Raportet mes prokurorit Ols Dado dhe kryebashkiakut Erion Vealij janë më të thella dhe të ndërlikiara nga sa i percepton publiku. Në seancën për masën e sigurisë për Veliajn, Ols Dado pranoi para gjyqtarit Erjon Bani se i kishte kërkuar Veliajt leje ndërtimi për pallat dhe se e kishte falenderuar Veliajn për lejen.
“Në ndryshim nga kryetari bashkis, prokurori i çështjes ka ruajtur mesazhin me kryetarit të bashkisë. Bëhet fjalë për vitin 2021. Mund t’jua saktësoj unë: 18 maj 2021. Kur prokurori aktualisht i SPAK-ut ushtronte detyrën në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila nuk ka juridiksion më fillestar pas ndryshimit të Kushtetutës dhe të ligjeve nën të për personat ku përfshihet dhe kryetari i Bashkisë. Pra në asnjë lloj rrethane konflikti interesi. I jam drejtuar Kryetarit të Bashkisë me një mesazh që po ta lexoni… Për më tepër, edhe pas kësaj kemi pasur rastin të takohemi me kryetarin e Bashkisë në një moment tjetër dhe i kemi shprehur falenderimet tona. Ato kontestimet.. po me sa duket nuk e ka llogaritur që ne këtë mesazh ne e kemi. Do ta këshilloja kryetarin e Bashkisë që të mos ta bëjë gropë të pistë sepse do të dalë i humbur. Tani vazhdojmë…“, tha Dado.
Gjyqtari Erjon Bani iu përgjigj duke thënë se “kjo është çështje nuk i përket trupit gjykues”. Në fakt kjo është një çështje shumë e rëndësishme për një proces të drejtë, ashtu siç është çështje e trupit gjykues ruajtja e etikëve mes palëve në proces gjykues.
Së pari, gjyqtari Erjon Bani mund t’a pyeste prokurorin Ols Dado se pse duhet të ndërhynte ai tek Veliaj për lejen e ndërtimit, kur lejen e merr kompania e ndërtimit! Pse Dado duhet t’i shkruante Veliajt për lejen e ndërtimit kur ishte vetëm një nga përfituesit? Pse nuk i shkroi një përfitues tjetër? Dhe pse duhet t’a falenderonte për lejen nëse kjo e fundit i takonte me ligj? A është ky përdorim i funksionit publik për interesa personale? Këto pyetje Dados mund t’ia bëjë edhe kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, i cili kërkoi që Dado të komandohej në SPAK si dhe ka emrin në dosjen e Dados nga Veliaj.
Së dyti, Ols Dado thotë se “kemi pasur rastin të takohemi me kryetarin e bashkisë“. Pse duhet të takohej Dado me Veliajn? Për çfarë arsye? Me çfarë rasti është takuar? Në këtë pikë, Ols Dado, meqenëse vendosi t’a sqaronte këtë raport, i ka fshehur gjyqtarit Erjon Bani faktin se ai ka fotografi me Erion Veliajn dhe se në këto takime i ka kërkuar Veliaj favore të tjera. Sigurisht që fotot, ku Dado i shkon pas Veliajt dhe interesohej për planet e tij në ndërtim, nuk i ka vetëm Ols Dado. Në procesin ndaj Veliajt, Ols Dado duhet të përfaqësojë shtetin, jo interesat e tij, mllefet, hakmarrjen dhe synimet e parelizuara për poste në drejtësi. Ndaj, në seancën e radhës, Ols Dado duhet të tregojë mesazhet që i ka dërguar Veliajt, fotot me Veliajn dhe kërkesat e tjera pas lejes së ndërtimit në vitin 2021.
Ols Dado i kërkoi leje ndërtimi Veliajt që në vitin 2016
Ols Dado ka kërkuar që të ndërtojë një kullë në Tiranë që në vitin 2016, por nuk ka mundur të sigurojë lejen e ndërtimit nga Erion Veliaj, të cilit 9 vjet më vonë Dado i ngarkoi një dosje penale. Nuk ka asgjë të jashtëligjshme të zhvillish pronën, as të jesh edhe prokuror edhe ndërtues, por ky fakt ngarkon më tej situatën e konfliktit të interesit të Ols Dados në hetimin e Veliajt.
Konkretisht, në 4 maj 2016, Ols Dado deklaron se ka trashëguar një truall me sipërfaqe 277 m2 dhe ndërtesë 124 m2 në Rrugën Andon Zako Çajupi në Tiranë, duke u poseduar 1/4 e pjesës, 69 m2 dhe 31 m2.

Për llogari të procesit të Vetingut, Dado ka deklaruar edhe një herë pasurinë e tij që nga fillimi i detyrës si prokuror në 2008. Ndryshe nga sa ka deklaruar për ILDKPKI në 2016, për Vetingun Dado ka deklaruar se në vitin 2016 ka nënshkruar një marrëveshje me një kompani ndërtimi për të ndërtuar një pallat mbi truallin e trashëguar nga nëna, por nuk ka arritur të sigurojë lejen e ndërtimit. Ky fakt reflektohet në faqen 20 të vendimit të KPK për vetingun e Ols Dados.

Kjo marrëveshje sipërmarrje nuk është deklaruar nga Ols Dado në deklaratën e pasurirë që ka dorëzuar pranë ILDKPKI për vitin 2016. Ky fakt e vesh prokurorin me përgjegjësi penale, por ngre dyshime të forta edhe mbi ILDKPKI dhe Komisionin e Vetingun, organe të cilat duhet t’a kishin konstatuar mosdeklarimin e marrëveshjes për ndërtimin e kullës.
Dado thotë për KPK-në se nuk u sigurua leja e ndërtimit dhe për rrjedhojë marrëveshja u revokua, një vit më vonë, tetor 2017. As revokimin e marrëveshjes nuk e ka deklaruar për ILDKPKI.
Ndërkaq, leja e ndërtimit, që nuk është siguruar, kalonte nga Erjon Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë. Në mas 2023, me kërkesë të kreut të SPAK, Altin Dumani, Këshilli i Lartë i Prokurorisë komandon Ols Dadon prokuror në SPAK. Në korrik 2023 në zyrat e SPAK shfaqet letra e famshme e Nesti Angonit. Në konflikt konkret dhe të dukshëm interesi Ols Dado udhëheq hetimin ndaj Veliajt.