PD mbledh Këshillin Kombëtar më 15 korrik, ja mesazhi që iu është dërguar anëtarëve

Aktualitet

Publikuar: 11/07/2026

PD mbledh Këshillin Kombëtar më 15 korrik, ja mesazhi që iu është dërguar anëtarëve

Partia Demokratike ka njoftuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar, e cila do të zhvillohet të mërkurën, më 15 korrik, në orën 18:00.

Në një mesazh drejtuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, kryetarja e re, Julia Emiri falënderoi anëtarët për mbështetjen dhe shprehu përkushtimin për punën e përbashkët.

Sipas rendit të ditës, Këshilli Kombëtar do të zgjedhë ekipin që do të ndihmojë kryetarin në drejtimin e Partisë Demokratike, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët, Sekretariatin e PD-së dhe Komisionin e Apelimit. Në mbledhje parashikohet gjithashtu të diskutohen edhe çështje të tjera.

Mesazhi i Julia Emirit drejtuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar:

Të nderuar zonja dhe zotërinj anëtarë dhe anëtare të Këshillit Kombëtar!

Së pari, ju falenderoj dhe njëherë bashkarisht për mbështetjen dhe ju shpreh mirënjohjen, respektin dhe përkushtimin tim absolut për punën tonë të përbashkët, që uroj të na shkojë sa më mbarë.

Së dyti, ju njoftoj që ditën e mërkurë, më datë 15 Korrik, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me rend dite:

1-Zgjedhja e ekipit që do të ndihmojë Kryetarin në drejtimin e Partisë;  konkretisht:

a-)Sekretarit të Përgjithshëm;

b-)Nënkryetarëve të PD-së;

c-)Sekretariatit të PD-së;


d-)Komisionit të Apelimit të PD-së.

2-Të tjera.