Platformat e verës për Shqipërinë e re, një mozaik marrëzie

Analizë

Publikuar: 17/07/2026

Platformat e verës për Shqipërinë e re, një mozaik marrëzie

Nga Adriatik Doçi

Kjo verë, ndoshta edhe për shkak të temperaturave jo normale, ka prodhuar disa manifeste, marrëveshje dhe platforma të pazakonta, në të cilat gërshetohen si kurrë më parë bashkë nuanca utopie, paranoje, urrejtje, ide parahistorike, hipokrizi, psikoza, analfabetizëm kushtetuese etj., pra një mozaik marrëzie. Që të gjitha propozimet konsistojnë në projektimin e Shqipërisë së re.

Në krye qëndron manifesti i Dritan Gonxhaj, i cili bazohet në plumb dhe short për marrjen dhe administrimin e pushtetit. Për këtë manifest ka dy mendime; Sipas të parit manifesti duhet të shqyrtohet nga specialistë të shëndetit mendor, ndërsa sipas të dytit manifesti duhet të shqyrtohet nga SHISH dhe anti-terrori.

Më pas vjen platforma e Përparim Gjekajt, që përfaqëson protestën, për formimin dhe funksionimin e institucioneve që do të zëvëndësojnë Kuvendin e Shqipërisë dhe qeverinë Rama. Anëtarët e instucioneve gjysmë imagjinare zgjidhen përmes WahtsApp-it, bazuar mbi disa kritrere kryesisht shpirtërore, letrare, folklorike dhe rakie. Kjo platformë besoj se ishte vendimtare për degradimin e protestës, duke i dhënë asaj karakter grotesk.

Sot, deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, ka publikuar një platfomë të quajtur ‘marrëveshja e te për Shqipërisë’. Dokumenti nuk është si qarkorja e Pilinçit që i kërkonte Edi Ramës t’i dorëzonte Kryeministrinë. Marrëveshja e Spiropalit reflekton disa simptoma të pushtetit të Edi Ramës dhe PS-së, si korrupsion, arroganë, nepotizëm, mungesë meritokracie, përdorim të pushtetit për t’u pasuruar etj.,që të gjitha të reflektuara dhe mbartura nga vetë zonja Spiropali; Para dhe prona publike përmes bashkëshortit dhe vëllait, skemë korruptive me vëllanë dhe bashkëshortin, vetë deputete dhe bashkëshortin nëpër borde publike, pasuri të fshehura në emrin e familjarëve, deputete, drejtoresh doganash, kryetare Kuvendi dhe ministte, pa meritokraci, por falë qëndrimit nën hijen e Skënderbeut.

Marrëveshja e Spiropalit nuk duhet lexuar thjeshtë si një manifest hipokrizie, por edhe si një tentativë e vonuar pendesë. Vetëm se para se të hedhë letra në publik, që ky akt gjysmak pendese të konsiderohet serioz, zonja Spiropali duhet të shkojë dhe të rrëfehet fillimisht në SPAK!