‘Tym i bardhë’ në SHQUP, Dule-Idrizi bashkohen nën jorganin e Berishës me Jenisherin dhe Kujtim Gjuzin, ja koalicioni që do rrëzojë Ramën

Aktualitet

Publikuar: 04/03/2025

‘Tym i bardhë’ në SHQUP, Dule-Idrizi bashkohen nën jorganin e Berishës me Jenisherin dhe Kujtim Gjuzin, ja koalicioni që do rrëzojë Ramën

Televizioni i Familjes Berisha njoftoi mbrëmë pas mesnate se Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit ka vendosur t’i bashkohet koalicionit të PD-së, ku bën pjesë edhe PBDNJ-ja e Vangjel Dukes, për të garuar bashkë në zgjedhjet e 11 majit 2025, për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti. ‘Tymi i bardhë’ i pazarit politik në SHQUP doli pas negociatave intensive gjatë gjithë ditës së djeshme. Kjo nuk është hera e parë që ‘armiqtë’ Dule dhe Idrizi bashkohen nën jorganin e Sali Berishës. Dule dhe Idrizi do marrin në këmbim nga një mandat deputeti.

Emri i koalicionit do të jetë “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në frymën e Donald Trump, i cili u rikthye në pushtet me premtimin e Amerikës së Madhe, edhe pse deri më tani po bën Rusinë të Madhe. Emri i koalicionit është pak i sikletshëm për Vangjel Dulen, i cili ka punuar dhe punon për një Shqipëri të vogël.

Ilir Metëa do të marrë 4 deputetë në lista të sigurta nga PD, ndërsa nga 1 mandat do të marrin Fatmir Mediu dhe Agron Duka. Gjithsej, aleatët do të marrin 8 mandate nga PD-ja.

Në deklaratën e partive thuhet: “Me anë të kësaj marrëveshje, ne bashkohemi sot si forca politike opozitare dhe si përfaqësues të qytetarëve të Shqipërisë, me objektivin primar rotacionin politik, për të fituar bindshëm në zgjedhjet e 11 majit 2025, nëpërmjet krijimit të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për t’i sjellë ndryshimin e shumëpritur Shqipërisë. Ne sot bashkohemi me një qëllim dhe program të përbashkët për largimin e kësahj Narkoqeverie që ka shpopulluar vendin nga 1 milionë shqiptarë, ka asgjësuar shtetin e të drejtës, ka kapur gjithë institucionet e pavarura, ka përvetësuar pasuritë publike, ka futur krimin dhe korrupsionin në cdo qelizë të qeverisjes, duke e bërë jetën e shqiptarëve të papërballueshme dhe të pasigurt”.

Partitë përbërëse të koalicionit

PD- Sali Berisha

PL – Ilir Metaj

PR- Fatmir Mediu

PDK- Nard Ndoka

PBDNJ- Vangjel Dule

PAA- Agron Duka

PKKA- Kujtim Gjuzi

PESH- Kostaq Papa

PAAK- Gjet Ndoj

PAEE- Sazan Guri

PAK- Gjovalin Shqalsi

PLDN- Nikolin Staka

PLL- Sokol Axhami

PBDSH- Ylber Valteri

POSH- Zef Shtjefni

PLDSH- Mhill Gecaj

PKDSH- Dhimitër Muslia

FRD- Sali Shehu

PBLD- Arjan Starova

PBK- Adriatik Alimadhi

PBKD- Artur Roshi

PBPPSH- Selami Jenisheri

PEISH- Rivelino Cuno

PRVSH- Muharem Doda

PAMIE- Vasil Sterjovski

PDIU- Shpëtim Idrizi