Vrasja e ish-policit Santiago Malko, lihet në fuqi dënimi me 28 vite burg për Ilir Selmanin

Kronike

Publikuar: 17/07/2026

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, lihet në fuqi dënimi me 28 vite burg për Ilir Selmanin

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin prej 28 vitesh burgim për Ilir Selmanin, i shpallur fajtor si pjesë e grupit kriminal që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko.

Selmani nuk u paraqit në seancë. Tashmë, nga arresti në shtëpi, ai duhet të dërgohet në një burg të sigurisë së lartë. 

Çështja u rikthye për gjykim në Apelin e GJKKO-së nga Gjykata e Lartë, ndërsa Selmani u lirua pak kohë më parë në ‘arrest shtëpie’, për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit.

Selmani është shpallur fajtor nga GJKKO për ekzekutimin e Santiago Malkos më 19 gusht 2019. Disa ditë më parë, pranë banesës së tij që ruhet nga forca të shumta policie, u arrestua me armë Emiljano Nina, një prej personave më të afërt të Ervis Martinajt. Ky episod çoi hetuesit të dyshojnë se po tentohej një atentat për hakmarrje.