionit publik për të bërë pallate dhe fshehja e një kontrate për pallat në vitin 2016, janë një histori tjetër, për të cilën gjithsesi duhet të reagojnë institucionet përkatëse të drejtësisë.
test
March 7, 2025 9:08 am |prapaskena | Kryesore, Shëndet, Sociale
Qeveria miratoi dje 10 zonat në të gjithë territorin e vendit, ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore. Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, deklaroi se zonat janë përzgjedhur në bazë të studimeve dhe se ato nuk përfshijnë zonat me bujqësi të zhvilluar, siç është zona e Myzeqesë dhe ajo e Korçës.
“Aktualisht janë 10 zona kadastrale, të cilat janë përcaktuar në bazë të një studimi dhe këto 10 zona janë të mirëpërcaktuara. Janë në të gjithë Shqipërinë, ku cilësia e tokës është e përshtatshme, janë të përjashtuara zonat me intensitet të lartë bujqësor, siç janë Myzeqeja dhe Korça”, tha Denaj.
Më parë, qeveria ka miratuar edhe standardet për zonat dhe parcelat e tokës, në të cilat do të lejohet kultivimi i bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale. Largësia e këtyre parceleva duhet të jetë të paktën 3 (tre) km në rrugë ajrore nga parqet e bletëve, të miratuara sipas legjislacionit për bletarinë, si dhe nga zonat ushtarake.
Por sipas studimeve bletët mund të udhëtojnë deri në 8,5 km për gjetjen e ushqimit. Bletët që udhëtojnë përtej rrezes 3 km, gjithnjë nëse do respektohet kjo distancë, rrezikojnë të humbin rrugën nga efektet çoroditëse të hashashit dhe të mos gjejnë më kusheret.
Gjithashtu, shkencëtarët kanë zbuluar se mbretëresha që të realizojë fekondimin e plotë mund të fluturojë deri në 12 km larg zgjoit, ndërsa mashkulli deri në 16 km larg për të arritur në zonën e takimit dhe grumbullimit mashkullor. Dhe nëse mbretëresha humbet rrugën, i gjithë zgjoi merr fund, shkretohet.
Në vitin 2016, në kulmin e kanabizimit të Shqipërisë, numri i koshereve të bletëve u përgjysmua. Kryetarja e Shoqatës së Bletërritësve të Shqipërisë, Lejla Shehu tja se era e hashashit mund të ketë ndikuar në trullosjen e tyre, duke bërë që bletët të humbin rrugën për në koshere. Bletarët të cilët humbën bletën në kullotë, nuk gjejnë arsye tjetër, veç efekteve çoroditëse të hashashit.
test
March 6, 2025 4:15 pm |prapaskena | Krim & Korrupsion, Kryesore
Inteligjenca e disa kryetarëve të pushtetit vendor, për të bërë rrush e kumbulla paratë publike, është befasuese. Kryetarja e Bashkisë Roskovec Majlinda Bufi rezulton se ka firmosur disa tendera për një kompani, e cila ka marrëdhënie biznesi dhe ka transaksione me bashkëshortin e saj. Bëhet fjalë për kompaninë e ndërtimit Ardit-06 shpk, e cila ka ndërtuar objekte për llogari të bashkëshortit të zonjës Bufi, ndërsa kjo e fundit i ka dhënë para publike. Një grup kompanish, lidhje të ngushta të bashkëshorit të Majlinda Bufit, marrin tenderat e Bashkisë Roskovec, me pazar në tavolinë dhe oferta sa fondi limit.
Ndërkaq, me veprimet e saj arbitrare, shembje ndërtimesh dhe përvetësim të pasurisë publike për një shesh pranë Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi i ka shkaktuar shtetit qindra mijëra euro dëm ekonomik. Majlinda Bufi është kapur me zë dhe figurë duke kërcënuar dhe intimiduar votuesit, veprime për të cilat ka një dosje në SPAK. Vitin e kaluar, Bufi bleu një makinë me vlerë 55 mijë euro me paratë e bashkisë.
Ditët e fundit, Bufi i Roskovecit ka shpenzuar rreth 130 mijë euro për blerjen dhe instalimin e tre luleve inteligjente të ashtuquajtura “Smartflower” si dhe ndërtimin e një stacioni komercial për karikimin e makinave elektrike.

Fitues i tenderit është shpallur kompania ALBAVIA në pronësi të Hasan Hafizit dhe Shkëlqim Rakipaj. Hasan Hafizi është bashkëshorti i ish deputetes së PS, Mimoza Hafizi.

Vlera e ofertës fituese është 10,651,490 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 130 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo shumë përfaqëson 94.7% të fondit limit, i cili ishte 11,250,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 135 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo tregon se gara nuk ka qenë aspak konkurruese dhe Bufi ka favorizuar fituesin.

Tenderi është klasifikuar me “flamur të kuq” për shkak të mënyrës sesi është zhvilluar. Të gjithë operatorët konkurrues janë skualifikuar, përveç fituesit. Një nga tre kompanitë pjesëmarrëse nuk ka dhënë asnjë ofertë ekonomike, duke qenë aty vetëm për të plotësuar numrin minimal të nevojshëm. Ndërsa një tjetër kompani ka ofruar një vlerë më të ulët se fituesi, por është skualifikuar në mënyrë të pashpjegueshme. Kjo ka hapur rrugë për shpalljen fitues të kompanisë ALBAVIA, me një ofertë shumë afër fondit limit.
test
March 6, 2025 9:18 am |prapaskena | Kryesore, Prapaskena
Pas shpalljes së koalicionit, Partia Demokratike pritet të zyrtarizojë listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet 11 majit. Partia që solli pluralizmin, pas 33 vitesh, është katandisur në një mozaik groteskt, ku janë bashkuar komunistë dhe ballistë, çamë dhe grekë, politikanë që ndodhen në burg për korrupsion dhe kandidatë për burg, persona nongrata, trafikantë, spekulantë, falsifikatorë, spiunë, budallenj dhe analfabetë me gradën doktor etj. Personazhe njëri më qesharak se sa tjetri janë bashkuar nën sloganin ‘Shqipëria madhështore’, një përpjekje qesharake për të kopjuar sloganin e Donald Trump, “Ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri”.
Fytyra e këtij koalicioni është pa dyshim treshja e ‘këpëratës’ Selami Jenisheri, Kujtim Gjuzi dhe Kostaq Papa, të cilët Jozefina Topalli i quante karnavalet e Lulzim Bashës. Vota nuk kanë, por budallallëkun që i do t’i japin koalicionit është i pamatë.
Koalicioni i ‘humbjes madhështore’ nuk do shkëlqente pa katërshen e doktorëve; Gjin Gjoni me gradën “Doktor” pa arsimin e lartë, Xhelal Mziu me titullin “Doktor’ që nuk di të lexojë, Flamur Noka, të cilit nga nisja arsimit të lartë i janë dashur 16 vite për t’u bërë doktor onkolog si dhe Klevis Balliu, analfabet i shkolluar në Londër dhe me një libër të botuar, të cilin dyshohet se ia ka shkruar Fahri Balliu, spiun i ish Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Këndezi’. Klevis Balliu, i cili pritet të jetë kandidat për deputet në listën e sigurt, u bë i njohur me gabimet e pafundme drejtshkrimore që e bënë të etiketohej si “analfabet” në rrjetet sociale. Balliu nuk di të shkruajë as emrin e tij. Nuk e di as se emrat nisin me shkronjë të madhe.
Nën jorganin politik të Sali Berishës janë futur greku Vangjel Dule dhe çami Shpëtim Idrizi. Ky i fundit po ndërton disa kulla nëpër Tiranë kamufluar në emrin e të birit. Ilir Meta nga burgu do të jetë pjesë e listës së sigurtë të PD, duke sfiduar SPAK dhe mbi 70 % të shqiptarëve që besojnë te SPAK. Teksa Meta garon nga burgu, pjesë e listës së PD janë edhe disa kandidatë për burg, si Belind Këlliçi nën hetim nga SPAK për falsifikim dokumentesh dhe mosdeklarim pasurie, Flamur Noka nën hetim për pastrim parash, Edmond Haxhinasto si pjesë e dosjes së korrupsionit të Metës, Luan Baçi nën hetim për pastrim parash, Bardh Spahia i pandehur nga SPAK, Fatmir Mediu në proces gjykimi për Gërdecin dhe vetë Sali Berisha i pandehur për korrupsion, si dhe nën hetim për 21 janarin dhe Gërdecin.
Pjesë e koalicionit të Sali Berishës janë edhe dy ballistët Adriatik Alimadhi dhe Artur Roshi, bashkë me kreun e legalitetit Shpëtim Axhani. Kjo treshe është në një koalicion me Tritan Shehun, komunistin e thekur, i shfaqur në krah të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë si pioner i aksionit të vitit 1967 për shembjen e kishave dhe të xhamive. Kreu i koalicioni Sali Berisha vjen nga oxhaku i Nexhmie Hoxhës, varka e familjes Hoxha dhe kthinat e Ramiz Alisë, si një nga njerëzit më të flaktë të kupolës komuniste, i shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, i pandehur nga SPAK për korrupsion.
Pjesë e koalicionit janë edhe disa personazhe të tjerë me vula, por pa partitë dhe pa adresë, të cilët shpallen herë pas here ‘në kërkim’ nga KQZ-ja, si Gjet Ndoj, Gjovalin Shqalshi, Nikolin Staka, Ylber Valteri, Zef Shtjefni, Mhill Gecaj, Dhimtër Muslia, Rivelino Çuno, Muharem Doda, Vasil Sterjovski etj. Partitë fantazmë të këtyre personazheve janë rreshtuar nga Berisha për të krijuar idenë e një koalicioni madhështor.
test
March 5, 2025 12:15 pm |prapaskena | Investigim, Kryesore, Prapaskena
Ish gjyqtari ‘sheik’ Gjon Gjoni rezultoi më i votuari në primaret e Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës. Edhe pse Sali Berisha tha se fituesit e primareve jo domosdoshmërisht do jenë pjesë e listës së sigurtë, Gjin Gjoni me shumë gjasa do të jetë kandidat për deputet i PD-së. Për t’u regjistruar si kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit 2025, ish gjyqtari duhet të dorëzojë dokumentacionin në KQZ, përfshirë edhe diplomën e shkollës së lartë, nëse e kanë, pasi nuk është kriter ligjor.
Po a ka Gjin Gjoni një diplomë të vlefshme të arsimit të lartë? Ka shumë dëshmitarë, ish studentë, të cilët e mbajnë mend Gjin Gjonin student për veterinari në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Por, nuk ka asnjë ish student juridiku, sot gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë, që rrëfejë se Gjin Gjoni ka studiuar për juridik.
Megjithatë, Gjin Gjoni mban gradën doktor, mbrojtur në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë, Departamenti i të Drejtës Civile, me udhëheqëse shkencore Endirë Bushatin.

Mbrotja e gradës doktor nënkupton se Gjin Gjoni duhet t’a ketë kryer arsimin e lartë për juridik. Në CV-në zyrtare të Gjin Gjonit, administruar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, thuhet se Gjin Gjoni ka kryer një kurs të përshpejtuar universitar, Universiteti i Tiranës. Kurse të përshpejtuare mund të bëhen për berber, murator, manikyr, kuzhinier etj. Kurs i përshpejtuar nuk eksziston në arsimin e lartë. Dipmoma për arsimin e lartë juridik përfshin 4 vite akademike (8 semestra).

Dyshimet që Gjin Gjoni nuk ka një diplomë të rregullt dhe të vlefshme të arsimit të lartë thellohen më tej nga disa fakte dhe rrethana të tjera. Në maj të vitit 2013, Gjin Gjoni u bë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku u detyrua të publikonte CV-në. Në CV shkruante se kishe kryer Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, gjatë vitit 1993-1994, kur dihet se kohëzgjatja e studimeve të larta është 4 vjet.
Në një kohë kur në vitin 1994 Gjin Gjoni pretendon se ka kryer studimet e larta, në vitin 1993 ka filluar punë si ndihmës i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Duket gati e pabesueshme se si një sudent ishte njëherësh edhe ndihmës gjyqtar!
Në vitin 1994 nga ndihmës gjyqtar bëhet gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 1996-1997 Pedagog i jashtëm pranë Akademisë së Policisë Tiranë dhe në vitet 1999-2000, Pedagog i Jashtëm në Fakultetin e Inxhinierisë Gjeologji-Miniera. Në vitin 2009, emërohet gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Në vitin 2013 zgjidhet anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pra bëhet pjesë e qeverisjes së drejtësisë. Po në vitin 2013, ishte zëvendëskryetar i Konferencës Gjyqësore Kombëtare si dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës. Në vitin 2015, Gjin Gjoni zgjidhet president i Këshillave Gjyqësorë të Ballkanit. Në vitin 2016 zgjidhet përmes një shorti të dyshimtë anëtar i Kolegjit Zgjedhor.
Në vitin 2020, Gjin Gjoni largohet nga sistemi gjyqësor me dorëheqjen duket evituar përballjen me Vetingun. Në vitin 2021 mbron gradën doktor.
Fakte për SPAK-un, fshehja e vilës
Në vitit 2014, Gjin Gjoni u kallëzua penalisht nga ILDKPI për deklarim të rremë, falsifikim të dokumenteve, pastrim të produkteve të veprës penale etj. Sipas ILDKPI, Gjin Gjoni, deri në vitin 2014, kishte fshehur mbi 2 milionë euro pasuri. ILDKP pretendonte se Gjin Gjoni, përpos pasurive të tjera, kishte blerë edhe një vilë me vlerë 700 mijë euro në Farkë, në vitin 2012, me burim të dyshimtë.
Në maj të 2014, dosja e bujshme i kaloi Prokurorisë së Elbasanit, e cila regjistroi procedimin penal me nr: 1098 për dy vepra penale: “falsifikim të dokumenteve” dhe “fshehje të pasurisë”.
Gjin Gjoni e bllokoi prokurorinë me disa lëvizje procedurale dhe arriti ta mbyllte çështjen.
Megjithatë, në kuadër procedimit penal, Prokuroria e Elbasanit pyeti Gjin Gjonin dhe Elona Çaushin rreth pretendimeve të ILDKP për pasurinë e tyre.
Sipas dosjes, Gjin Gjoni deklaroi para prokurorit se, së bashku me bashkëshorten kanë realizuar kontratën për blerjen e vilës në Farkë, por më pas e ka anuluar kontratën, pasi nuk ka pasur para për të paguar këstet dhe se nuk i ka pëlqyer çmimi.
Pra, Gjin Gjoni, tha se nuk kishte vilë.
Gjin Gjoni ka pohuar në prokurori ndër të tjera se “Për sa i përket pikës 7 të kallëzimit penal që ILDKPKI pretendon se është deklarim i rremë nuk qëndron, pasi nga ana ime dhe bashkëshortes sime rezulton se është deklaruar kontrata e sipërmarrjes dhe e porosisë me nr. 1416 Rep dhe nr. 167 datë 24.04.2012 sipas deklarimeve të realizuara në deklaratën e pasurisë së vitit 2013… Kontrata me vlerë 700 000 euro është zgjidhur duke u anuluar me kontratën e dytë të lidhur pas saj. Zgjidhja e kontratës është bërë për shkak të mospëlqimit të çmimit”.
Gjin Gjoni e dha dorëheqjen në përfundim të lejes dyvjeçare prindërore që mori nga ish-KLD-ja në vitin 2018, ku ishte anëtar edhe vetë, ndërsa Ilir Meta ishte kryetar.
Në tetor të vitit 2020, Gjin Gjoni regjistroi në QKR studion e avokatisë “G&G LAW FIRM”. Në dokumentet e regjistrimit, ish-gjyqtari deklaron edhe adresën e banimit, që është pikërisht; ‘Rolling Hills’, Vila nr. 69, Farkë, Tiranë.

Nuk marrim përsipër të themi nëse është apo nuk është e njëjta vilë, por ka dyshime të forta se Gjin Gjoni mund të ketë gënjyer prokurorinë në 2014, për t’i shpëtuar përgjegjësisë penale.
Gjithashtu ftojmë SPAK të konsiderojë si ndicie resprotin Flumen Park në Ibë, një investim disa milionë eruo. A është ky resort një pasuri tjetër e fshehur e Gjin Gjonit?






test
March 5, 2025 9:51 am |prapaskena | Aktualitet, Kryesore
Ols Dado: Z. Gjyqtar, përpara se të kaloj në diskutimin tim përfundimtar do të më lejoni që të saktësoj disa elementë. Atëherë për respekt të Gjykatës dhe të drejtuesit të prokurorisë së posaçme se ka lidhje të drejtpërdrejtë në këtë proces, po ju sqaroj se prokurori i çështjes jo vetëm që nuk është në konflikt interesi, por as në shkaqet e përjashtimit të parashkruar në Kodin e Procedurës Penale. Në ndryshim nga kryetari Bashkis, prokurori i çështjes ka ruajtur mesazhin me kryetarit të bashkisë. Bëhet fjalë për vitin 2021. Mund t’jua saktësoj unë: 18 maj 2021. Kur prokurori aktualisht i SPAK-ut ushtronte detyrën në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila nuk ka juridiksion më fillestar pas ndryshimit të Kushtetutës dhe të ligjeve nën të për personat ku përfshihet dhe kryetari i Bashkisë. Pra në asnjë lloj rrethane konflikti interesi. I jam drejtuar Kryetarit të Bashkisë me një mesazh që po ta lexoni… Për më tepër, edhe pas kësaj kemi pasur rastin të takohemi me kryetarin e Bashkisë në një moment tjetër dhe i kemi shprehur falenderimet tona. Ato kontestimet.. po me sa duket nuk e ka llogaritur që ne këtë mesazh ne e kemi. Do ta këshilloja kryetarin e Bashkisë që të mos ta bëjë gropë të pistë sepse do të dalë i humbur. Tani vazhdojmë…
Gjyqtari Erjon Bani: Tani kujdes me këtë komunikim…
Ols Dado: Do them dhe unë gjërat e mia meqë e kam këtu e kisha harruar.
Gjyqtari Erjon Bani: Kjo është çështje nuk i përket trupit gjykues. Kjo është çështje që zgjidhet nëse ka kërkesa për përjashtimin e prokurorit mund t’i bëjë kërkesë z. Veliaj drejtuesit të Prokurorisë dhe ta vlerësojë ai sipas ligjit të brendshëm. Nuk është kjo çështja që i përket këtij gjykimi. Kështu që kërkoj edhe nga ana juaj si prokuror dhe z. Veliaj që këtë çështje mos të diskutohet më në diskutimin përfundimtar.
Këto janë pjesë të transkriptit marrë nga salla ku u gjykua për masat e sigurimit të Erjon Veliajt, Ajola Xoxes, Elman Abules dhe bisnesmenëve Fatmir Bektashi, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, dhe Meriman Palushi. Nëse do dëgjohej i gjithë debati në audio dhe nëse do të shihej në video fytyra e çakërryer e prokurorit Ols Dado, pasthirrmat dhe xhestikulacionet e tij të natyrës psiqike, nuk do bënin asnjë dallim nga shpërthimet e papërmbajtura të banorëve të pagdhendur në Big Brother VIP.
Degradimi i prokurorit në sallën e gjykatës nxjerr me dhunë tre pyetje për qeverinë e drejtësisë:
• Ky është prokurori që duhet të mbrojë akuzën në emër të shtetit të së drejtës në Shqipëri?
• A duhet pranuar në sallën e gjyqit një prokuror që flet e vepron si i shkarë?
• A është kjo Prokuroria që do nxjerrë nga “qypat” e fshehur florinjtë e korrupsionit?
Kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, tha sot në një tryezë diskutimi ku merrte pjesë Enkelejd Alibeaj, Altin Dumani dhe Erjon Bani:
“Kjo është një situatë e re që vendi ynë është vendosur dhe jo vetëm vendi ynë, por e gjithë shoqëria jonë… ku diskutohet çdo vendim apo çdo masë sigurimi, që çdo sjellje të një prokurori, çdo qelizë të punës së tij është njësoj sikur të rrijë një njeri me mua 24 orë dhe të komentojë çdo sjellje timen; do ta kem të pamundur të realizoj një funksion, një detyrë, aq më tepër kur është detyrë ligjore apo kushtetuese, kështu që mendoj se duhet t’i japim kohën e duhur të gjithëve për të treguar që dinë ta bëjnë detyrën e tyre ose që kanë gabuar.”
Beqarët Dado dhe Bogdani nuk kanë përse habiten që jeta e një prokurori dhe e “kryeministres” së qeverisë së drejtësisë duhet të “survejohet” çdo sekondë nga shoqëria dhe opinion publik.
Prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët e GJKKO kanë zgjedhur të futen në “Big Brother”-in e Drejtësisë me dëshirë, aty ku çmimin e marrin çdo fund muaji, e që në fund mandati u takojnë sejcilit mbi 600 mijë euro. Ata janë regjistruar atje, ku po shkele rregullat dhe fole apo sillesh si i shkalluar – del jashtë përfundimisht, pa të drejtë rikthimi.
‘E goditura’ Mirela Bogdani
Pedagogia e lëndëve “Institucionet Politike dhe Juridike” dhe “Shkrimi & Arsyetimi Ligjor” në Fakultetin e Drejtësisë, Mirela Bogdani, është zgjedhur në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), pasi zëvendësoi në këtë post Alfred Ballën, i cili u shkarkua më 27 maj nga KLP pasi vetting-u e përjashtoi për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.
Bogdani ishte kandidate e vetme në garë dhe anëtare e KLP-së u bë nga kuotat që ligji kërkon për një anëtar që mund të zgjidhet nga Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës. Për të dy kryetarët e KLP-së, anëtarët refuzojnë të japin komente, sepse të gjithë “flasin” me vendime. Të përbashkët Balla dhe Bogdani kanë se familjarët i kanë futur në punë të “ngrohta”; Alfred Balla e ka sistemuar gruan Alketa Balla, hetuese në BKH, ndërsa Mirela e pamartuar, e ka akomoduar vëllain Ilir Bogdani, përgjegjës sektori në ALBCONTROL.
Të njëjtën rehati për familjarët e tyre kanë krijuar të gjithë anëtarët e tjerë të KLP-së, kreu i ILD-së, anëtarët e KLGJ-së, të gjithë me rroga të majme, të cilët fusin në konton familjare mujore 7-10 mijë euro.
Përse duhet ta prishin terezinë anëtarët e KLP-së, KLGJ-së dhe kreu i ILD-së kur burgosen dhe trajtohen si në kohë të “Gestapos” naziste të KORRUPTUARIT?
Mirela Bogdanit dhe Artur Metanit nuk i bën përshtypje halabaku Dado kur i flet avokatit në sallën e gjyqit sikur është në debat psiqik në Big Brother.
Pjesë nga transkripti i marrë nga salla e gjyqit në GJKKO datë 12 shkurt 2025
Debat me avokatin Ermir Beta dhe Erjon Veliaj
Prokurori Ols Dado: Ç’a thua more, ç’a thu? E lexon dosjen?
Gjyqtari Erjon Bani: [I tërheq vëmendjen prokurorit]
Avokati Ermir Beta: Më korrigjo nëse s’jam në rregull.
Gjyqtari Erjon Bani: Herë tjetër mos ndërhyni pa lejen e trupit gjykues. Nuk e drejtoni ju seancën, e drejton Gjykata. Kështu që, vetëm me lejen e Gjykatës do të flisni, secila prej palëve. Atëherë, avokat…
Erion Veliaj: Kjo për ta përfunduar që nga fillimi deri në fund, po paragjykohem nga dikush në konflikt interesi. Të paktën një nga dy prokurorët, është në konflikt të pastër interesi dhe po duhet të distancohet nga ky gjyq dhe të thotë: “Unë kam marrë leje nga Erion Veliaj, unë i kam shkuar Erion Velisë dhe i kam kontestuar lejen”. S’po them çfarë thotë lart e poshtë mejhaneve, por po them këto që m’i ka shkruar mua. Dhe kjo është në konflikt të pastër interesi…
Ols Dado: Mejhaneve mos flisni ju, jo unë. Mejhaneve mos flisni ju, jo unë…
Debat me biznesmenin Gentian Sula
Gentian Sula: Po urdhëro.
Ols Dado: Po pyes për fakte që lidhen me jetën tuaj. Jua kam bërë edhe gjatë deklarimeve që ju kam marrë.
Gentian Sula: Më falni nuk e kuptova fjalën e fundit…
Ols Dado: Ju pyes për gjëra që lidhen drejtpërdrejtë me ju. Pra jo më the dhe të thashë.
Gentian Sula: Ju kuptoj shumë mirë dhe po ju kthej përgjigje për dinjitet, sepse ndoshta do të ishte më serioze…
Ols Dado: Ore je i detyruar të kthesh përgjigje…Nuk është ai charteri që mendoni ju, charter është dhe kur e merr këtu nga Tirana, organizon 250 veta dhe shkohet me pushime në Turqi, ky është charteri. Kështu që….
Gentian Sula: E kuptova po as me këtë nuk kam qenë.
Ols Dado: S’ka thën njeri për charter, por ashtu del aty ku dalin të gjithë Charter.
Debat i prokurorit me biznesmenin Shkëlqim Fusha
Ols Dado: Z. Fusha!
Gjyqtari Erjon Bani: Dhe për ju se duhet të jetë korrekte gjykata. Ju keni të drejtë që të heshtni sepse merrni pyetjen por nuk keni detyrim. Mund të konsultoheni me avokatin për çdo lloj pyetje që ju dëshironi t’i jepni prokurorisë.
Ols Dado: Greta Domin e njihni?
Shkëlqim Fusha: Personalisht, jo.
Ols Dado: Si e ke pajtuar për të bërë një punë?
Shkëlqim Fusha: Ne kemi shumë personel në zyrë dhe personeli është marrë me të, ka sjellë relacionin, është lexuar. Sa kujtoj se që në 2020.
Dado: Kot t’ju pyes dhe për Ines Danin se besoj është e njëjta përgjigje.
Gjyqtari: Bëni pyetjen njëherë prokuror?
Ols Dado: Ines Danin?
Shkëlqim Fusha: Në zyrën time mund të ketë me dhjetra takime në ditë, jurist, e procese të tjera të ndryshme….Unë po them kam pajtuar një proces konsulence që paskan qenë dy punonjëse apo ka qenë një punonjëse unë s’ta them dot sepse e kam takuar me specialistët e mi në zyrë.
Ols Dado: Janë lëshuar dy fatura në drejtim të shoqërisë suaj dhe ju keni bërë pagesat për të dy punonjësit. Jua saktësoj unë këtë gjënë.
Shkëlqim Fusha: Patjetër.
Ols Dado: Çfarë ka bërë njëra punonjëse dhe çfarë ka bërë tjera?
Shkëlqim Fusha: Të njëjtin proces kanë bërë të dyja.
Ols Dado: Po përse janë ndarë kto lekët?
Shkëlqim Fusha: Mund të ketë qenë arsye të tyre a tonat se di, sepse u bënë dy vite a tre vite. Madje mund të jenë katër vite e ca. Unë metodën si është paguar ka qenë përzgjedhje e personave nga ne ose vetë ato.
Debat i prokurorit me bisnesmenin Fatmir Bektashi
Ols Dado: Pse po fabrikojmë gjë ne? Ne nuk po fabrikojmë rri i qetë…
Gjyqtari Erjon Bani: Dëshironi që t`i përgjigjeni apo dëshironi të heshtni?
Ols Dado: Me z. Veliaj para se të bëni sponsorizimin e Byl-A prej 60 mijë eurosh, keni pasur udhëtim jashtë shtetit?
Fatmir Bektashi: Unë jam ndërtues …
Ols Dado: Po ose jooo le të jetë gjykata…
Bektashi: 2016?
Ols Dado: 2016 në këtë bot është pas Krishtit, pooo se joo…
Gjyqtari Erjon Bani: Keni pasur ose jo.
Fatmir Bektashi: Po në 2016.
test
March 4, 2025 10:52 am |prapaskena | Investigim, Kryesore
Ky është Aldi Zyba, hetuesi i BKH-së, i caktuar të përgjojë e ndjekë këmbë këmbës Gent Ibrahimin, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, bashkë me Holta Zaçajn, kryetaren e këtij institucioni, bashkë me Ylli Manjanin, ish-ministrin e Drejtësisë, avokat i çështjes së Pëllumb Gjokës.
Aldi Zyba është emëruar hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) në vitin 2021, pas një “karriere” që e filloi në 2015 si punonjës mirëmbajtjeje në Drejtorinë e Tatimeve Tiranë, deri në maj 2017, kur emërohet specialist në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë e Trajtimit të Pronave (ATP), institucion në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Drejtore e Përgjithshme në kohën e emërimit të tij në ATP ishte Sonila Qato.
Gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e specialistit në ATP, Aldi Zyba është angazhuar edhe në proceset zgjedhore si komisioner i PS-së, bashkë me babanë e tij, Aleks Zyba, një ushtarak i vjetër me profesion gjeodet ushtrie.
Është e paqartë se çfarë kriteresh ka plotësuar Aldi Zyba për të fituar të drejtën e emërimit ‘Hetues’ i BKH-së, për më tepër t’i jepet një detyrë kaq delikate si ajo e përgjimit të gjyqtarëve më të lartë në piramidën gjyqësore, atë të Gjykatës Kushtetuese.
Hetuesi i BKH-së u caktua të drejtojë operacionin e përgjimit ambiental të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, por këtë detyrë ai duhet ta kryente bashkë me oficerë të “operacionales” së Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Grupi prej 5 “detektivësh”, me në krye Aldi Zyben, ka vendosur “çimka” në disa ambiente ku qëndronin objektivat e tij. Ky bashkëpunim duket se është dekonspiruar në një ditë delikate përgjimi, teksa janë vënë në dijeni “viktimat” e këtij operacioni të autorizuar nga SPAK.
Përgjimi i gjyqtarëve kushtetues vetëm me autorizim prokurori, pa lejen e gjykatës, e nxjerr SPAK-un zbuluar, ndërsa Aldi Zyben e hedh në “furrën” mediatike… Përse u shit Aldi Zyba?
test
March 4, 2025 8:47 am |prapaskena | Aktualitet, Kryesore
Televizioni i Familjes Berisha njoftoi mbrëmë pas mesnate se Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit ka vendosur t’i bashkohet koalicionit të PD-së, ku bën pjesë edhe PBDNJ-ja e Vangjel Dukes, për të garuar bashkë në zgjedhjet e 11 majit 2025, për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti. ‘Tymi i bardhë’ i pazarit politik në SHQUP doli pas negociatave intensive gjatë gjithë ditës së djeshme. Kjo nuk është hera e parë që ‘armiqtë’ Dule dhe Idrizi bashkohen nën jorganin e Sali Berishës. Dule dhe Idrizi do marrin në këmbim nga një mandat deputeti.
Emri i koalicionit do të jetë “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në frymën e Donald Trump, i cili u rikthye në pushtet me premtimin e Amerikës së Madhe, edhe pse deri më tani po bën Rusinë të Madhe. Emri i koalicionit është pak i sikletshëm për Vangjel Dulen, i cili ka punuar dhe punon për një Shqipëri të vogël.
Ilir Metëa do të marrë 4 deputetë në lista të sigurta nga PD, ndërsa nga 1 mandat do të marrin Fatmir Mediu dhe Agron Duka. Gjithsej, aleatët do të marrin 8 mandate nga PD-ja.
Në deklaratën e partive thuhet: “Me anë të kësaj marrëveshje, ne bashkohemi sot si forca politike opozitare dhe si përfaqësues të qytetarëve të Shqipërisë, me objektivin primar rotacionin politik, për të fituar bindshëm në zgjedhjet e 11 majit 2025, nëpërmjet krijimit të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për t’i sjellë ndryshimin e shumëpritur Shqipërisë. Ne sot bashkohemi me një qëllim dhe program të përbashkët për largimin e kësahj Narkoqeverie që ka shpopulluar vendin nga 1 milionë shqiptarë, ka asgjësuar shtetin e të drejtës, ka kapur gjithë institucionet e pavarura, ka përvetësuar pasuritë publike, ka futur krimin dhe korrupsionin në cdo qelizë të qeverisjes, duke e bërë jetën e shqiptarëve të papërballueshme dhe të pasigurt”.
Partitë përbërëse të koalicionit
PD- Sali Berisha
PL – Ilir Metaj
PR- Fatmir Mediu
PDK- Nard Ndoka
PBDNJ- Vangjel Dule
PAA- Agron Duka
PKKA- Kujtim Gjuzi
PESH- Kostaq Papa
PAAK- Gjet Ndoj
PAEE- Sazan Guri
PAK- Gjovalin Shqalsi
PLDN- Nikolin Staka
PLL- Sokol Axhami
PBDSH- Ylber Valteri
POSH- Zef Shtjefni
PLDSH- Mhill Gecaj
PKDSH- Dhimitër Muslia
FRD- Sali Shehu
PBLD- Arjan Starova
PBK- Adriatik Alimadhi
PBKD- Artur Roshi
PBPPSH- Selami Jenisheri
PEISH- Rivelino Cuno
PRVSH- Muharem Doda
PAMIE- Vasil Sterjovski
PDIU- Shpëtim Idrizi
test
March 3, 2025 1:46 pm |prapaskena | Aktualitet, Krim & Korrupsion, Kryesore
Një grup provash dhe faktesh tregojnë se prokurori Ols Dado tashmë nuk është më një kosto dhe njollë për SPAK, por qëndrimi i tij çdo ditë e më shumë në detyrë, rrezikon të rrokullisë SPAK-un. Nuk është as pallati në Tiranë, as e shkuara si noter dhe punonjës në administratën e PD, as kursi tremujor si filozof në Athinë, as pasioni për violinën dhe gratë, as pesat në fakultet, as vizitat e dyshimta në Greqi dhe as sjelljet si Xhi-Bani në gjyqe, që bëjnë mandatin e Ols Dados të paligjshëm, por emërimi i tij prokuror në vitin 2008 në kundështim flagrant me ligjin, jashtë kritereve të ligjore, me firmën e shoqes së tij Ina Rama.
Edhe sikur ILD të mos kërkojë shkarkimin nga detyra, komisioni i karrierës pranë KLP ka detyrimin ligjor të konstatojë paligjshmërinë e mandatit të Ols Dados dhe propozimin e shkarkimit të tij nga detyra e prokurorit, në kushtet kur Dado nuk po jep dorëheqjen, edhe pse paligjshmëria e emërimit të tij është bërë tashmë publike.
Dokumentet, emërimi i paligjshëm si prokuror
Ols Dado u diplomua si jurist në vitin 1995 me rezultate të dobëta. Notën më të lartë e ka në fiskulturë. Me këtë mesatare, sot, nuk do të kishte asnjë mundësi për t’u regjistruar në Shkollën e Magjistraturës.

Nga data 16.12.1995 deri në 15.2.1996 punoi pranë Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta. Nga data 16.2.1996 deri në 10.9.1996 punoi pranë “A.M.C” sh.a. Nga data 29.1.1997 deri në 8.11.2000 punoi pranë Bashkisë Durrës. Nga data 1.7.2003 deri në 29.9.2005 punoi në ish-Komisionin e Letrave me Vlerë. Në vitin 2008 bëhet noter pa konkurrim, duke hapur NIPT-in K52025501V, pasi e trashëgon licencën nga babai i tij, noteri Milto Dado, deri në vitin 2008.

Në 4 nëntor 2008, zonja Ina Rama, në atë kohë në funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm, i propozon Bamir Topit, asokohe President, emërimin e Ols Dados prokuror në Progradec. Propozimin e saj, zonja Rama e mbështet në nenin 149 pika 3 të Kushtetutës dhe në nenin 8, pika 2, germa ‘b’ të ligjit nr. 8737 datë 12. 02. 2001 për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë (i pa ndryshuar deri ditën e firmosjes së këtij propozimi).

Mbështetur në të njëjtën bazë ligjore, Presidenti Bamir Topi, në 17 nëntor 2008, miraton propozimin e Ina Ramës, duke dekretuar emërimin e Ols Dados prokuror në Pogradec.

Neni 17 i ligjit, përpos të tjerave, parashikonte që mund të emërohet prokuror shtetasi që ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës. Neni 18 parashikon që mund të emërohet prokuror edhe personi që nuk e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës, por që ka punuar jo më pak se tre vjet pedagog në Shkollën e Magjistraturës, në Fakultetin Juridik, këshilltar ligjor, drejtues ose specialist në strukturat juridiko-profesionale në Kuvend, Presidencë, qeveri, Gjykatën e Lartë, Ministrinë e Drejtësisë, Avokatin e Popullit, deputet me arsim juridik dhe oficer i policisë gjyqësore.

Ols Dado nuk plotësonte as kriteret e parashikuar në nenin 17 dhe as në nenin 18 të ligjit nr. 8737 datë 12. 02. 2001 për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë. Dado kishte vetëm arsimin juridik dhe nuk kishte punuar 3 vite në një nga funksionet e parashikuara nga neni 18 i ligjit. Dado është emëruar në kundërshtim flagrant me ligjin në funksionin e prokurorit. Si rrjedhojë mandati i tij si prokuror është i paligjshëm.
Nuk deklaroi në ILDKPKI marrëveshejn për ndërtimin e një pallati në 2016
Noteri që u katapultua prokuror Ols Dado ka kërkuar që të ndërtojë një kullë në Tiranë që në vitin 2016, por nuk ka mundur të sigurojë lejen e ndërtimit nga Erion Veliaj, të cilit 9 vjet më vonë Dado i ngarkoi një dosje penale. Nuk ka asgjë të jashtëligjshme të zhvillosh pronën, as të jesh edhe prokuror edhe ndërtues, por ky fakt ngarkon më tej situatën e konfliktit të interesit të Ols Dados në hetimin e Veliajt.
Konkretisht, në 4 maj 2016, Ols Dado deklaron se ka trashëguar një truall me sipërfaqe 277 m2 dhe ndërtesë 124 m2 në Rrugën Andon Zako Çajupi në Tiranë, duke u poseduar 1/4 e pjesës, 69 m2 dhe 31 m2.

Reruar rrugës së shënuar, trualli ndodhet në ish Bllok, zonën më të lakmueshme të Tiranës. Për llogari të procesit të Vetingut, Dado ka deklaruar edhe një herë pasurinë e tij që nga fillimi i detyrës si prokuror në 2008.
Ndryshe nga sa ka deklaruar për ILDKPKI në 2016, për Vetingun Dado ka deklaruar se në vitin 2016 ka nënshkruar një marrëveshje me një kompani ndërtimi për të ndërtuar një pallat mbi truallin e trashëguar nga nëna, por nuk ka arritur të sigurojë lejen e ndërtimit. Ky fakt reflektohet në faqen 20 të vendimit të KPK për vetingun e Ols Dados.

Kjo marrëveshje sipërmarrje nuk është deklaruar nga Ols Dado në deklaratën e pasurirë që ka dorëzuar pranë ILDKPKI për vitin 2016. Ky fakt e vesh prokurorin me përgjegjësi penale, por ngre dyshime të forta edhe mbi ILDKPKI dhe Komisionin e Vetingun, organe të cilat duhet t’a kishin konstatuar mosdeklarimin e marrëveshjes për ndërtimin e kullës.
Dado thotë për KPK-në se nuk u sigurua leja e ndërtimit dhe për rrjedhojë marrëveshja u revokua, një vit më vonë, tetor 2017. As revokimin e marrëveshjes nuk e ka deklaruar për ILDKPKI.
Ndërkaq, leja e ndërtimit, që nuk është siguruar, kalonte nga Erjon Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë. Në mas 2023, me kërkesë të kreut të SPAK, Altin Dumani, Këshilli i Lartë i Prokurorisë komandon Ols Dadon prokuror në SPAK. Në korrik 2023 në zyrat e SPAK shfaqet letra e famshme e Nesti Angonit. Në konflikt konkret dhe të dukshëm interesi Ols Dado udhëheq hetimin ndaj Veliajt.
test
March 3, 2025 12:13 pm |prapaskena | Aktualitet, Kryesore
Kreu i opozitës Sali Berisha ka marrë sot në mbrojtje gjyqtaren Iliriana Olldashi, e cila i liroi nga burgu dhëndrrin Jamarbër Malltezin. Sipas Berishës SPAK ka kërcënuar gjyqtaren Olldashi, e cila ka marrë një raport për një kohë të gjatë, duke iu shmangur shqyrtimit të çështjes Veliaj. Por, reagimi i Berishës për gjyqtaren Olldashi, e cila del në Sky Ecc, është paradoksal. Nëse gjytarja Olldashi do vendoste kundër Veliajt, pse SPAK-ut do t’i interesonte largimi i saj, kur SPAK kërkon që Veliaj të mbetej në burg?!
“E morët vesh tani se çfarë ka ndodhur me Ilirjanën? Ilirjana Olldashit i ka dalë emri, jo se ka pasur në Encrochat, por kanë folur të tjerët për Ilirjanën dhe këta e kanë kërcënuar dhe Ilirjana është zhdukur, ka marrë një raport pafundësisht.
Se kishte dosjen e Erion Veliajt.
Ja pra, ky është mekanizmi se si këta e përcollën me raport me afat të gjatë zonjën Olldashi sepse filani kishte thënë këto, ai kishte thënë ato.
Po ato mund t’i kenë organizuar edhe vetë… kush i merr vesh këto punë.
Kjo formë kontrolli mbi gjykatësit që trajtojnë dosje që shkojnë nga Skapi, merr fund.
Do ketë një kontroll tjetër, por jo këta që janë në konflikt të plotë interesi.
Së fundmi, kush i kontrollon këta? A mundet të ketë një institucion jashtë kontrollit? Askund nuk ekziston në një republikë parlamentare në demokraci. Nuk ka asnjë institucion jashtë kontrolli, përveç kontrollit të pengmarrësve.
Këta duhet të kenë sistemin e kontrollit si në gjithë botën.
Pra këto elementë reformimi dhe natyrisht largimi nga Skapi i të gjithë atyre që kanë lidhje me krimin dhe që janë të evidentuar tashmë.
Këto janë pra qëndrimet e PD për Skapin.
Edi Rama vërtet u përpoq që të bashkoheshin votat, por mori atë që meritonte. Kurrë nuk mund të bashkoheshin votat me një njeri që kishte hallin e dosjeve e tij të mëdha të krimit.
Pse do mbrojë unë Edi Ramën? Kurrë… Nuk them se kush do e bëjë kontrollin, unë besoj se do vendoset me Komisionin e Venecias“, tha Berisha.
test