Një skenë e pazakontë raportohet se është krijuar ditët e fundit në ambientet e SPAK-ut, ku prokurorët janë përplasur mes tyre për të marrë në pyetje Lolitën, personazhin që prej kohësh qarkullon në media për lidhjet e saj me financime të dyshimta nga opozita, por sidomos me Belind Këlliçin, i njohur si Belo Ezmeri. Burime jozyrtare bënë me dije se Lolita është thirrur për të dhënë shpjegime mbi shumat e mëdha të parave të padeklaruara, të cilat dyshohet se i ka marrë për fushatën elektorale të Partisë Demokratike që sapo ka nisur, por edhe për fushata të mëparshme.
Një burim tjetër jo zyrtar pohoi se Lolita, e cila u këndon disa prokurorëve të SPAK-ut, është thirrur në kuadër të hetimeve për Belind Këlliçin, i cili ka një dosje të hapur për falsifikim dhe fshehje pasurie. Sipas një burimi në dijeni të hetimeve, Lolita ka përfituar jo vetëm para, por edhe një apartament luksoz dhe një automjet të shtrenjtë, të cilat nuk përputhen me të ardhurat e saj.
Lolita ka mbërritur në ambientet e SPAK-ut me syze dhe kapele për të mos u identifikuar. Ajo nuk është pikasur nga gazetarët as kur ka hyrë dhe as kur ka dalë. Por, lajmi i hyrjes së Lolitës në SPAK është përhapur menjëherë mes prokurorëve dhe agjentëve të BKH-së. Edhe pse i thirruri duhet të merret në pyetje nga prokurorët e çështjes dhe grupin e hetuesve me të cilët punon, ka pasur kërshëri nga disa prokurorë dhe përpjekje për t’a marrë në pyetje.
Ols Dado, i njohur për qasjen e tij agresive ndaj grave, ka këmbëngulur se ai duhet të jetë në krye të seancës dhe ka kërkuar që Lolita të ulej përballë tij. Situata rapprtohet se ka agravuar deri në atë pikë sa është dashur ndërhyrja e kreut të SPAK-ut, z. Altin Dumani për të qetësuar tensionet dhe për të ndarë rolet në mënyrë të drejtë.
Ndërkohë skandali i financimeve të dyshimta për fushatën e PD-së po thellohet, dhe pritet që deklaratat e Lolitës të hedhin më shumë dritë mbi rrjetin e fondeve të padeklaruara që kanë qarkulluar në prapaskenat e politikës shqiptare. Krahas hetimeve për Belo Ezmerin dhe finacimin e fushatës elektorale, kur humbi me 60 mijë vota përballë Erion Veliajt, SPAK ka në dorë edhe disa dosje të tjera të kupolës së PD, ku hetuesit kanë rënë në gjurmë të lëvizjes së parave të dyshimta.
Hetimet vazhdojnë, dhe pyetja që mbetet është: A do të flasë Lolita, apo do të zgjedhë ta mbajë sekret ashtu siç ka mbajtur identitetin e saj gjithë këto vite? Dhe më e rëndësishmja, nëse Lolita do flasë, do të zbatojë ajo kodin e heshtjes apo do të zbëthehet para Ols Dados apo kolegëve të tij? Vijon…