Doli në Sky Ecc / Berisha merr në mbrojtje gjyqtaren që i liroi dhëndrin nga burgu: Iliriana Olldashi është kërcënuar nga SPAK-u

Aktualitet

Publikuar: 03/03/2025

Doli në Sky Ecc / Berisha merr në mbrojtje gjyqtaren që i liroi dhëndrin nga burgu: Iliriana Olldashi është kërcënuar nga SPAK-u

Kreu i opozitës Sali Berisha ka marrë sot në mbrojtje gjyqtaren Iliriana Olldashi, e cila i liroi nga burgu dhëndrrin Jamarbër Malltezin. Sipas Berishës SPAK ka kërcënuar gjyqtaren Olldashi, e cila ka marrë një raport për një kohë të gjatë, duke iu shmangur shqyrtimit të çështjes Veliaj. Por, reagimi i Berishës për gjyqtaren Olldashi, e cila del në Sky Ecc, është paradoksal. Nëse gjytarja Olldashi do vendoste kundër Veliajt, pse SPAK-ut do t’i interesonte largimi i saj, kur SPAK kërkon që Veliaj të mbetej në burg?!

E morët vesh tani se çfarë ka ndodhur me Ilirjanën? Ilirjana Olldashit i ka dalë emri, jo se ka pasur në Encrochat, por kanë folur të tjerët për Ilirjanën dhe këta e kanë kërcënuar dhe Ilirjana është zhdukur, ka marrë një raport pafundësisht.

Se kishte dosjen e Erion Veliajt.

Ja pra, ky është mekanizmi se si këta e përcollën me raport me afat të gjatë zonjën Olldashi sepse filani kishte thënë këto, ai kishte thënë ato.

Po ato mund t’i kenë organizuar edhe vetë… kush i merr vesh këto punë.

Kjo formë kontrolli mbi gjykatësit që trajtojnë dosje që shkojnë nga Skapi, merr fund.

Do ketë një kontroll tjetër, por jo këta që janë në konflikt të plotë interesi.

Së fundmi, kush i kontrollon këta? A mundet të ketë një institucion jashtë kontrollit? Askund nuk ekziston në një republikë parlamentare në demokraci. Nuk ka asnjë institucion jashtë kontrolli, përveç kontrollit të pengmarrësve.

Këta duhet të kenë sistemin e kontrollit si në gjithë botën.

Pra këto elementë reformimi dhe natyrisht largimi nga Skapi i të gjithë atyre që kanë lidhje me krimin dhe që janë të evidentuar tashmë.

Këto janë pra qëndrimet e PD për Skapin.

Edi Rama vërtet u përpoq që të bashkoheshin votat, por mori atë që meritonte. Kurrë nuk mund të bashkoheshin votat me një njeri që kishte hallin e dosjeve e tij të mëdha të krimit.

Pse do mbrojë unë Edi Ramën? Kurrë… Nuk them se kush do e bëjë kontrollin, unë besoj se do vendoset me Komisionin e Venecias“, tha Berisha.