Aksident tragjik në Kolonjë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve

Aktualitet

Publikuar: 11/07/2026

Aksident tragjik në Kolonjë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur këtë të shtunë në Kolonjë, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën gjatë procesit të ngarkimit të trupave të drurit.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, banues në Pogradec dhe punonjës i një subjekti privat të licencuar për përpunimin e drurit, ishte duke ngarkuar trupa druri në zonën e fshatit Kurtesh, kur njëri prej tyre u shkëput dhe e zuri poshtë.

Për pasojë, 36-vjeçari humbi jetën në vendngjarje. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.